Karakteristikat që duhet t’i kenë vendet e punës në 2021-tën

31 Dhjetor '20

Karakteristikat që duhet t’i kenë vendet e punës në 2021-tën
	 	 

Viti 2020 ishte një vit me shumë sfida në të gjitha sferat e sidomos për profesionistët. Por, njëra ndër sfidat me të cilën u përballën ata kishte të bënte me mënyrën se si ata punuan. Për një kohë shumë të shkurtër dhe të shpejtë, u bë e domosdoshme që të kalonin nga kontaktet me sy në video-konferenca, të kishin takime pune “bashkë” me të gjithë pjesëtarët e familjes aty, apo duke i anuluar udhëtimet e bizneseve. Pra të gjitha këto, megjithëse ishte e vështirë, u bënë, duke tentuar të ruhet produktiviteti i dikurshëm i kompanive.

Të gjithë ne i kemi sytë dhe shpresat në vitin që po vjen! Ende nuk e dimë se si ky vit do të ndikojë në karrierën tonë.

Së fundmi, bazuar në hulumtimin e bërë me 325 zyrat globale që e përbëjnë "Management Recruiters International" Bert Miller bashkëthemelues i kompanisë së rekrutimit “Protis Global”, ka identifikuar se cilat janë tendencat kryesore për vendet e punës në vitin 2021. Duke i marrë parasysh dhe duke u përgatitur, ato do t’ju ndihmojnë në karrierën tuaj në vitin 2021 dhe se si këtë vit ta filloni mbarë.

Përqëndrimi në shëndetin mendor

Punëdhënësit duhet të gjejnë mënyra të reja për të trajtuar problemet me shëndetin mendor që janë bartur nga pandemia. Ata duhet të jenë të përgatitur për ta adresuar frikën, depresionin, alkoolizmin, izolimin- në kuptimin e mbylljes në vetëvete. Pra, gjithçka të kësaj natyre, që nga divorci e deri tek lodhja nga video-konferencat. Sigurimi shëndetësor në këto raste, mbase nuk do të jetë i mjaftueshëm, ndoshta kompania duhet të fillojë të mendojë rreth një profesionisti të shëndetit mendor.

Intelegjenca Emocionale para Koeficientit të Intelegjencës (IQ)

Edhe në vitin 2021 Intelegjenca Emocionale do të jetë diçka shumë e rëndësishme te punonjësit. Madje, sipas hulumtimit, del që rekruterët do të fokusohen në këtë pjesë gjatë rekrutimit më shumë se sa në aftësitë teknike të kandidatit. Intelegjenca emocionale do të jetë më e rëndësishme se sa prejardhja, shkolla, apo pozicioni që kanë pasur për herë të fundit.

Intelegjenca emocionale është aftësita që një person t’i menaxhojë emocionet e veta dhe të të tjerëve.

Duke qenë se hulumtimet treguan që punonjësit me përformancë më të lartë ishin punonjësit me koeficient të lartë emocional, atëherë më shumë se asnjëherë është rritur nevoja që punonjësit ta kenë këtë aftësi në vitin 2021.

Theks në komunikim, ndjeshmëri dhe dhembshuri

Punëdhënësit do t’i rishikojnë mësimet e nxjerra nga pandemia dhe t’i zbatojnë ato në menaxhimin e bisneseve pas pandemisë Covid-19. Ata do të duhet të gjejnë mënyra për të siguruar që ekipet e tyre të jenë të sigurta dhe të arrijnë ende të komunikojnë si duhet, në të gjitha sferat. Përveç sigurimit të hapësirës në mes të punonjësve, kontrolleve rutinore dhe pastrimit të thellë, më e rëndësishmja do të jetë që punëdhënësit të tregojnë vetëdije, ndjeshmëri dhe dhembshuri, në mënyrë që t’i vendosin bazat e rimëkëmbjes së biznesit. /Akademi Pune

 

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2026 - KosovaJob LLC