Trendet e rekrutimit që duhet ndjekur në vitin 2023

9 Janar '23

Trendet e rekrutimit që duhet ndjekur në vitin 2023
	 	 

Arsyet e punëkërkuesve për të kërkuar punë do të ndryshojnë përgjatë vitit 2023. Si pasoje e kësaj, punëdhënësit do të duhet të gjejnë mënyra për të tërhequr të talentuarit dhe për të përmbushur nevojat e tyre të ndryshme.

Të mbajturit në punë njerëzit profesional dhe të talentuar është një nga shqetësimet kryesore që aktualisht po i preokupojnë punëdhënësit dhe ekipet e burimeve njerëzore.  Kjo vjen si rezultat i mungesës së madhe të të talentuarve.

Në këtë drejtim, iHire kohët e fundit ka anketuar 4,207 persona në SHBAa, prej të cilëve punëkërkues (3,668) dhe punëdhënës (539). Kjo për të vënë fokusin në atë se si punëdhënësit po rekrutojnë dhe mbajnë më të talentuarit  në mungesë të tyre dhe çfarë janë në kërkim punëkërkuesit.

Gjetjet e këtij sonadazhi janë të rëndësishme për t’i pasur parasysh gjatë vitit të ardhshëm.

  1. Punëdhënësit po parashikojnë një mungesë të vazhdueshme të talentëve

Për të katërtin vit radhazi, punëdhënësit e anketuar kanë përmendur se gjetja e kandidatëve të kualifikuar është ndër sfidat kryesore të punësimit. Në vitin 2022, shtatë nga 10 të anketuarit kanë thanë se marrin shumë pak aplikime dhe një përqindje e ngjashme thanë se të interesuarit që aplikojnë janë të pakualifikuar. Për më tepër, rreth tetë në 10 prej tyre kanë parashikuar që mungesa e personave të kualifikuar do të vazhdojë gjatë gjithë vitit të ardhshëm.

  1. Ekziston një hendek midis aftësive të kandidatëve që dëshirojnë punëdhënësit dhe aftësive që kanë kandidatët

Derisa kompanitë thonë se nuk mund të gjejnë lehtësisht talent të kualifikuar, 38.5% e punëkërkuesve besojnë se punëdhënësit kanë kërkesa jorealiste ose tepër specifike. Për më tepër, një grup kandidatësh janë deklaruar se së fundi kanë aplikuar për një vend pune edhe pse nuk i plotësonin kërkesat.

  1. Trendi i “Dorëheqjes së Madhe” që nuk po ngadalësohet

Më shumë se gjysma (57.3%) e kandidatëve në anketë ishin të punësuar dhe kërkonin punë në mënyrë aktive ose pasive, duke dëshmuar se “Dorëheqja e Madhe” mund të vazhdojë. Ndërkohë, punëdhënësit parashikojnë vështirësi në mbajtjen e punonjësve në muajt në vijim.

  1. Pasiguritë ekonomike do të ndikojnë në punësimin

Derisa me rritjen e inflacionit, kandidatët dhe punëdhënësit kanë deklaruar se pasiguria ekonomike do të ndikojë në aftësinë e tyre për të punësuar gjatë vitit  të ardhshëm. Duke pasur parasysh këtë, gati shtatë në 10 punëkërkues thanë se do të kishin më shumë gjasa të aplikonin për një punë nëse konkursi përfshinte shumën e pagës për atë pozitë.

  1. Kandidatët ende duan punë në distancë, por thonë se po bëhet më e vështirë për të gjetur

Punëkërkuesit vazhdimisht janë duke u përpjekur për të gjetur punë në distance, por punëdhënësit kanë qëndrim jo të mirë për këtë. Ata janë deklaruar se kjo dëshirë e kandidatëve për të punuar në distancë do të vazhdojë të pengojë aftësinë e tyre për të punësuar vitin e ardhshëm.

Puna prej shtepise

 

  1. Koha do të jetë thelbësore për të tërhequr më të talentuarit

Një numër kandidatësh thanë se do të kishin më shumë gjasa të aplikonin për një punë nëse punëdhënësi shkurtonte kohën që duhet për të plotësuar një aplikim. Për më tepër, afër 20% përmendën "proceset e gjata të aplikimit" si sfidën kryesore të kërkimit të punës dhe 26% duan “letra motivuese” të jetë opsionale. Prandaj, punëdhënësit do të duhet t'u tregojnë kandidatëve se e vlerësojnë kohën e tyre për të tërhequr të punësuarit e duhur.

  1. Arsyet e kandidatëve për të kërkuar punë do të ndryshojnë

Pakënaqësia e përgjithshme me rolin aktual ishte arsyeja kryesore e kandidatëve që kërkonin një punë të re. Por, një në pesë të anketuar zgjodhi opsionin "Tjetër" ku kanë shkruar përgjigjet e tyre.

Përgjigjet përfshinin arsye se ata po kërkonin një punë të dytë me gjysmë-orari, kthimin në punë pas kujdesit për fëmijët ose anëtarët e moshuar të familjes, largimin nga një biznes që po mbyllet dhe nevojën për më shumë fleksibilitet. Si rezultat, punëdhënësit do të duhet të gjejnë mënyra për të tërhequr më mirë profesionistët dhe për t'u kujdesur për këto nevoja.

  1. Pensionistët po rihyjnë në fuqinë punëtore

Rreth 7.5% e punëkërkuesve thanë se ishin në pension dhe po kërkonin një punë – një rritje prej 2.9% nga viti në vit. Kjo sipas sondazhit thekson tendencën për të mos dalë në pension për shkak të rënies së fondeve të pensionit dhe rritjes së kostos së jetesës. Lidhur me këtë, 22.5% e kandidatëve të anketuar kanë dalur se janë të mbikualifikuar për punë.

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2026 - KosovaJob LLC