Gjetja e një pune nuk është një proces shumë i thjeshtë. Aq më pak nëse nuk jeni duke kërkuar vetëm një punë të zakonshme por një të përshtashme.
Hulumtimi i një pozite të punës, në dukje mund të jetë një detyrë shumë e thjeshtë mirëpo për shumë punëkërkues të cilët janë në kërkim të një karriere profesionale, mund të jetë diçka shumë sfiduese.
Aplikimi për çdo pozitë pune që shihni nuk është ide shumë e mirë. Në mënyrë që të gjeni punën që keni dashur gjithmonë, fillimisht duhet t’i konsideroni kualifikimet tuaja - ky do të ishte një fillim i mbarë që të rrisni shancat për t’u punësuar. Kësisoj, para se të ndërmerrni hapat e parë drejt aplikimit për punë, frytdhënëse do të ishte t’i bënit një analizë vetes. Parashtroni vetes pyetje të tilla si:
Kur hulumtoni për punë, përpos kualifikimeve dhe fushave në të cilat keni interes, përqendrohuni edhe tek vendi apo qyteti ku do të kishit mundësi të punoni. KosovaJob ju rekomandon disa mënyra se si mund të nisni hulumtimin për një pozitë pune.
Vizitoni platformat e punësimit. Mënyra më e lehtë për të gjetur një punë në ditët e sotme, janë faqet online të publikimit të konkurseve të punës. Vizitoni vazhdimisht këto faqe që të nisni me hapin e parë drejt gjetjes së vendit të punës. Konsiderojeni edhe mundësinë për të kontaktuar ndonjë rekruter të cilin e njihni apo edhe kompani rekrutimi. Gjithashtu, vizitoni edhe faqet online të kompanive sepse ka raste kur ata i publikojnë konkurset e punës në faqet apo edhe rrjetet e tyre sociale.
Krijoni një listë me kompani të ndryshme. Në një letër, shkruani disa nga kompanitë për të cilat do të dëshironit të punonit. Hulumtoni informacionet kryesore rreth atyre kompanive. Kur të keni krijuar listën dhe të keni hulumtuar, do ta keni më të lehtë të dini se si ta përgatisni aplikacionin tuaj. Një mënyrë tjetër është edhe të abonoheni me email në platforma punësimi (nëse ekziston mundësia) që të merrni njoftime mënjeherë për vendet e fundit të punës nga kompani të caktuara.
Përqëndrohuni në rrjete sociale. Rrethi i gjerë i shoqërisë apo lidhjet që keni krijuar ndër vite me njerëz, ju japin mundësinë të jeni më në avantazh kur kërkoni punë. Rrethi i shoqërisë zgjerohet kur merrni pjesë në organizime të ndryshme sociale si trajnime, punëtori etj. Mirëpo, çka më së shumti ndihmon në këtë proces janë rrjetet sociale. Kontaktet me njerëzit të cilët i keni njohur në ngjarje të ndryshme, sot mund të mbahen nëpërmjet rrjeteve sociale. Tri rrjetet sociale më të përdorura nga punëkërkuesit dhe punëdhënësit (për t’i gjetur kandidatët) janë:
Pasi të krijoni profile në rrjete sociale, përdorni ato duke u lidhur me të gjithë ata që njihni, sepse kurrë nuk e dini se cili kontakt mund të jetë në gjendje t'iu ndihmojë në kërkimin tuaj të punës ose t'iu vendosë në kontakt me dikë të përshtatshëm në këtë drejtim.
Duke qenë se LinkedIn është krijuar kryesisht për komunitetin e bizneseve dhe ndihmon në zhvillimin e karrierës, konsiderohet ndër rrjetet më të mira për të arritur tek një punë e dëshiruar ngase vazhdimisht mund ta mbani profilin e rifreskuar, mund t'i nënvizoni aftësitë dhe arritjet tuaja dhe po ashtu mund të cekni të gjitha përvojat e mëparshme të punës.
Përgatiteni mirë letrën e motivimit dhe CV-në. Kaloni goxha kohë duke shkruar letrën e motivimit dhe duke përpiluar një CV profesionale, ku nuk duhet të mungojnë të dhënat e nevojshme. Mos harroni të cekni të gjitha kualifikimet dhe aftësitë që keni, në mënyrë që ta merrni vëmendjen e punëdhënësit.
Përgatituni për intervistë. Sa më shumë që përgatiteni për intervistë, aq më pak stres do të keni. Hulumtoni detaje rreth kompanisë, përgatituni për të dhënë përgjigje, për të bërë pyetje, përgatiteni një prezantim dinjitoz të vetes.