Mund të mos keni nevojë për një diplomë për një punë më të paguar: Ja pse?

8 Prill '24

Mund të mos keni nevojë për një diplomë për një punë më të paguar: Ja pse?
	 	 

Duket se ka perënduar koha kur një diplomë universitare ishte bileta e artë për mundësitë e karrierës. Tani, në zyret e bordeve dhe në departamentet e burimeve njerëzore në të gjithë botën, po shfaqet një paradigmë e re, që vë në pikëpyetje epërsinë e gjatë të kredencialeve akademike.

Kompanitë po vlerësojnë më shumë përvojën e punës, çertifikimeve dhe aftësive të fituara, duke i bërë aftësitë monedhën e re të punësimit.

Pothuajse tre të katërtat (73 përqind) e kompanive tani përdorin vlerësime të bazuara në aftësi gjatë gjithë procesit të punësimit të tyr. Këto të dhëna kanë dalë nga raportit i punësimit i bazuar në aftësi të TestGorilla, i cili anketoi 3,000 punonjës dhe punëdhënës në mbarë botën. Kjo është një rritje prej 26 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Në Shtetet e Bashkuara, rritja në punësimin e bazuar në aftësi vjen pasi diplomat nuk janë më në listën e prioriteteve për punëdhënësit. Google, Microsoft, IBM dhe Apple kanë eliminuar të gjitha kërkesat e tyre për një diplomë për një kohë të gjatë për të hequr barrierat e punësimit dhe për të pasur laramani në punë, shkruhet në EuroNews.

Punësimi për aftësi

Ndërkohë, rekrutuesit në nivel global kanë pesë herë më shumë gjasa të kërkojnë punësime të reja sipas aftësive sesa të bazuara në edukim të lartë.

Çfarë po e shtyn këtë ndryshim sizmik në peizazhin e talenteve të Evropës? Tregu evropian i punës aktualisht po përballet me një goditje të dyfishtë: një kërkesë në rritje për profesionistë të aftë dhe një grup në tkurrje të talenteve të disponueshme.

Kompanitë po luftojnë për të gjetur dhe punësuar punëtorët që u nevojiten, ndërkohë që punonjësit aktualë po ikin. Sipas një raporti të Forumit Ekonomik Botëror, punëdhënësit do të duhet të rimendojnë fokusin e tyre të kufizuar në përdorimin e arritjeve arsimore dhe përvojës së mëparshme si përfaqësues për aftësitë që u nevojiten.

Zhvendosja drejt punësimit të bazuar në aftësi është më shumë se një tendencë; është një ndryshim thelbësor në mënyrën se si ne përcaktojmë dhe vlerësojmë kompetencën në fuqinë punëtore.

Punësimi i bazuar në aftësi hap derën për një grup më të gjerë, duke siguruar që kompanitë të shfrytëzojnë potencialin e plotë të fuqisë punëtore. Duke përdorur këtë qasje të punësimit, është vërtetuar se kompanitë gjejnë talentin e duhur më shpejt, ulin kostot e tyre të rekrutimit dhe ndërtojnë ekipe më të larmishme dhe më të angazhuara.

Ky është një lajm i mirë për shumë punëtorë evropianë, pasi njëanshmëria në procesin e punësimit është bërë një problem i rëndësishëm në vazhdën e rritjes së emigracionit në të gjithë Evropën.

Në anën tjetër, punësimi i bazuar në aftësi shpesh mund të shoqërohet vetëm me aftësi teknike dhe jo me aftësi të buta dhe përshtatje kulturore, të cilat janë atribute po aq të rëndësishme për një kandidat të mundshëm.

Punësimi i bazuar në diplomë mbetet akoma me shumë rëndësi veçanërisht në fusha të tilla si ligji, shëndetësia dhe punë të tjera që kërkojnë një bazë të fortë teorike ose trajnim të specializuar. Në industri si financa ose biznesi, kompanitë mund të favorizojnë kandidatët me një diplomë përkatëse, por shumica tani gjithashtu vendosin theks të rëndësishëm në përvojën praktike dhe aftësitë si modelimi financiar ose analiza e të dhënave.

Punësimi i bazuar në aftësi triumfon në industri më të mëdha (të tilla si teknologjia), ku përparimet e shpejta teknologjike dhe rolet në zhvillim të punës i bëjnë aftësitë specifike dhe të përditësuara më vendimtare sesa një sfond i gjerë akademik./AkademiPune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2026 - KosovaJob LLC