Festat e fundvitit të njohura edhe si Festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, ose sezoni i festave (shpesh të njohura thjesht si pushimet dimërore ose sezoni festiv) është një periudhë e përsëritur çdo vit e njohur në shumë vende perëndimore dhe të tjera që përgjithësisht konsiderohet se zgjat nga fundi i nëntorit deri në fillim janari. Përkufizohet se përfshin të paktën Ditën e Krishtlindjeve, Ditën e Vitit të Ri, dhe nganjëherë festa të tjera të ndryshme.
AkademiPune ju përcjell listën e ditëve që janë pushim përgjatë dhjetorit dhe janarit në pajtim me nenin 2 të Ligjit nr. 03/L-064 për Festat zyrtare në Republikën e Kosovës. Kur ditët e festave zyrtare bien ditën e shtunë ose të diel, ditë pushimi do të jenë ditët pasardhëse të punës.
25 Dhjetor – Kritshtlindjet Katolike festohen me këtë datë dhe është ditë pushimi
01 dhe 02 Janar – E merkurë dhe E enjte– Viti i Ri dhe janë ditë pushimi.
07 Janar – Krishtlindjet Ortodokse e martë është ditë pushimi.
Pse duhet t’i kushtoni rëndësi kohës së fundvitit?
Meqë jemi pranë festave të fundvitit është shumë e rëndësishme të krijohet një atmosferë relaksuese dhe festive brenda ambientit të punës. Shumë kompani jashtë vendit psh., kanë psikologun e kompanisë, këndin e lojërave për fëmijët e punonjësve që nuk kanë ku t’i lënë. Prandaj udhëheqësit e tillë e kanë të qartë, që në fund të fundit gjithë gjërat në jetë janë të ndërlidhura dhe nuk kërkojnë vetëm rezultatin nga punonjësit dhe me kaq të përfundojë gjithë interesimi i tij, siç kanë bërë punëdhënësit dikur.
Është e kuptueshme që jo çdo vend pune mund të ketë mundësi për këndin e lojërave për fëmijë, apo vetëm për punonjësit, por absolutisht çdo vend pune mund t’i bëj pjesëtarët e saj të ndihen mirë me disa gjëra të vogla. Për shembull, periudha e fundvitit nga pothuajse të gjithë cilësohet “si pjesa më e bukur e vitit”. Kjo është një kohë kur fillon të ndihet një frymë e re. Njerëzit numërojnë ditët për festat e fundvitit dhe bashkimet që ato sjellin, shkëmbejnë dhurata, fillojnë të stolistin shtëpitë, ngado krijohet një atmosferë e ngrohtë. Në një gjendje të tillë, lënia e këtyre ambienteve dhe shkuarja në punë në disa zyre shpesh të zymta, krijon një diferencë që ndikon shumë në disponimin e punonjësve, e rrjedhimisht edhe në produktivitetin e tyre.
Akademi Pune, ua tregon disa arsye pse një shef duhet të kujdeset edhe për pjesën e zbukurimeve të vendeve të punës.
Punonjësit janë më të motivuar që të punonjë në grup
Sfidimi i punonjësve për t’i zbukruuar zyret e punës për festat e fundvitit, qoftë si pjesë të një gareje në mes të zyreve të ndryshme, qoftë vetëm si ushtrim argëtues, mund të bëjë mrekulli në punën ekipore. Ai u jep atyre mundësi të ushtrojnë kreativitetin dhe të bëjnë një pushim të shkurtër nga puna e zakonshme përpara ekranit. Kjo mënyrë e punës ndikon që për ta nxitur përveç kreativitetit edhe angazhimin. Ndërsa, kjo është mënyra më e mirë për t’u lënë hapësirë personave introvert, apo edhe për të mundësuar që të njoftohen më shumë punonjësit e departamenteve të ndryshme.
Ngritje të moralit
Shumica e personave në këtë periudhë të vitit janë më optimist dhe më të lumtur, për shkak se përveç ditëlindjes kjo është periudha kur të tjerët e “hapin” zemrën. Çdo fundvit janë pikërisht këto detajet që na bëjnë të ndjehemi persëri të vegjël, duke na bërë të ngazëllehemi. E gjithë kjo energji e mirë ndikon në rritjen e produktivitetit dhe angazhimit, e po ashtu në uljen e të qenurit të mërzitur nga puna.
Ambienti i zyrës do të rigjallërohet
Ngjyrat e ndryshme në ambientet e punës kanë shumë ndikim tek produktitviteti i punonjësve, por pavarësisht kësaj shumë vende pune kanë dizajn të mërzitshëm pune. Tavolina, ngjyrë të zbehtë të mureve, mobilie me ngjyrë të zezë apo të hirtë, kështu që pse të paktën në fund të vitit të mos sillet diçka më ndryshe?
Sjellja e natyrës brenda mureve të punës, qoftë ajo natyrale apo artificiale ndikon në uljen e stresit, e sidomos në një kohë të vitit kur është e mbingarkuar.
Keni mundësinë të tregoni anën njerëzore
Inkurajimi i punonjësve të dekorojnë hapësirat e tyre të punës për festat e fundvitit, tregon shumë për anën njerëzorë të punëdhënësit dhe organizatës në përgjithësi. Ajo shfaq se sa shumë ata kujdesen për mirëqenien, moralin dhe lumturinë e tyre, të paktën në kohën sa janë në punë. Pak argëtim në punë është e mirë edhe për imazhin e kompanisë. Për shembull, një fotografi e postuar në rrjetet sociale, e punonjësve që japin e marrin për t’i zbukuruar zyret, është një mënyrë shumë e mirë që aplikantët e ardhshëm të njihen pak a shumë me kulturën organizative të kompansisë./Akademi Pune