Vjen një kohë për të gjithë punonjësit, që një ditë të largohen nga kompania në të cilën bëjnë pjesë. Punonjësit nuk largohen për një arsye të vetme. Ato mund të jenë nga më të ndryshmet, që prej raporteve të këqija me kolegët ose menaxherin e deri të nevoja për të marrë sfida më të mëdha mbi supe.
Sidoqoftë puna, kjo mbështjellet nga një enigmë. A duhet t’ia fshihni apo t’ia zbuloni shefit tuaj që jeni në kërkim të punës. Nëse do ta zbulonin një ditë që jeni duke e kërkuar një mundësi tjetër, si do të dukej në sytë e tyre?
Kjo mund të jetë një situatë e ndjeshme, prandaj zakonisht punonjësit kërkojnë këshilla se si të veprojnë në të tilla raste.
Çka jeni duke kërkuar?
Para së gjithash, duhet të dini se çfarë dëshironi në të vërtetë. Mund të dëshironi përgjegjësi të reja. Ose edhe përvojë krejtësisht të re. Kolegë të rinj, ambient të ri, kulturë të re etj.
Njihni lidhjet që keni me shefin
Duhet ta studioni mjedisin dhe ta njihni liderin që keni. Ka punonjës që kanë raporte shumë të hapura me shefat e tyre, është më e sigurt nga ana e tyre nëse i shmangin raportet e afërta. Nisuni nga lloji i raporti që keni me shefin, për të vendosur se çfarë vendimi të merrni!
Nëse keni raporte të mira me shefin, pyesni ata nëse kanë kohë për një takim! Pyesni shefin.
Shembull: “Si do të më vlerësojë si punonjës, Çfarë do të mund të bëja më mirë, për t’u vlerësuar më shumë në departamentin dhe kompaninë time?”
Kur të merrni përgjigje, shprehni çështjet dhe dëshirat tuaja për të marrë më shumë përgjegjësi.
Shembull: “Kam punuar në këtë departament për 4 vjet dhe tani kam arritur rezultatet më mira. Për rritje të karrierës, jam duke shikuar në horizonte tjera. Dëshira ime është të kem më shumë sfida dhe rezultate më të mëdha”.
Pas kësaj shefi mund t’ju ofrojë më shumë përgjegjësi dhe role. Nëse e bëjnë, shihni nëse mund të merrni diçka parasysh. Nëse të dy pajtoheni, shprehni mirënjohjen!
Shembull: “Faleminderit që më besuat duke më dhënë përgjegjësi të reja. Mezi po pres të punoj me ju në një shkallë më të lartë!”
Si ta kërkoni mbështetjen e shefit?
Kur e keni ndarë mendjen dhe dëshironi të shkoni në një kompani të re, shefi juaj mund të jetë një burim i shkëlqyeshëm për t’ju ndihmuar në këtë tranzicion, deri te arritja e re. Nëse i qaseni në mënyrën e duhur, mund ta bëni hapin e madh deri në punën e ëndrrave, vetëm bëjeni sinqerisht.
Shembull: “I kam shikuar me kujdes qëllimet e karrierës që kam dhe gjërat që kam arritur në këtë kompani. E dini edhe vetë, më mirë se kushdo tjetër çfarë arritje kemi pasur që kur kam filluar të punoj këtu. Tashmë mendoj që ka ardhë koha t’i zgjeroj horizontet dhe të zhytem në mundësi tjera në karrierë. A do të mund të më rekomandonit, kur rekruteri të kërkojë më shumë informata nga unë, ose nëse më kërkojnë referenca?”.
Komunikimi dhe krijimi i një fryme pozitive mund t’ju ndihmojë që të keni po ashtu rezultate pozitive. /Akademi Pune