Viti 2019 u shpall si viti i dytë më i nxehtë në 140 vjet. Temperatura globale e këtij viti ishte për 0.95 gradë Celsius më i nxehtë sesa mesatarja e shekullit 20-të. Sipas shkencëtarëve temperatura mesatare globale është rritur dhe do të rritet për sa kohë që nuk i adresojmë aktivitet njerëzore që po e shaktojnë këtë rritje.
Të gjithë njerëzit në botë pa përjashtim kanë rol në ruajtjen e mjedisit tonë, por disa të tjerë dashurinë për tokën e kanë aq të madhe sa edhe profesionin e tyre e zgjedhin në bazës të kësaj. E nëse edhe ju jeni pjesë e tyre, atëherë këto janë disa nga profesionet që mund t’i ushtroni.
Pylltar
Pylltarët i menaxhojnë kulitetin e pyjeve dhe tojkës aty, parqeve, maleve dhe burimeve të tjera natyrore. Detyra e tyre është t’i mbrojnë pjesët e egra, ruajtje e habitateve për kafshë, por edhe hapësirave për rekreacion dhe ato pyje që janë më lehtë të djegshme. E nëse jeni duke kërkuar karrierë në ruajtjen e mjedisit kjo punë është njëra prej tyre që duheta ta merrni parasysh.
Hidrolog
Hidrologët bëjnë ekspertizat për cilësinë e ujit për të parë nëse është i pijshëm, ata e studiojnë lëvizjen e ujit. Koha e tyre e punës është në mes ujërave rrjedhëse për të marrë mostra dhe, zyrës ku ata i përdorin kompjuterat për t’i analizuar të dhënat dhe modelet që i kanë gjetur.
Arkitektët mjedisor
Këta arkitektë krijojnë dizajne për të përgatitur modele për parqe dhe hapësira të jashtme. Është puna më e dashur për ata që e duan natyrën, rregullësinë dhe të bukurën.
Planifikuesit urbanë
Planifikuesit urbanë vendosin çfarë shkon ku. Ata zhvillojnë plane për përdorim të hapësirave dhe programe për të ndërtuar komunitete, akomoduar popullësinë në rritje dhe rijëtësimin e ndërtesave.
Gjeoshkencëtarë
Gjeoshkencëtarët i studiojnë aspektet fizike të tokës, si strukturën, përbërjen dhe proceset, në mënyrë që të mësojnë për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e saj.
Meteorologët
Shkencëtarët atmosferikë e studiojnë motin dhe klimën, për të parë se si ndikojnë në akitvitetin e njeriut dhe Tokën në përgjithësi.
Biokimistët
Biokimistët i studiojnë konceptet kimike dhe fizike të gjallesave dhe procesve biologjike si zhilllimi i qelizave, rritja, trashëgimin dhe zhdukjen.
Shkencëtarët e ushqimit
Këta shkencëtarë hulumtojnë mënyra për ta nxitur efikasitetin dhe sigurinë e zhvillimeve agrikulturore dhe produktet ushqimore. /Akademi Pune