7 probleme të mundshme me procesin e intervistimit të kompanive

3 Maj '21

7 probleme të mundshme me procesin e intervistimit të kompanive
	 	 

Sa shpesh ju si kompani e keni praktikuar që ta vlerësoni procesin e intervistimit, për një pozitë të caktuar? Çdo kompani e ka mënyrën e saj të këtij procesi, mirëpo a e keni menduar ndonjëherë që ju mund të jeni shkaktari/ja që po i dëmtoni intervistat? Ashtu si me çdo proces tjetër në biznes edhe këtë duhet që kompanitë ta analizojnë dhe parashikojnë për parë nga afër ndonjë ves i cili po “i shkatërron” mundësitë e mira. Akademi Pune i tregon disa nga problemet që shfaqen kohë pas kohe dhe se si ato duhet të trajtohen.

Mospërputhja e përgjithshme

Është shumë e lehtë që t’i lejosh mospërputhjet të hyjnë në procesin e intervistës. Por kjo kushton. Edhe rekruterët janë njerëzorë dhe kanë çështje personale që ndikojnë në humorin e tyre, por nëse hyjnë në zyrën ky do të mbahen intervistat me atë disponim kjo do të ndikojë në gjykimin e tyre.

Pra qëndrueshmëria është thelbësore për një proces të fortë, të suksesshëm të intervistës. Kompanitë nuk duhet t’i humbasin kandidatët e shkëlqyeshëm, vetëm pse intervistuesit kanë pasur dhimbje koke, kanë qenë të lodhur, apo kanë qenë me humor të keq.

Paragjykimi i intervistuesit

Paragjykimet i hasim në jetën e përditshme pothuajse kudo, por një nivel më serioz ndodhë kur paragjykimet bëhen gjatë intervistimit. Gjykime të tilla përfshijnë gjëra si raca, gjinia dhe feja por ka edhe shumë gjëra të vogla që i bëjnë rekruterët t’i preferojnë disa kandidatë më shumë se disa të tjerë.

Ndoshta kandidatët kanë të njëjtat pëlqime si rekruterët, kanë shkuar në të njëjtin universitet, kanë sens të ngjashëm humori. Rekruterët nuk duhet t’i japin dikujt një punë vetëm pse iu pëlqen më shumë.

Lodhja e intervistës

Lodhja nga intervistat është një problem tjetër që mund t’i dobësojë intervistat. Një ditë e gjatë për intervistimin e kandidatëve, shpesh mund të bëjë që disa kandidatëve të mos u jepet niveli i duhur i vëmendjes. Kjo është një metë që mund të bëjë që kompania të mos i punësojë disa kandidatë të shkëlqyer.

Mungesa e përgatitjes

Rekruterët presin përgatitje të madhe nga kandidatët, por a e bëjnë disa prej tyre të njëjtën gjë? Si është një rekruter i papërgatitur? Ata nuk do të dinë se cilat janë pyetjet e duhura për t’ua bërë kandidatëve ose çfarë lloj përgjigjesh presin t’i dëgjojnë nga ata. Në këtë mënyrë do të jetë e pamundur të marrin vendime të informuara dhe të drejta.

Gjykimet e parakohshme

Shpesh një mendim për dikë mund të fitohet brenda sekondave. Rekruterët duhet ta shtyejnë këtë gjykim fillestar për më vonë, përndryshe do ta kalojnë intervistën duke kërkuar arsyet për ta mbështetur atë paragjykim. Kështu që kandidati nuk do të ketë asnjë mundësi ta fitojë atë punë edhe në qoftë më i miri.

Mungesa e përcjelljes

Kjo është një çështje e rëndësishme dhe ndodhë herë pas here. Punëdhënësit gjejnë kandidatin e përsosur, por ata nuk arrijnë që t’i shkojnë asaj çështjeje pas sa më shpejt. Në këtë mënyrë, kandidati duke u ndjerë i pasigurt dhe i pashpresë aplikon në punë të tjera dhe pranon oferta tjera të punës.

Rekruterët thjesht nuk janë të duhurit

Nganjëherë edhe intervistuesit nuk janë për atë punë. Shpesh kjo vjen nga mungesa e përvojës. Kur janë të padobishëm?

  • Ata nuk i japin kandidatit mundësi për të folur.
  • Nuk flasin fare
  • Nuk janë të përgatitur
  • Përpiqen t’i frikësojnë kandidatët
  • Gënjejnë haptazi
  • Përpiqen shumë dhe duken të dëshpëruar
  • Ndajnë gjëra më shumë se që duhet
KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2026 - KosovaJob LLC