Aktualisht, në botë janë përafërsisht 1.1 miliardë punonjës të pavarur. Kjo do të thotë që 31.4% e fuqisë punëtore në total në të gjithë botën, janë punonjës të pavarur. Ky trend nuk ka lënë pa i përfshirë edhe rekruterët.
Gjersa është bërë e vështirë gjetja e rekruterëve të mirë, një zgjidhje është punësimi i rekuterëve të pavarur. Edhe pse ky punonjës nuk do të jetë në “listën e brendshme të pagave”, ata ende mund t’i sjellin të gjitha llojet e përfitimeve për biznesin tuaj. Madje, disa mund të jenë edhe më dobiprurës sesa rekruterët e brendshëm të kompanisë. Mos ngurro t’i mësosh të gjith apërfitimet që keni nga punësimi i rekruterëve të pavarur!
Fleksibiliteti
Një nga gjërat më të mira të të punësuarit të rekruterëve të pavarur, është fleksibiliteti. Rekruterët e pavarur mund ta hulumtojnë tregun për kandidatë potencialë dhe, t’i caktojnë intervistat me top aplikantët, për ta plotësuar ndonjë pozitë të hapur në kompani. Këta rekruterë mund të gjejnë kandidatë për klientët, gjersa ju jeni të zënë duke punuar në ndonjë detyrë ose projekt tjetër.
Paga
Një nga vendimet më të mira financiare që mund ta merrni për biznesin tuaj, përfshinë edhe punësimin e rekruterëve të pavarur. Kur e krahasoni pagën dhe përfitimet e tjera që kanë punonjësit me orar të plotë me punonjësit e pavarur, mund ta shihni qartë se sa jeni në gjendje të kurseni para. Mund të ruani një vend të zyre, pasigurinë në punë, trajnimet përfshirjen, e shumë përfitime të tjera.
Gjithashtu mund t’i shmangni pagesat për orët e çuara dëm. Sepse, gjersa rekruteri i brendshëm, merr kohë për pauza dhe kontrollime në rrjete sociale, një rekruter i pavarur do të paguhet për aq kohë sa është përcaktuar të punojë në projektin tuaj.
Rekruterët e pavarur e bëjnë punën më shpejt, sepse duan ta marrin pagesën pas punës që e kanë përfunduar.
Shtrirja e zgjeruar
Në shumicën e rasteve kompanitë që kanë rekruterë të brendshëm, mund të jenë në gjendje të gjejnë talente vetëm nga fusha specifike të aplikantëve. E, nëse e merrni dikë si të pavarur në burime njerëzore, mund të keni shtrirje edhe në fusha të tjera të talenteve. Këta rekruterë ju sjellin diversitet në biznes, por edhe ju ndihmojnë që ajo të jetë më garuese në “gllabërimin” e talenteve.
Më shumë ekspertizë
Pavarësisht se sa të shkëlqyeshëm mund të jenë rekruterët tuaj të brendshëm, nganjëherë biznesi juaj do të rritet, prandaj ju duhet ekspertizë shtesë.
Shembull, rekruteri të cilin e keni brenda kompanisë mund të ketë njohuri të përgjithshme të jashtëzakonshme, për karrierën që është duke rekrutuar. Por, nëse ju duhet ta punësoni dikë që është i specializuar për ndonjë pozitë inxhinierie, do të ishte më e nevojshme ta punësoni ndonjë rekuter të pavarur që e ka atë ekspertizë.
Nëse kandidatët flasin me dikë që nuk ka mjaftueshëm njohuri për inxhinierinë, mund të ndihën të pavlerësuar dhe të mos interesohen më. Kjo bën që të humbni talente të mëdha. Prandaj, është i rëndësishëm punësimi i njerëzve që kanë njohuri të madhe rreth një fushe.
Efikasiteti
Në kushte normale, punonjësit e pavarur janë ekspertë në fushën e tyre, po ashtu janë në gjendje të punojnë pa dikë që i udhëheqë gjatë gjithë kohës. Kjo do të thotë që ata kanë potencial të jenë më efikasë.
Po ashtu, nuk do të humbni kohë duke i trajnuar, ashtu siç keni bërë më punonjësit “e përhershëm”, dhe, do ta keni dikë i cili është në gjendje të punësojë që në ditën e parë.
E përveç, kësaj, paraqitja e një rekruteri të pavarur matet me atë se sa njerëz mund të rekrutojnë për pozitat e hapura. Kështu që është në të mirën e tyre që të jenë efikasë dhe të përpiqen që t’i plotësojnë të gjitha pozitat e hapura.
Reduktim i rrezikut
Punësimi i punonjësve të pavarur gjithashtu i zvogëlon rreziqet që mund t’i keni me punonjësit e brendshëm. Punonjësit e pavarur nuk kanë të drejtë për sigurim punësimi dhe sinqerisht nuk kanë të drejtë për përfitime të ndryshme kompensimi. Ata nuk mund të padisin për largim të padrejtë nga puna, diskriminim ose ngacmim. Nuk mund të shetësoheni shumë, nëse pas një kohe e kuptoni se nuk janë përshatje e mirë.
Kështu që, nëse nuk janë të duhurit, nuk keni nëvojë që të prisni t’u mbarohen kontratat e të gjeni dikë të ri. Mund ta bëni menjëherë.
Stafi i shpejtë
A keni pozita të cilat papritur mbesin të lira? Gjatë daljeve të shumta, me të cilat shumë kompani po përballen, punonjësit e pavarur janë ndihmë për ta rregulluar këtë problem.
Ata janë shumë të aftë në plotësimin e orareve të shpejta dhe detyrat që duhet të përfundohen shpejt. Po ashtu, disa prej tyre nuk i ndjekin pushimet tradicionale. Ata janë në gjendje të punojnë kur stafi i rregullt nuk është, kështu që do ta keni dikë të punojë për ju, për aq kohë sa keni biseduar. /Akademi Pune