E dimë që nuk mundemi, por përsëri vazhdojmë që ta gënjejnë veten, deri në momentin kur edhe fillojmë që ta besojmë atë. Të gënjyerit jo vetëm që i dëmton marrëdhëniet tona, por gjithashtu mund të ketë ndikim negative edhe në jetën tonë profesionale.
Shumë profesionistë entuzistë dhe të zellshëm e kanë të vështirë që t’i arrijnë qëllimet e tyre të karrierës, për shkak të pikëpamjeve të tyre vetëkufizuese. Dëshira jonë e fortë për ta bindur veten për supozimet të rreme na pengon të realizojmë potencialin tonë të plotë. Pra, cilat janë gënjeshtrat më të shpesha që ia themi vetes e nuk na lënë të ecim përpara?
Nëse do të punojë shumë, gjithçka do të bjerë në vend
Puna e palodhur dhe rezultatet e jashtëzakonshme shkojnë krah për krah, por ato nuk janë reciprokie gjithmonë. Shumë njerëz besojnë se nëse bëjnë përpjekje, pjesa tjetër do të rregullohet. Megjithatë, pavarësisht nga rëndësia e punës së palodhur dhe durimit, kompanitë paguajnë vetëm për rezultatet që jepni.
Prandaj, përveç punës tuaj të palodhur, përbërës të tjerë që duhet të përfshini janë;
Të punosh shumë dhe të shpresosh se të tjerët do t'ju vënë re është një recetë për zhgënjim dhe rraskapitje. Bëni më të mirën tuaj, por mbani mend se ajo që ka më shumë rëndësi është ajo që arrini.
Nuk jam i/e mirë mjaftueshëm
Kjo është një nga gënjeshtrat e shumta në karrierë që shumë prej nesh, për fat të keq, i thonë vetes. Të lejosh veten të paralizohesh nga frika se mos ndoshta nuk jeni mjaftueshëm të mirë, do të thotë që i thoni vetes vetes një gënjeshtër që shërben për ta kamufluar mungesën tuaj të vetëbesimit. Nëse vazhdimisht i thoni vetes që nuk jeni mjaftueshëm të mirë, nuk do të keni zgjidhje tjetër veçse ta pranoni atë.
Për ta larguar këtë ndjenjë duhet që një gjë ta bëni disa herë, derisa ta shihni që ju me të vërtetë keni arritur te versioni më i mirë i vetes.
Jam bllokuar në këtë punë qorre
A ndiheni të mjerë në vendin tuaj aktual të punës? Keni frikë të hiqni dorë sepse mendoni se nuk mund të gjeni punë jashtë?
Mirë, mund të jetë goxha e vështirë për të siguruar një punë të re në klimën aktuale ekonomike. Duke thënë këtë, kjo nuk do të thotë se është e pamundur. Sado e zymtë që mund të duket, ka biznese dhe kompani në zhvillim që po kërkojnë në mënyrë aktive punonjës të rinj.
Por, askush nuk ka ngecur askund. Njerëzit që dinë ta tregtojnë veten do të gjejnë gjithmonë një vend në radhët e një kompanie. Nëse jeni të sigurt se mund të jeni një pasuri e vlefshme për çdo kompani, me të vërtetë do të gjeni një punë. Në fund të fundit, e vetmja mënyrë për të gjetur punën e ëndrrave tuaja është të dilni dhe të kërkoni një të tillë.
Pagesa është shumë e mirë për t’u larguar
Si njerëz, ne e kemi të vështirë të heqim dorë nga gjërat që na bëjnë të ndihemi rehat. Fatkeqësisht, është një kurth karriere nga e cila është jashtëzakonisht e vështirë të dalësh. Sa më rehat të jini financiarisht, aq më e vështirë bëhet të mendoni për një punë që paguhet më pak, por një punë që do të kënaqeni.
Mbani në mend se paratë janë vetëm një mjet për të arritur një qëllim dhe se asgjë nuk mund të zëvendësojë kurrë përvojat që do të keni! Nëse e humbni kohën tuaj në një profesion që nuk ju pëlqen, nuk do të mund ta ktheni atë! Investoni në veten tuaj duke bërë diçka që ju pëlqen vërtet!
Nuk e kam përvojën e duhur
Nëse i keni shqyrtuar disa nga përshkrimet e punës, në çdo gjë që shihni, shihni ndonjë pengesë që ju del përpara. Nëse në gjithçka që lexoni shihni pengesa, atëherë që padyshim që mendësia juaj është gabim.
Përshkrimet e punës nuk janë ato që mendojnë shumica e njerëzve. Ato janë thjesht lista e dëshirave të një kompanie. Ato mbulojnë gjithçka që një biznes e konsideron thelbësore në një punonjës të mundshëm. Por, si gurisht kjo nuk do të thotë që ju duhet të injoroni fare përshkrimet e punës.
Në vend që ta lini fare atë mundësi, për shkak se ju mungon përvoja e punë, më mirë mendoni t’i përshtasni aftësitë që i keni.
Kërkimi i ndihmës është shenjë e dobësisë
Nëse keni pasur ndonjëherë frikë të kërkoni ndihmë nga frika se mos dukeni të dobët, nuk jeni vetëm. Shumë njerëz e shohin këtë si një shenjë pafuqie. Ju mund të mendoni se kjo ju bën të dukeni të dëshpëruar dhe të papërshtatshëm. Por, e vërteta është se pikërisht njerëzit që kërkojnë ndihmë dhe i pranojnë mangësitë e tyre janë më të fortët.
Marrja e ndihmës ose udhëzimeve nga trajnerë të karrierës ose njerëz që kanë arritur tashmë sukses në fushën për të cilën jeni të interesuar, mund t'ju ndihmojë të mbuloni shpejt boshllëqet e njohurive. Si rezultat, pengesat që zakonisht mund t'ju pengojnë të përparoni në karrierën tuaj, kanë më pak gjasa që t'ju pengojnë.
Nuk do të promovohem kurrë
Mund të tingëllojë e pakëndshme, por askujt nuk i intereson vërtet sa kohë ose sa fort keni punuar për një kompani. Mënyra e vetme për të përparuar në karrierën tuaj është të tregoni rregullisht vlerën tuaj. /Akademi Pune