Pyetjet më të zakonshme në intervistat për shërbim ndaj klientit

21 Prill '21

Pyetjet më të zakonshme në intervistat për shërbim ndaj klientit
	 	 

Nëse jeni duke aplikuar për punë për shërbime ndaj klientit, apo pozita në të cilat do të keni kontakt personal me konsumatorët apo bizneset, rekruterëve do t’u interesojë sesi do të ndërveproni me klientët dhe t’i jepni atyre ndihmë. Pyetjet e zakonshme për pozita të cilat përqëndrohen në shërbim ndaj klientit janë “Çfarë është shërbimi i mirë ndaj klientit?” dhe “Çfarë do të thotë shërbimi ndaj klientit për ju?”.

Akademi Pune ju sjellë disa këshilla sesi të përgatiteni për këto intervista, kështu që do të ndiheni rehat dhe me plot siguri gjatë tyre.

Si të përgjigjeni në pyetjet rreth shërbimeve ndaj klientëve?

Intervistuesi dëshiron ta dijë se kur e konsideroni si cilësor një shërbim ndaj klientit, si e përkufizoni atë dhe sa do të jeni në gjendje ta zbatoni atë te klientët. Mënyra më e mirë për t’u përgjigjur është të ndani ngjarje sesi e keni menaxhuar ndonjë çështje me klientë, kur ju është paraqitur në atë vend punë në të cilën keni qenë dikur.

Në përgjigjen tuaj përgatituni të jepni shembuj specifik të shërbimit të mirë, qoftë kur ishit në një marrëdhënie pune, qoftë nga përvojat tuaja personale si konsumator/e!

Kur cilësohet si i mirë një shërbim ndaj klientit?

Përkufizimi i shkurtër i shërbimit ndaj klientit është të siguroheni që klienti është i lumtur. Ndërsa versioni i gjatë është të siguroheni që klienti ose konsumatori të jetë i kënaqur me produktin, shërbimin e ofruar, shitjet, dorëzimin, instalimin, përdorimin dhe përbërësit e tjerë të procesit të blerjes.

Këshilla për të dhënë përgjigje të mira

Do të keni mundësi më të mira nëse ndani shembuj të rëndësishëm për këtë pjesë, sepse kjo do ta bëjë përgjigjen tuaj me shprehëse dhe të fuqishme.

Jini pozitivë dhe me sjellje optimiste gjatë intervistës, sepse këto janë diçka që të gjitha kompanitë janë në kërkim të tyre!

Familjarizohuni me kompaninë, produktet dhe shërbimet! Kontrolloni ueb-faqen e kompanisë, llogaritë e rrjeteve sociale ose çdo mënyrë tjetër që keni mundësi! Në këtë mënyrë do ta kuptoni kulturën e kompanisë dhe do të keni ndikim te punëdhënësit gjatë intervistës.

Bëhuni gati që t’i tregoni përvojat tuaja të cilat kanë rëndësi! E çfarë i bën personat në pozita të shërbimeve ndaj klientit të shkëlqejnë janë 10 aftësitë interperosnale:

  • Komunikimi i pastër
  • Aftësitë e të dëgjuarit
  • Vetë-kontrolli
  • Qëndrimi pozitiv
  • Gadishmëria
  • Zgjidhjet e konflikteve
  • Empatia
  • Depersonalizmi
  • Marrja e përgjegjësive
  • Sensi i humorit

Pyetjet dhe përgjigjet në intervistat e punës

Çfarë është shërbimi ndaj klientit?

Përgjigje: Do ta përcaktoja shërbimin ndaj klientit si ndihmën e ofruar ndaj klientëve për të trajtuar çështje të ndryshme, duke i ndihmuar ata të gjejnë produktin që dëshirojnë dhe duke bërë më të mirën, në mënyrë që të largohen nga dyqani i kënaqur.

Çfarë do të thotë për juve “shërbimi ndaj klientit”?

Përgjigje: Shërbim i mirë për klientët do të thotë të kesh një njohuri të plotë të inventarit tënd, përvojën me produktet e tua dhe të jesh në gjendje të ndihmosh klientët të bëjnë zgjedhjet më të mira për ta. Kur punoja në kompaninë e kaluar, kaloja disa minuta çdo muaj duke parë produktet më të reja për t'u siguruar që isha plotësisht i vetëdijshëm për përfitimet, tiparet dhe paraqitjet e tyre dhe mund të bëja rekomandimet e duhura për klientët.

Pse dëshironi të punoni për shërbime ndaj klientit?

Përgjigje: Gjej kënaqësi të madhe kur jam në dispozicion për ta gjetur zgjedhjen e duhur për klientin dhe kur ata largohen duke e ditur që e kanë gjetur më të mirën.

Pyetjet që mund t’i bëni për intervistuesit

Për të krijuar përshtypje të mirë është e nevojshme t’i bëni disa pyetje për intervistuesit. Mund të pyesni për kulturën e kompanisë apo specifika për shërbimin ndaj klientit.

  • Cilat janë disa sfida në lidhje me shërbimin ndaj klientit që përsëriten në kompani?
  • Çfarë mjedisi i punës është këtu? A tentojnë punonjësit që punojmë bashkë apo në mënyrë të ndarë?
  • Cilat janë disa nga produktet apo shërbimet e reja që do t’i ofroni vitin e ardhshëm?
  • Cilat janë disa nga cilësitë që i shquajnë përfaqësuesit e shërbimit ndaj klientëve?
KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2026 - KosovaJob LLC