Të gjithë mund ta bëjnë dallimin në mes të takimeve të mërzitshme dhe atyre të mira. Në këto të fundit koha kalon shpejt, dilni nga takimi me energji të mirë, me gjëra të kryera dhe e dini se ku qëndroni. Po aq mirë, e dini kur një takim nuk është i duhuri, dilni të lodhur nga takimi, nuk keni kuptuar asgjë dhe nuk e dini se çfarë keni për të bërë.
Cilat janë kriteret për takime të shkëlqyeshme dhe efektive?
Takimet efektive janë produktive
Takimet efikase kanë gjithmonë një qëllim. Qëllimi mund të jetë për ta gjetur një zgjidhje, të pajtoheni për një afat, të vendosni për hapin e radhës etj. Nëse qëllimi është arritur, atëherë takimi është produktiv, nëse hapat janë bërë në drejtim të përmbushjes së qëllimit, atëherë takimi është gjysmë produktiv dhe nëse asgjë nuk bëhet për ta arritur qëllimin, takimi nuk është fare produkitv.
Takimet efikase janë të sigurta
A keni qenë në ndonjë takim dhe jeni ndierë vigjilent dhe në gadishmëri për t’u mbrojtur? Kjo është një shenjë e një mjedisi me rrezik, kur punonjësit janë në këtë gjendje nuk ndajnë mendime, nuk marrin pjesë edhe nuk e japin maksimumin e tyre. Një mjedis i sigurt nxit debat të shëndoshë dhe lloje të ndryshme të këndvështrimeve.
Takimet efikase janë të organizuara mirë
Takimet mund të jenë formale ose jo formale, varësisht nga kultura e kompanisë, por sidoqofshin duhet të jenë të organizuara. Takimet e paorganizuara e reduktojnë produktivitetin dhe reflektojnë keq në aftësitë tuaja udhëheqëse. Takimet e organizuara kanë fillim, mes dhe fund me qëllime të ndryshme për t’u arritur. Takimet mirë të organizuara e nxisin ritmin produktiv për të gjitha takimet tjera të ardhshme.
Takimet efikase janë të rëndësishme dhe përfshirëse
A ke qenë në ndonjë takim dhe ke menduar “çfarë ka të bëjë kjo me mua”? Ky nuk është takim i mirë, sepse nuk është i rëndësishëm për të gjithë punonjësit. Ato duhet t’i kenë pjesëtarët e duhur që janë të duhurit për të marrë vendime, ose për të ndar përmbajtje me njerëzit e duhur.
Takimet efikase janë të strukturuara
Nëse funksiononi si cikël, i përsëritni gjërat, i ktheni çështjet e vjetra në çdo takim, atëherë nuk keni të bëni me takime efiçiente. Kauza kryesore e inefiçiencës është mungesa e përgatitjes. Nëse udhëheqësit e takimeve nuk e organizojnë agjendën e takimit, nuk i flasin gjërat që janë shumë të nevojshme gjatë punës, atëherë i gjithë takimi u dedikohet çështjeve të tjera, por jo edhe çështjes kryesore.
Janë bashkëpunues
Takimet në kompaninë tuaj duhet të jenë bashkëpunuese e jo kundërthënëse. Bashkëpunimi sjellë më të mirën në njerëz dhe i lejon ata që të ndajnë dhe të kontribojnë. Kundërthënia sjellë politika të tjera dhe skenare fitimi ose humbje, të cilat nuk janë përmbledhëse për të grumbulluar rezultate. Sigurisht jo të gjitha konkurrencat janë të dëshme, por garat e rënda në takime nuk u bëjnë mirë atyre. /Akademi Pune