6 arsye pse duhet ta pastroni tavolinën e punës

1 Mars '22

6 arsye pse duhet ta pastroni tavolinën e punës
	 	 

Pranvera po vjen! Si gjithnjë ajo sjellë frymë të re jo vetëm brenda nesh, por ajo reflekton edhe jashtë, në mjedisin që na rrethon neve. Shtëpitë hapen për ndryshime. E njëjta ndodhë edhe me vendin e punës, në të cilën e kalojmë shumicën e kohës.

Njëra ndër hapësirat më të dashura në vendet e punës, në të cilat e ndjejmë veten sikur jemi në shtëpinë tonë, është tryeza jonë e punës. Në të duhet të bëjmë ndryshime, e mbi të gjitha ta mbajmë të pastër. Cilat janë përfitimet nga pastrimet e tavolinës së punës?

Ju bën të dukeni më profesionalë

Nëse posedoni një tavolinë punë të rregullt ju bën të dukeni të përgjegjshëm, thotë për Indeed, organizuesja profesionale Seana Turner. Të gjithë e kemi parë se sa e shpifur është tavolina e kolegut me filxhanët e kafëse rreth e rrotull, letrat e ushqimeve dhe gjëra të tjera të shumta. Personi profesional e tregon këtë në paraqitje e jashtmë, qoftë përmes veshjes apo tryezës. Mundohuni që ta mbani tavolinën në atë formë se si duket nga këndvështrimi i jashtëm!

Rritë efikasitetin

Njerëzit mbledhin dokumente që i mbulojnë nën pirgje dokumentet e rëndësishme dhe, kjo rezulton në humbje kohe, duke u përpjekur që ta gjëjnë atë që po kërkojnë, thotë Turner. Krijimi dhe ndarja e vendeve të posaçme për gjëra të caktuara, ju bën më të organizuar dhe t’i gjeni menjëherë ato që po kërkoni.

Të jep hapësirë për të punuar

Shumë projekte kërkojnë që të merreni me çështje të shumta, si kalendaret, telefonat, raportet, librat, letra studimet e kështu me radhe. Edhe në epokën digjitale shumica e punës kryhet nga materiale fizike, prandaj një tryezë funksionale, ka hapësirë të pastër ku mund të vendosen materialet dhe gjërat e tjera të nevojshme. 

I mban të sigurta infromacionet e ndjeshme

Nëse keni punë me materiale të ndjeshme, lënia e tyre vërdallë mbi tavolinë, mund ta vendosë kompaninë në rrezik. Një rrezikim i një informacioni me rëndësi për kompaninë mund të kushtojë më mijëra euro.

Ju mban brenda detyrave

Është e vështirë që t’i prioritizoni projektet, nëse nuk jeni të organizuar. Tavolina e rrëmujshme është dërrmuese dhe nuk ju tregon se prej nga duhet të filloni, thotë organizuesja profesionale, Thalia Poulos. Vendosni letrat sipas rëndësisë dhe kohës që duhet t’i përfundoni, kështu që do të shkoni me radhë dhe do të jeni gjithmonë në kohë.

Të gjitha furnizimet i keni në një vend

Çdo lëvizje që e bëni për të gjetur diçka që ju duhet, mund t’ju largojë nga puna, prandaj do të jetë e vështirë që të përqendroheni, thotë profesionistja tjetër, Amanda LeBlanc.

Sipas saj, ka shumë studime që tregojnë se kur një person ngritet nga diçka, ai do ta ketë të vështirë që të kthehet në atë që e ka lënë përgjysmë.

Gjërat nuk përjetohet asnjëherë për herë të dytë. /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2026 - KosovaJob LLC