12 punët më të mira që mund t’i bëni në aeroport

3 Dhjetor '21

12 punët më të mira që mund t’i bëni në aeroport
	 	 

Sa shpesh ju ka ndodhur që ta harroni udhëtimin kur dikush ju ka pyetur për hobit tuaja? Mundësitë që ta harroni janë shumë të vogla. Po sikur këtë dashuri dhe entuziazëm për udhëtimin ta ktheni edhe në punë? Aeroporti është vendi ku do të mund ta shfaqni gjithë pasionin që keni. Mos e humbisni durimin sepse Akademi Pune në vazhdim po i sjellë punët më të mira që mund t’i bëni në aeroport, përgjegjësitë e punës dhe mënyrat më të mira për të gjetur punë!

Agjentë të biletave

Agjentët e biletave njihen po ashtu si “fytyrat” e linjave ajrore ku punojnë, duke i ndihmuar kështu konsumatorët që të rezervojnë fluturime si dhe duke i ndihmuar që të zgjidhnin çështje që kanë të bëjnë me detaje të tjera të fluturimit. Ata i verifikojnë identitetet e pasagjerëve, çështje të kalimeve të bordit, kontrollimi i bagazheve, si dhe kontrollimi i pasagjerëve për çështje sigurie përpara se të kalojnë. Këta agjentë duhet të jenë të gatshëm të qëndrojnë për radhë të gjata, të kontrollojnë dhe transportojnë çanta të rënda si dhe kontrolla të tjera të ngjashme.

Përfaqësues i shërbimeve ndaj klientit

Përfaqësuesit e shërbimeve ndaj klientit për aeroportet dhe linjat ajrore përgjigjen ndaj kërkesave për asistencë special nga pasagjerët, i ndihmojnë ata që t’i detektojnë bagazhet e humbura dhe të sigurojnë informacion rreth shërbimeve në aeroport ose në ndonjë prej linjave. Aftësitë për zgjidhjen e problemeve dhe finesa në menaxhimin e pasagjerëve të vështirë janë themelore në këtë rol.

Stjuard ose stjuardesë

Çfarë bëjën këta? I përshëndesin pasagjerët menjëherë kur fillon fluturimi, i drejtojnë ata tek ulëset, i kontrollojnë vendet dhe kujdesen për gjërat brenda aeroplanit. Pasi të kenë komunikuar dhe janë siguruar që të gjithë pasagjerët janë brenda, ata i rishikojnë protokolet e sigurisë dhe sigurohen që pasagjerët janë konform rregullave të linjës. Ata po ashtu e kanë për detyrë që t’i qetësojnë pasagjerët e stresuar, të zgjidhin probleme dhe konflikte gjatë fluturimit dhe shërbejnë ushqim dhe pije. Fleksibiliteti është diçka që kërkohet për këtë rol. Prandaj, stjuardët dhe stjuardesat shpesh punojnë në orare të ndryshme, por edhe mund të jenë duke punuar edhe gjatë natës.

Teknikë/mekanikë të mjeteve avionike të aeroplanit

Mekanikët e mjeteve fluturuese i riparojnë dhe e shikojnë se a është mjeti gati për të marrë udhetim. Ata pra, i gjejnë problemet mekanike dhe elektrike. I identifikojnë dhe i ndërrojnë pjesët me defekte, e bëjnë një listë të gjërave që kanë për t’i shikuar, i dokumentojnë problemet etj.

Ndërsa teknikët e avioneve i testojnë mjetet elektronike duke përdorru teste të përshtatshme, oskillosopë dhe volmetër. Po ashtu i interpretojnë testet dhe të dhënat për problemet e gjetura ose për performancën. Përveç këtyre ata instalojnë edhe softuerët e duhur.

Kontrolluesit e trafikur ajror

Kontrolluesit e trafikut ajror kanë një përgjegjësi më të madhe dhe mbajnë një pozitë të specializuar, në mënyrë që t’i detektojnë aktivitetet dhe rrugët ajrore për t’u siguruar që aeroplani është i sigurtë gjatë transportimit. Ata po ashtu e kontrollojnë edhe vendin ku mjeti fluturues ka për të zbritur. Kontrolluesit e trafikut ajror komunikojnë me pilotët për motin dhe stabilitetin e ajrit gjatë rrugëve të tyre. Këta e përdorin radarin, kompjuterin si dhe referencat vizuele në ekran për lëvizjet e aeroplanit si dhe trafikun tokësor në aeroport.

Aftësitë që i duhen kontrolluesve të trafikut ajror: Të punojnë mirë nën presion dhe të mendojnë shpejt për t’i zgjidhur problemet.

Specialistët e fushave operacionale

Këta specialist kujdesen për aterimin e zbritjen e mjeteve fluturuese ushtarake ose komerciale. Detyrat e tyre të përditshme përfshijnë bashkëveprimin në mes të kontrollit të trafikut ajror dhe personelit kryesor, për të përdorur navigacione për t’i pritur mjetet fluturuese.

Zyrtarë të transportimit të sigurt

Kush janë personat që kujdesen që në bagazhet e pasagjerëve dhe mjetet fluturuese në aeroport të mos ketë asnjë objekt të rrezikshëm dhe vdekjeprurës? Këta janë pikërisht zyrtarët e trasportimit të sigurt. Ata i njohin mirë pajisjet e sigurimit si makinat e rrezeve X si dhe tekonologjinë e avancuar për kontrolle. Ata duhet të kenë aftësi të mira të komunikimit po aq mirë sa edhe aftësinë për të punuar me pasagjerë të ndryshëm.

Pilot

Pilotët e linjave ajrore po ashtu edhe atyre komerciale, fluturojnë apo zbresin aeroplanë ose helikopterë duke i ndjekur rregullat strikte të vendosura për fluturimet. Përgjegjësitë e tyre përfshijnë përcaktimin e gjendjes së mjetit fluturues përpara dhe pas çdo fluturimi, duke përcaktuar që edhe balanca e krahëve është në rregull. Pilotët gjithashtu duhet që vazhdimisht ta kontrollojnë dhe të përgjigjen ndaj ndryshimeve të motit, si dhe t’i komunikojnë planet e fluturimit te kontrolli i trafikut ajror.

Punonjësit e shërbimit ushqimor

Punonjësit e shërbimit ushqimor operojnë në restorantët në aeroport. Ata përgatisin dhe gatuajnë ushqime të menysë, i presin konsumatorët dhe i marrin porositë, i zhvendosin tavolinat, e pastrojnë restorantin dhe kuzhinën, i regjistrojnë porositë dhe i marrin pagesat.

Punonjësit e shitjes

Një numër i madh i vendeve për shitje, si rrobave, dyqaneve të dhuratave etj., kanë hapur në shumë aeroporte si vende për ta tërhequr vëmendjen e pasagjerëve si dhe për të kaluar kohë në qoftë se kanë mjaftueshëm. Punonjësit e shitjes i mbushin raftet me produkte, bëjnë rekomandime të produkteve te konsumatorët dhe procesit të shitjes.

Transportues i karrocave dhe lëvizës i njerëzve

Aeroporti punëson një staf i cili i ndihmon pasagjerët që nuk janë në gjendje të lëvizin nëpër aeroport dhe të vendosen në aeroplan. Ndërsa lëvizësit e njerëzve përdorin mjete transporti për të transportuar individë ose grupe të vogla pasagjerësh.

Mbikëqyrës i trajtimit të ngarkesave ajrore

Mbikëqyrësit e trajtimit të ngarkesave të linjës ajrore mbikëqyrin ekuipazhin tokësor të aeroportit në ngarkimin, shkarkimin, sigurimin dhe vendosjen e ngarkesave dhe bagazheve të avionit. Ata duhet të zotërojnë mirë logjikën dhe llogaritjen matematikore, pasi atyre u kërkohet të përcaktojnë qendrën e gravitetit të avionit dhe të koordinojnë ruajtjen e sigurt të ngarkesave. Ata gjithashtu mund të thirren për shërbimin në ekuipazhet e fluturimit, për të trajtuar ngarkesën gjatë fluturimit dhe për të informuar pasagjerët mbi procedurat e urgjencës dhe të sigurisë.

Si të gjeni punë?

Vizitoni burime të ndryshme: Vizitoni vende të punës në internet, faqe të aeroporteve dhe në seksionet e karrierës në faqet e internetit të linjave ajrore për t’i kërkuar listat e punës. Gjithashtu, kërkoni në Google "punë në linjë ajrore" (airline jobs) dhe "punë në aeroport" (airport jobs) për të marrë një përzgjedhje të listave të punës që po kërkoni. /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2026 - KosovaJob LLC