Punonjësit e punëve që nuk merren me shërbim ndaj klientëve nuk bashkëveprojnë me klientët e biznesit. Nganjëherë mund të punoni me publikun, por kjo nuk do të thotë që domosdoshmërisht të kryeni ndonjë shërbim ndaj tyre, në mënyrë që ata të ndihen të kënaqur.
E nëse jeni person që nuk dëshironi “të keni punë” me palë atëherë Akademi Pune, do t’jua tregojë 10 punë që nuk merren shërbime ndaj klientëve.
Asistent administrativ
Asistentët administrativë merren me çështje kryesore të ditës, siç janë përgjigjja në telefonata, caktimi i takimeve, marrja e shënimeve dhe të dhënave dhe porositja e gjërave të nevojshme për kompaninë. Është e rëndësishme që ta keni aftësinë e menaxhimit të kohës dhe komunikimit.
Shofer për shpërndarje
Këta i kalojnë ditët duke u siguruar që kutitë dhe porositë janë dërguar në kohë dhe pa dëme. Zakonisht punojnë vetëm ose me dikë që t’i arrijnë të gjitha aspektet e dërgesave. Këtyre punonjësve u është dhënë mjaftueshëm pavarësi për ta dizajnuar vetë rutinën e tyre ditore me efikasitetin maksimum. Ndërsa drejtuesit ndonjëherë ndërveprojnë me marrësit e dërgesave, ata nuk janë përgjegjës për ofrimin e shërbimit ndaj klientit.
Video editoret
Video editorët luajnë rol të rëndësishëm në krijimin e filmimeve, komedive dhe shfaqjeve televizive. Ata janë përgjegjësit për përgtitjen e videove gati për t’u shfaqur. Punojnë për t’i sinkronizuar efektet e zërit, pamjet e të tilla të ngjashme.
Menaxher i rrjeteve sociale
Menaxherët e rrjeteve sociale sigurohen që prania e bzinesit në rrjete sociale të jetë cilësore e në nivel të kënaqshëm. Ata kujdesen maksimalisht që klientët të jenë të angazhuar në faqet e tyre.
Elektricist
Elektricistët e instalojnë dhe e riparojnë rrymën si dhe rregullojnë problemet në lidhje me të. Kjo është një punë e mirë për njerëzit që nuk e duan punën e zyrës dhe kanë njohuri në lidhje me energjinë elektrike. Edhe pse këta punonjës punojnë me klientë, ata kanë shumë pak detyra për shërbime.
Kontabilist
Kontabilistët sigurojnë informacione financiar për menaxhmentin duke hulumtuar dhe analizuar të dhëna si dhe për të përgatitur raporte. Ata i ndihmojnë bizneset në lidhje e gjendjen financiare si dhe duke I bërë barazimet financiare. Edhe kontabilistët punojnë me klientë, por zakonisht janë duke u marrë me punët brenda kompanisë.
Redaktor
Redaktorët mund të punojnë në fusha të ndryshme, si marketing, gazetari, akademi ose menaxherë të ndonjë produkti. Falë njohurive që kanë për gjuhën, janë përgjegjës për të gjitha shkrimet që bëhen në kompani dhe publikohen në faqet e tyre, ose në rrjetet sociale.
Specialist i të dhënave
Specialistët e të dhënave janë specialistë të teknologjisë së informacionit të cilët organizojnë, klasifikojnë dhe mbledhin të dhëna elektronike. Ata janë përgjegjës për testimin e sitemin e të dhënave për t;u siguruar që janë duke punuar mirë dhe pa pengesa.
Copywriter
Këta punojnë në mënyrë të pavarur në fusha të ndryshme, duke shkruar tekste që përshtaten me atë fushë. Ata e përdorin kreativitetin e tyre për të dhënë ide të reja bazuar në nevojat e klientit. Ata mund të punojnë me të tjerët për t’i arritur qëllimet, por nuk bëjnë shërbim ndaj klientit në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Teknik i IT-së
Zakonisht teknikët e IT-së punojnë në një kompani dhe merren vetëm me cështjet teknike të kompanisë dhe nuk kanë punë me njerëz të jashtëm, vetëm me punonjësit e tjerë dhe kolegët e tyre. /Akademi Pune