Të punuarit përgjatë ndërrimeve të natës mund të jetë shumë i vështirë për punonjësit që të përshtaten. Punonjësit që punojnë në ndërrime të natës janë subjekt i disa efekteve anësore të mundshme që mund të ju dëmtojnë, këtu përfshihet lodhja më e madhe, rritja e rrezikut të depresionit, ndryshimet në metabolizëm dhe çrregullimin e gjumit.
Megjithatë, për fat të mirë, këto çështje mund të lehtësohet duke bërë disa ndryshime të rëndësishme në stilin e jetës, dhe si punëdhënës i punonjësve që punojnë në ndërrim të natës, ju mund t'i ndihmoni punonjësit tuaj t'i zbatojnë këto ndryshime.
T’ia dalësh të mbijetosh përgjatë ndërrimeve të natës përfshin kryesisht marrjen e hapave për të luftuar lodhjen dhe për të qëndruar të shëndetshëm për të mbajtur një orar të ardhshëm të punës. Duke marrë parasysh 10 këshillat e mëposhtme, ju mund t'i ndihmoni punonjësit tuaj të përshtaten me orarin e tyre të ri ditë-natë pa sakrifikuar shëndetin e tyre mendor ose fizik.
- Vendosni gradualisht punonjësit në turnet e natës
Kalimi i papritur në turnet e natës mund të jetë shumë i vështirë mendërisht dhe fizikisht. Ndryshimi i papritur në orarin e gjumit mund të shkaktojë lodhje ekstreme, e cila, natyrisht, mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në performancën e punës.
Menaxherët mund t'i ndihmojnë punonjësit ta shmangin këtë duke i kaluar ngadalë punonjësit në orarin e tyre të ri dhe duke u përshtatur me ritmin e tyre të ri. Sigurohuni që t'u jepni punonjësve kohë për t'u përshtatur me turnet e natës, në mënyrë që ata të mos ndikohen negativisht nga ndryshimi i papritur i stilit të jetesës.
- Shmangni kafeinën e tepërt
Kafeina mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer për të qëndruar zgjuar dhe për të marrë më shpejt energji në fillim të një orari pune; mund të jetë veçanërisht e dobishme për punonjësit që janë ende duke u përshtatur me ndërrimet e natës.
Megjithatë, derisa kafeina ofron disa përfitime të mëdha, ajo duhet të përdoret me masë. Efektet e kafeinës mund të zgjasin për një kohë të gjatë, kështu që nëse e pini shumë vonë në turnin tuaj, mund ta bëjë të vështirë të flini pas punës. Menaxherët mund të ofrojnë alternativa të tjera në mënyrën që të shmanget vazhdimisht kafeja.
- Merrni Dritë Natyrale
Një faktor që punonjësit e ndërrimit të natës nuk mund të marrin në konsideratë është marrja e mjaftueshme e dritës së diellit. Kur flini gjithë ditës dhe punoni gjithë natën, mund të mos merrni mjaftueshëm vitaminë D për të qëndruar të lumtur dhe të shëndetshëm. Punonjësit duhet të sigurohen që të shpenzojnë të paktën 30 minuta deri në një orë çdo ditë për të bërë ndonjë aktivitet jashtë. Inkurajoni punonjësit tuaj të bëjnë pushime të shkurtra gjatë gjithë ditës për të dalë jashtë dhe për të marrë pak dritë dielli.
- Krijoni balancë për jetën familjare
Punonjësit që kanë familje në shtëpi shpesh e kanë të vështirë të balancojnë punën dhe jetën e tyre personale. Është e rëndësishme që punonjësit të punojnë me anëtarët e familjes për të balancuar aktivitetet familjare, punët, detyrat dhe aktivitetet e tjera personale.
Punëdhënësit duhet të theksojnë gjithashtu rëndësinë e vendosjes së orëve të qeta në mënyrë që punonjësit të mund të flenë aq sa u nevojitet para se të punojnë në turnin e natës.
- Shmangni daljet dhe pirjet e alkoolit
Pirja e një pije pas punës është një traditë për shumë njerëz, dhe ndërsa alkooli mund t'ju ndihmojë të bini në gjumë më shpejt, ai gjithashtu zvogëlon sasinë e gjumit me lëvizje të shpejtë të syve. Kjo që njihet si gjumi REM është faza e ciklit të gjumit që lidhet me ndjenjën e rifreskimit në mëngjes. Kur gjumi juaj REM ndërpritet, ka më shumë gjasa të përjetoni përgjumje dhe lodhje gjatë ditës.
- Shmangni Nikotinën
Nikotina është një stimulues natyral. Kjo bën që rrahjet e zemrës suaj të rriten, presioni i gjakut të rritet dhe frymëmarrja të jetë më e shpejtë, të gjitha këto e bëjnë më të vështirë të bini në gjumë. Duke pirë duhan, avull ose duke gëlltitur nikotinë para gjumit, në thelb po sabotoni veten. Për t'i ndihmuar punonjësit tuaj ta shmangin këtë, ju mund t'u rekomandoni punonjësve që konsumojnë nikotinë të shmangin substancën për të paktën tre orë para gjumit.
- Bëni një sy gjumë
Të bësh gjumë të mjaftueshëm është thelbësore, por ndonjëherë gjasat për të fjetur ato 8 orë të plota nuk janë të mundura andaj të shtriheni për një sy gjumë mund të ju ndihmojë shumë. Të bëni një sy gjumë në punë mund të duket kundërproduktive, por në fakt mund të jetë shumë e dobishme për punonjësit që punojnë në turne të natës. Një sy gjumë i shkurtër 20-minutësh është gjithçka që duhet për t'u ndjerë i freskët, vigjilent dhe i vëmendshëm. Megjithatë, është e rëndësishme të shmangni dremitjen për më shumë se 45 minuta në mënyrë që të mos bini në një gjumë më të thellë. Inkurajoni punonjësit tuaj të bëjnë pushime të shkurtra sipas nevojës për t'u freskuar.
- Ushqehuni mirë
Mbajtja e një diete të shëndetshme është gjithmonë e rëndësishme, por mund të jetë veçanërisht e dobishme për një punonjës që punon gjatë natës. Ata që nuk mbajnë një dietë të mirë dhe që nuk flenë në sasinë e duhur janë në rrezik më të lartë për komplikime shëndetësore. Punonjësit duhet të fokusohen në ngrënien e vakteve të shpeshta dhe të lehta gjatë gjithë ditës për të ruajtur nivelet e tyre të energjisë. Punonjësit duhet të sigurohen që të marrin një sasi të mjaftueshme të proteinave, yndyrave të shëndetshme dhe karbohidrateve dhe duhet të shmangin ngrënien e ushqimeve me sheqer gjatë mbrëmjeve. Punëdhënësit mund të ofrojnë ushqime të shëndetshme në punë për të ndihmuar punonjësit në mbajtjen e një stili jetese të shëndetshëm.
- Reduktoni kohën në ekran
Drita blu e emetuar nga pajisjet elektronike, si televizorët dhe telefonat inteligjentë, dihet se zvogëlon sasinë e melatoninës që trupi juaj prodhon duke e bërë më të vështirë rënien në gjumë, duke prishur modelin e gjumit. Sigurohuni që punonjësit tuaj të jenë të vetëdijshëm për këto efekte dhe inkurajoni ata që të shmangin përdorimin e pajisjeve elektronike për të paktën një orë para gjumit. Kjo do ta bëjë shumë më të lehtë të biesh në gjumë dhe të përgatitesh për një natë të gjatë në punë.
- Përmirësoni mjedisin e gjumit
Së fundmi, punonjësit mund të krijojnë një cikël të shëndetshëm gjumi për të luftuar lodhjen duke krijuar një mjedis të favorshëm për një gjumë të mirë të natës. Këtu janë disa këshilla që mund t'i ndani me punonjësit tuaj për ruajtjen e një ambienti të përshtatshëm gjumi.
Përdorni perde të errëta
Mbajeni temperaturën në dhomë të ftohtë
Mbani dhomën tuaj të qetë
Vishni një maskë gjumi për të reduktuar dritën
Fikni të gjitha pajisjet elektronike
Për më tepër, menaxherët mund të ndihmojnë në përmirësimin e zakoneve të gjumit të punonjësve të tyre duke mbajtur orare të qëndrueshme.
Puna në turnin e natës mund të jetë shumë e lodhshme për punonjësit, veçanërisht ata që nuk janë mësuar me të. Duke marrë parasysh këto 10 këshilla, ju mund t'i ndihmoni punonjësit tuaj të përshtaten me orarin e tyre të ri duke mbajtur një mënyrë jetese të shëndetshme dhe një model të rregullt gjumi./AkademiPune