Pohimet pozitive për punë janë sekreti i suksesit për shumë njerëz, duke i bërë ata të lumtur. Ato janë fjali që njerëzit ia thonë vetes për ta rritur vetëbesimin. Sepse kur të keni vetëbesim, mund të arrini gjithçka, madje edhe edhe lumturinë. Këto pohime zakonisht janë të shkurtëra që thuhen pa zë ose me zë të ulët. Dhe sa më shumë që t’i përsëritni aq më shumë do të besoni në to.
Duke i përsëritur vazhdimisht, ato do të kenë aq ndikim në trurin tuaj dhe mirëqenien sa ndihmojnë në depresion, ankth dhe strestin post traumatik.
10 pohime pozitive që jua bëjnë jetën e punës më të lumtur
“Jam i/e suksesshme”
Suksesi shihet ndryshe nga njerëz të ndryshëm por, ideja është që ta përkufizoni veten si të tillë dhe pastaj të punoni për t’i arritur qëllimet. Suksesi nuk është thjesht të keni pozita menaxheriale, por edhe të jeni të kënaqur me punën që e bëni. Duke ia pranuar vetes që jeni në rrugën e suksesit, mund t’i vizualizoni qëllimet tuaja.
“Jam kreativ/e”
Ky pohim jua rikujton që mënyra e të menduarit jashtë kornizave është diçka që ju vjen natyrshëm. Nëse ndiheni që keni ngecur, atëherë duke e përsëritur këtë do ta bindni veten që ndjena aktuale është thjesht iluzion.
“Jam komunikues i/e mirë”
Komunikimi është themelor në vendet e punës. Nëse strukeni duke i thënë vetes që më mirë të mos flisni sepse kjo nuk ju shkon shumë, atëherë vetëbesimi do t’ju bjerë. Mbrehni aftësitë tuaja të komunikimit duke e bindur fillimisht veten që jeni shumë të mirë në këtë fushë!
“Do të mësoj dicka të re çdo ditë”
Edhe nëse puna juaj nuk ndyshon shumë nga dita në ditë, do të ketë gjithmonë diçka të re për të mësuar. Filloni duke hulumtuar për ndërtimin e aftësive. Duke e krijuar shprehi të mësoni diçka të re, pas një kohe do ta vëreni që jeni në gjendje të bëni shumë më shumë gjëra dhe në fakt jeni rritur.
“Kam mjaftueshëm kohë sot, për t’i përfunduar të gjitha detyrat e mia, madje kam kohë edhe për t’u çlodhur.”
Kur stresohemi, shpesh ndihemi sikur nuk kemi mjaftueshëm kohë për gjithcka që duhet ta kryejmë. Kjo ndjenjë na bën të ndihemi më pak produktivë. Kujtojani vetes që pavarësisht se cfarë po ndodh, e keni saktësisht kohën që ju duhet për t’i përfunduar gjërat.
“Çdo përpjekje që bëj për diçka do të më afrojë me karrierën time të ëndrrave. /Puna ime e palodhur po jep rezultate dhe sot do të shoh rezultatet e përpjekjeve të mia.”
“Jam person i cili është i sjellshëm dhe i kujdesshëm ndaj kolegëve, por mjaftueshëm i fortë për të qëndruar në këmbë për atë që besoj”.
“Unë kam zgjedhur të kem një qëndrim pozitiv ngjitës. Energjia ime është ngjitëse, kur paraqitem në punë, të gjithë rreth meje ndihen më pozitivë, më energjikë dhe më të frymëzuar.”
“Unë mund të realizoj çdo gjë që kam vendosur të bëj.”
“Mund të jem i suksesshëm çdo ditë në punë.”
Natyrisht, asnjë nga këto pohime nuk kanë vlerë, nëse nuk besoni në ato që ia thoni vetes. /Akademi Pune