Si t’i përgjigjeni pyetjes: Si do të jetë 30 ditëshi i parë i juaji në punë?

28 Dhjetor '20

Si t’i përgjigjeni pyetjes: Si do të jetë 30 ditëshi i parë i juaji në punë?
	 	 

Gjatë një intervisteje pune, në mesin e pyetjeve që bëjnë rekruterët se çfarë do të bënit pasi të jeni punësuar është edhe pyetja “Çfarë e shihni vetën duke bërë në 30 ditëshin e parë të punësimit?”. Kjo është njëra ndër pyetjet kur kërkohet nga kandidati të dijë se si do ta fillojë punën në të cilën ka aplikuar.

Punëdhënësit i vlerësojnë ata kandidatë të cilët janë të vendosur për të mësuar punën, që shkrihen me ekipin dhe që bëhen produktiv në një afat shumë të shkurtër kohor, prej kohës kur ka filluar ditën e parë.

Mos harro: Kjo mund të jetë pyetje dinake, sepse mund të ndodhë që skenari ideal i punëdhënësit nuk përputhet me pritjet tuaja për atë pozitë.

Si të përgjigjeni në një pyetje të tillë?

Përpara se të përgjigjeni merreni parasysh atë që kërkon punëdhënësi. A do të dëshironin ata që të vijë dikush i cili menjëherë punon për transformimin e ndërmarrjes, departamentit apo pozitës? Apo ata duan që punonjësi i ri të përshtatet në strukturën aktuale organizative pa shumë ndryshime të pritshme?

Ju nuk duhet të thoni se do të ndryshoni gjithçka në rast se nga kandidati nuk pritet ndryshimi i procedurave. Nga ana tjeër, nëse kjo është një pozitë, ku punonjësi i ri pritet të marrë përgjegjësinë dhe të sjellë ndryshime, duhet të jeni të përgatitur të shpjegoni me detaje se çfarë planifikoni të arrini në javët e para të punës.

Shembuj për përgjigje të mira

Përgjigja e përshatshme për këtë pyetje bazohet në pozitën dhe nivelin e përvojës. Për pozitën e menaxherit, përgjigja duhet të përfshijë një plan më të detajuar. Ndërsa, një fillestar mund të përmendë nevojën për të fituar përvojë dhe për të mësuar nga kolegët.

Përgjigje të mira për këto pyetje mund të jenë të tilla si:

  • Do ta kaloj muajin e parë duke mësuar sa më shumë të jetë e mundur dhe duke i njohur kolegët e mi të punës.
  • Unë do të punoj në kultivimin e marrëdhënieve të mira me bashkëpunëtorët.
  • Kam në plan që të vij herët dhe të shkoj vonë në shtëpi, në mënyrë që ta shpejtoj të mësuarit.
  • Do të kërkoj nga menaxheri, që të mi sygjerojë disa nga punonjësit kryesor për të mësuar nga ata.
  • Do të bëj shumë pyetje në lidhje me qëllimet dhe metodat.
  • Nuk do të jap mendime, deri sa të kuptoj se pse dhe si po bëhet një punë e caktuar.
  • Do ta kaloj duke mësuar nga të gjithë pjesëtarët e stafit, në mnëyrë që të mos bëhem barrë vetëm për një individ.
  • Do të prezantohem me partnerët kryesor të departamenteve të tjera dhe do t’i mësoj pritjet e tyre për dikë në rolin tim.
  • Do t’i përqëndroj bashkëveprimet e mia me pjesën e stafit që është pozititv në lidhje kompaninë.

Do t’i respektoj të gjithë pjesëtarët  e kompanisë. Kam pasur fatin që nga e kaluara ta kuptoj se sa i rënësishëm është stafi mbështetës gjatë mësimit të punës.

Këshilla për të dhënë përgjigje të mirë

Jini specifik: Lidhja e shembujve se si je ni përshtatur shpejt dhe në mënyrë efikase kur keni filluar një punë të re në të kaluarën, mund të jetë mënyra e duhur për ta dhënë një përgjigje të goditur. Bëhuni sa më specifik kur tregoni historinë tuaj! Me cilat sfida jeni përballur dhe si e treguat aftësinë për t’i kaluar ato shpejt.

Tregoni njohuritë: Përgjigje e duhur është po ashtu kur tregoni që keni  hulutmuar në lidhje me kompaninë dhe pozitën në veçanti. Gjithashtu, është e përshtatshme që të përmendni detyra specifike apo projekte që dëshironi t’i përmbushni, apo edhe të tregoni se si ishte rezultati kur projekte të ngjajshme i keni bërë edhe më herët.

Tregoni iniciativë: Ju mund të thoni edhe “Unë do të doja të vlerësoja dhe potencialisht të ristrukturoja procesin e lansimit të produkteve të reja” apo “Do të doja ta shkurtoja kohën e kaluar në projekte. Këtë do ta bëja duke caktuar takime me secilin anëtar të ekipit dhe do t’u kërkoja atyre mendime, se cilat detyra i konsiderojnë si të panevojshme”.

Çfarë të mos thoni?

Shamngni kritikat ndaj organizatës! Ndodhë që intervistuesit për t’ua hapur rrugën ju tregojnë disa probleme të kompanisë. Mos e keqpërdorni sinqeritetin e tyre duke pasur qasje kritike! /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2026 - KosovaJob LLC