Si t’i përgjigjeni pyetjes “Cila ka qenë kritika më e madhe që e keni marrë nga shefi?”, në një intervistë pune

9 Dhjetor '20

Si t’i përgjigjeni pyetjes “Cila ka qenë kritika më e madhe që e keni marrë nga shefi?”, në një intervistë pune
	 	 

Procesi i punësimit i menaxherëve dhe punonjësve kërkon pyetje të ndryshme gjatë intervistimit, sepse këtu përcaktohen cilat janë dobësitë dhe pikat e forta të kandidatëve. Pika këto që u japin intervistuesve mundësinë që të shohin se sa ata janë të përshtatshëm për pozitën në të cilën kanë aplikuar. Një nga këto pyetje mund të jetë “Cila ka qenë kritika më e madhe që keni marrë nga shefi i kaluar?”. Është e kuptueshme që kjo është një pyetje me “grackë”, prandaj nuk është e nevojshme që ta pyesni veten nëse duhet ta tregoni me detaje atë kritikë. Akademi Pune, ju sjellë disa gjëra që t’i keni parasysh përpara se të përgjigjeni!

Mos tentoni të shmangni pyetjen

Një intervistues do ta kuptojë kur tentoni që ta shmangni atë pyetje, prandaj mos tentoni që ta bëni, sepse ai do të ngulmojë në të. Nëse përvoja e kaluar sinqerisht ka qenë pa të meta, tentoni që ta vini në pah këtë! Por përgjigja “Nuk jam kritikuar asnjëherë”, është shumë e varfër dhe do të ndikojë edhe më keq. Në këtë rast do të dukeshit si një person që vetëm bën “zhurmë” edhe nëse jeni shumë të sinqertë.

Këshillë: Nëse nuk ju kujtohet një rast i tillë menjëherë, atëherë merr pak kohë për t’u kujtuar! Kjo është diçka e mirë, sepse shfaqë seriozitet.

Mos u bëni i pandershëm apo i pasjellshëm

Ashtu si shmangia e gjithë përgjigjes, apo përgjigjes se nuk jeni kritikuar asnjëherë, as ndonjë rast që ju shfaq të pandershëm, nuk është në rregull.  Por përveç kësaj, mos flisni keq për personin që ju ka kritikuar dikur! Kjo do të ndikonte shumë keq gjatë intervistimit, sepse do të dukenit sikur nuk mund t’i përballoni reagimet negative.

Si të përgjigjeni

Ju duhet të jeni gati që të ndani çështje apo incidente, me të cilat jeni përballur gjatë kohës, por mos përmendni raste që ndërlidhen me punën ku keni aplikuar! Mundohuni të zgjidhni një çështje që e keni adresuar dhe përmirësuar, por që nuk është e nevojshme që të flisni me fjalë shumë të mëdha për veten, në mënyrë që të shkëlqeni në intervistë.

Për shembull, nëse mbikëqyrësi juaj dikur kritikoi aftësitë tuaja të të folurit në publik, ju mund ta përmendni këtë dhe të shpjegoni se kjo ju çoi të ndërmerrni hapa për të rritur ato aftësi. Por përsëri, kjo qasje funksionon më mirë nëse aftësitë e shkëlqyera të të folurit në publik nuk janë thelbësore për pozicionin e ri për të cilin po aplikoni. Ju nuk duhet ta vendosni gjithë theksin në diçka që dikur keni pasur problem me të.

Jini të kujdesshëm edhe në lidhje me furnizimin e përgjigjeve klishe! Mos u shqetësoni duke theksuar se një dobësi e veçantë gjithashtu mund të interpretohet si një forcë. Një intervistues i mirë do ta vërejë atë vetë.

Megjithëse nuk dëshironi që ta përmendni një kritikë që ju ka dërguar deri tek prishja e marrëveshjes, ju gjithashtu nuk duhet të përmendni as diçka shumë të vogël, si një kritikë lidhur me aftësitë tuaja të regjistrimit, kur keni aplikuar për ngritje në pozitë. Këto lloj përgjigjesh do t’ju bëjnë të shiheni si dikush që nuk është duke u marrë seriozisht me përgjigjet.

Pika më e rëndësishme

Mos harroni, punëdhënësit janë në kërkim të përgjigjeve të sinqerta! Ata duan një shkak që ta kuptojnë se ju jeni të gatshëm t’i njihni dobësitë tuaja dhe të ndërmerrni hapa që t’i përmirësoni ato. Ata nuk kërkojnë që ju të jeni të pa të metë  dhe të përkryer.

Në realitet, përderisa është shumë e vështirë që të dëgjoni kritika, t’i pranoni ato ëshë diçka që do t’ju ndihmonte shumë. Në përgjigjen tuaj do të ishte më e mira, sikur të përqëndroheshit kryesisht tek kritika. Kompanitë vlerësojnë punonjësit, të cilët nuk mbrohen kur marrin reagime për gabimet e tyre dhe vazhdojnë që t’i bëjnë ato. Strategjia më e mirë është që të përmendni krtikën me pak fjalë dhe pastaj të zgjeroheni në shpejgimin e hapave që keni ndërmarrë për t’i tejkaluar ato! /Akademi Pune

 

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2026 - KosovaJob LLC