A do të paguhen më pak ata që punojnë nga shtëpia?

16 Shkurt '24

A do të paguhen më pak ata që punojnë nga shtëpia?
	 	 

Kjo pyetje ishte në qendër të një sondazhi të fundit dhe një numër i konsiderueshëm biznesesh evropiane janë në kundërshtim me atë që kërkojnë punonjësit.

Punëtorët në distancë mund të përballen me paga më të ulëta në kompanitë evropiane, pasi që kompanitë po shohin mundësitë për të rritur prodhimin dhe për të ulur kostot, sipas gjetjeve të një sondazhi të ri.

Gjignadët e teknologjisë në të gjithë globin, po shpallin pozita duke i urdhëruar punonjësit të kthehen në zyrë, pavarësisht se punonjësit mendonin se puna nga shtëpia është një “trend” që do të vazhdonte edhe për shumë gjatë.

Një studim i fundit i publikuar nga platforma e menaxhimit të shpenzimeve “Pleo” sugjeron se gati një në pesë ndërmarrje të vogla dhe të mesme evropiane (NVM) po konsiderojnë zvogëlimin e pagave për punëtorët që punonjë nga shtëpia.

Thorbjørn Fink, COO i Pleo, i tha Euronews Business se kompanitë "do të përqendrohen në kursimin e kostos gjatë vitit 2024".

“Raporti ynë tregon se 1 në 4 të anketuar e shohin këtë si temë për vitin 2024,” shtoi ai. “Por nga do të vijnë këto kursime është e pasigurt. Disa (rreth 20%) përmendin uljen e pagave të punëtorëve në distancë si një mënyrë për të arritur kursime”, është shprehur tutje ai.

Fink gjithashtu theksoi se shumë nga kompanitë e anketuara mund të përmirësojnë ndërgjegjësimin e tyre për shëndetin e tyre financiar dhe të shtrëngojnë rripat e tyre në mënyra të tjera që nuk përfshijnë uljen e pagave të punëtorëve në distancë.

"Disa kompani në fakt bëjnë më shumë praktika të punës në distancë për të reduktuar kostot e zyrës," tha ai, duke shtuar se është thelbësore që këto NVM të kenë një "përmbledhje të saktë se si ndodhin shpenzimet dhe të marrin vendime të bazuara në të dhëna".

Euronews Business kontaktoi zyrën e Komisionerit Evropian për Punë dhe të Drejta Sociale, Nicolas Schmit për të pyetur për ndonjë implikim më të gjerë të një lëvizjeje të tillë, por nuk mori menjëherë një përgjigje.

Si do të ndikonte ulja e pagave të punëtorëve në distancë në tregun e punës në Evropë?

Ideja për të paguar më pak punëtorët në distancë nuk është një ide e re, megjithatë debati vazhdon, me njërën anë ekziston argumenti se mungesa e lëvizjes së punëtorëve në distancë dhe liria për të jetuar aty ku duan mund të rezultojë në fatura më të lira sesa ata që punojnë në zyre.

Të tjerë thonë se punëtorët në distancë janë po aq produktivë sa homologët e tyre në terren dhe madje ulin kostot për punëdhënësit, kështu që puna e tyre duhet të kompensohet në mënyrë të barabartë.

Firma shumëkombëshe holandeze e konsulencës për HR “Randstad” tha për Euronews Business se është shumë e rëndësishme që të trajtohen të gjithë punonjësit në mënyrë të barabartë, pavarësisht vendndodhjes së tyre.

“Ne duhet të sigurohemi që të krijojmë një loje të barabartë, ku të gjithë talentet trajtohen në mënyrë të barabartë për të zhbllokuar rezultate më të mira si për individët ashtu edhe për organizatat,” tha firma.

Kompanitë e teknologjisë po pushojnë mijëra punëtorë. Çfarë do të thotë kjo për industrinë?

Shumë drejtues biznesesh kanë qenë të zëshëm për mospërfilljen e tyre për të punuar nga shtëpia. Manjati britanik i biznesit, Lord Alan Sugar, i njohur për qëndrimin e tij kundër punës nga shtëpia, tha në vitin 2022 se ata që punojnë në distancë duhet të paguhen më pak. Drejtues të tjerë kanë qenë gjithashtu shumë të hapur për anën negative të punës në distancë, siç është CEO të Goldman Sachs, David Solomon, që e quajti atë një "gabim".

Gjigandi i teknologjisë IBM kohët e fundit u bëri thirrje menaxherëve të vinin në zyrë ose të largoheshin nga puna; Dell dhe SAP kanë urdhëruar që punonjësit e tyre të kthehen në zyrë, të paktën pjesërisht; L’Oréal ka vendosur që të premtet në zyrë janë të detyrueshme dy herë në muaj. Lista e këtyre vazhdon.

“2023 pati shumë biseda midis talenteve dhe punëdhënësve në lidhje me punën fleksibile dhe ky debat do të vazhdojë në vitin 2024”, tha Randstad. “Të dhënat tregojnë se mbi një e treta (35%) e punëtorëve tani pritet të jenë në zyrë më shumë se gjashtë muaj më parë, me pak më pak se gjysma (41%) që raportojnë se punëdhënësi i tyre është bërë më i rreptë për pjesëmarrjen në zyrë në të kaluarën”.

Të humbasësh talentin?

Ndërsa gjithnjë e më shumë kompani fillojnë të heqin punë në distancë, agjencitë e rekrutimit po paralajmërojnë se kompanitë rrezikojnë të humbasin talentiët.

Sipas raportit të fundit të LinkedIn, 'Global State of Remote and Hybrid Work', kërkesa për punë në distancë nga punonjësit e ardhshëm ka tejkaluar ndjeshëm rritjen e ofertës. Raporti i tyre i kryer në fund të vitit 2023 sugjeron se 50% e punëtorëve preferojnë rolet hibride dhe të largëta sesa ato në terren.

Dhe ata mund të mos bëjnë kompromis në stacionin e tyre të punës. Sipas Randstad, brezat e rinj vlerësojnë balancën punë-jetë po aq sa pagën dhe kanë një dëshirë të fortë për fleksibilitet./AkademiPune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2026 - KosovaJob LLC