Kur ndonjë biznes rritet me ritme të shpejta, fillon të bëhet parësore shtimi i disa aftësive, në mënyrë që kompania të plotësohet në mënyrën më të mirë të mundshme me talente të reja, për një kohë shumë të shkurtër.
Akademi Pune po jua sjellë disa hapa të thjeshtë, por shumë efikasë për t’i ndjekur gjersa jeni duke rekrutuar për kompani të cilat rriten shpejt.
Kuptoni nevojat tuaja të veçanta të punësimit
Në përgjithësi, një kompani që rritet me shpejtësi, shtrihet më shpejt sesa kompanitë e tjera që kanë rritje mesatare në industrinë e njëjtë. Kjo do të thotë që, nevojat e punësimit, nuk janë gjithnjë të planifikuara dhe, plotësimet mbase duhet të bëhen në minutën e fundit.
Ka punëdhënës të cilët nxitojnë ta marrin një kandidat për shkak të presionit të kohës, apo edhe ta punësojë dikë për shkak të ndonjë marrëdhënieje që ka ekzistuar më parë, por duke e favorizuar. Kjo e ka anën e keqe, sepse mund të çojë në punësim të keq, që ka efekt të tillë për një kohë të gjatë në gjithë kulturën e kompanisë. Është shumë më mire, të ndash kohë në identifikimin e kandidatëve dhe më pas t’i përzgjedhni më të mirët e mundshëm që në herën e parë.
Tani, çdo rekrutues përjeton sfida të ndryshme punësimi në arritjen e rritjes së shpejt pasi rruga ose zgjidhja që ka funksionuar për një mund të mos funksionojë gjithmonë për një tjetër. Prandaj, caktimi i kohës së mjaftueshme për t’i kuptuar kërkesat unike të organizatës suaj duhet të jetë diçka që ta kunsideroni në fillim, kur punësoni për kompanitë me rritje të shpejtë.
Planifikoni kohështrirjen
Si rekruterë të përgjegjshëm, duhet ta planifikoni me kujdes kohën e punësimit.
Shembull, nëse vlerësoni se do t’ju duhet që në vitin tjetër të jeni 500 punonjës, gjërsa për momentin jeni 300 punonjës, do t’ju duhet që të punësoni edhe 200 të tjerë për ta rritur këtë shifër. Por ky parashikim është ideal, sepse duhet të parashikohet edhe shkalla e qarkullimit të punonjësve, pra mund t’i humbisni edhe 30 nga punonjësit tuaj.
Kjo do të thotë që ju duhet të planifikoni për t’i punësuar jo 200 punonjës, por 230 në mënyrë që ta ruani rritjen e kompanisë.
Një praktikë më e mirë do të ishte formulimi i një plani të thjeshtë punësimi për tremujor që mund t'ju ndihmojë të prioritizoni nevojat e punësimit shumë më mirë.
Llogaritni dhe bëni një vlerësim të kostove të përgjithshme
Pasi ta keni vendosur numrin e përgjithshëm të pozitave për të cilat do të rekrutoni, është koha që ta kalkuloni, sa është kostoja e plotësimit të secilës pozitë. Kjo është një nga matjet themelore për ta bërë të suksesshëm vendimin e punësimeve. Pra, do t’jua jep një ide sa mesatarisht do të shpenzoni për ta plotësuar një pozitë të lirë.
Formuloni një proces të strukturuar të punësimit
Mbi të gjitha çështjet e tjera, nga mungesa e dokumenteve të strukturuara të porcesit të rekrutimit, punësimet e këqija që i sjellni në organizatën tuaj, mund t’ju lëndojnë dhe t’ju shtyjnë në rrugë të kundërt të rrugëtimit të rritjes së shpejtë.
Dështimi i madh gjatë punësimit, koha e gjatë për të punësuar, dhe kostot e larta për punësim, janë disa nga çështjet e tjera që rriten gjatë rekrutimit ad hoc.
Kështu që, si e formuloni një strukturë efikase të procesit të punësimit, në mënyrë që ta arrini qëllimin e rritjes së shpejt?
Përdorni teknologjinë për t’i përmirësuar operacionet
Teknologjia është bërë një mga mjetet themelore për rekrutimin, sidomos për rekrutimin për kompanitë e mëdha.
Mbi 98% të bizneseve të Fortune 500, i përdorin softuerët e rekrutimit. Ka disa softuerë që punëdhënësit sot i përdorin për t’i gjetur talentet që ju duhet, duke iu kursyer kohë, por edhe duke i gjetur personat më të përshtatshëm. Disa prej tyre përfshijnë: