Secilën herë e më shumë, rekruterët kanë filluar ta vlerësojnë intelegjencën emocionale të kandidatëve gjatë procesit të intervistës për punë. Si e vlerësojnë intelegjencën emocionale? Nganjëherë ata këtë e bëjnë përmes disa testeve të shkruara të bazuara në psikologji, herë të tjera këtë e bëjnë thjesht duke i bërë disa pyetje të veçanta.
Lexo: Çka është intelegjenca emocionale?
Si lidhet intelegjenca emocionale me punonjësit? Kur punonjësi ka intelegjencë të lartë emocionale, arrinë që t’i shprehë emocionet në mënyrë “të shëndetshme”, e gjithashtu edhe t’i kuptojë edhe emocionet e atyre me të cilët punon, duke e rritur kështu marrëdhënien e punës dhe përformancën.
Çfarë dëshiron të dijë intervistuesi rreth kësaj pjese?
Pyetjet e intervistës që e vlerësojnë intelegjencën emocionale kanë tendencë të përqëndrohen në mënyrën sesi kandidati menaxhon veten dhe administron marrëdhëniet me të tjerët. Këto pyetje i kërkojnë të intervistuarit që të shpjegojë se në çfarë formash ka reaguar në situata të ndryshme, në lidhje me punësimin në të kaluarën.
Shembuj të pyetjeve që bëhen rreth intelegjencës emocionale
Këshilla për të dhënë përgjigje të mirë
Parashikoni pyetje të ndërlikuara: Mënyra më e mirë për t’ja dalë në një intervistë pune është të planifikoni përgjigjen e pyetjeve të vështira të intervistës. Pyetjet rreth intelegjencës emocionale nganjëherë janë mjaft sfiduese.
Bëni një intervistë praktike: Mund t’ju bëhen pyetje për të cilat nuk i keni menduar më parë si “Ku e shihni veten pas pesë vitesh”. Pra është më mirë t’i praktikoni përgjigjet e pyetjeve të mundshme përpara intervistës.
Si të mos përgjigjeni
Mos flisni keq për ndokënd: Nuk duhet të flisni negativisht për ish-shefat, klientët, menaxherët ose kolegët tuaj, kështu që do ta vini në dyshim intelegjencën tuaj emocionale. Plus që do ta bëni punëdhënësin të mendojë që një ditë mund të thoni të njëjtën gjë edhe për të.
Mos e zgjatni të vërtetën për ta bërë një histori të mirë: Tregoni një histori të vërtetë kur jeni jeni duke u përgjigjur në të gjitha këto pyetje, nuk është e nevojshme të tregoni më shumë se sa keni qenë vërtetë. Intervistuesit janë të mirë për t’i dalluar njerëzit që i fryjëjnë gjërat. /Akademi Pune