Mund ta keni filluar një punë, pa shumë zemër, por pasi të keni filluar të punoni brendësia juaj ka ulëritur “E urrej këtë punë”. Sigurisht që nuk është mirë që të qëndroni në një punë të cilën po e urreni, por si ta bëni këtë, duke qenë se sapo e keni filluar punë e re dhe me këtë veprim mund ta minoni gjithë karrierën tuaj?
Urrejtja nuk është e vetmja arsye që punonjësit largohen nga puna e re. Mund të jetë edhe arsyeja që e kanë marrë një ofertë tjetër më të mirë. Largimi nga puna e rë pas një kohe shumë të shkurtër mund të ndikojë në shumë mënyra.
Vendosja në listën e zezë: Menaxheri dhe kompania mund të refuzojnë që të punojnë me ju në të ardhmen.
Dëmtimi i reputacionit: Fjalët shpërndahen shpejt, sidomos në industrinë e njëjtë. Nëse kjo ndodhë, menaxheri ardhshëm mund të ketë mendime negative për juve, gjë që mund t’jua bëjë më të vështirë punësimin.
Rëndimi i kolegëve: Largimi juaj, bën që detyrat tuaja t’u kalojnë kolegëve të tjerë, gjë që mund t’ua rëndojë gjendjen dhe të fillojnë të të grumbullojnë ndjenja jo të mira për ju.
Sakrifica financiare: Kur të vendosni që të largoheni nga puna vullnetarisht, rrezikoni të mbeteni të pasigurt financiarisht.
E në anën tjetër ka gjithashtu përfitime nga lënia e punës që në fillimet e saj. Është më mirë që të largoheni nga një pune toksike sa është ende herët, sesa të pësoni dëmtime në shëndetin tuaj mendor.
Vetëm ju mund të vendosni se kur të largoheni dhe sa të rrini, por situata mund të jetë shumë ekstreme që ju ka dërguar juve deri në atë pikë. E kur ta keni marrë plotësisht vendimin për t’u larguar, atëherë duhet t’i keni parasysh këto gjëra.
Jepni dorëheqje përballë: Edhe pse mund të ndiheni keq dhe jo rehat, lajmin duhet t’ia jepni shefit tuaj ballë për ballë. Kjo do t’ju bëjë të dukeni profesionalë. Pastaj, pyeteni se si duhet t’ia jepni lajmin kolegëve! Mos iu tregoni kolëgeve që po e lini punën deri në momentin kur i tregoni shefit!
Mbani qëndrim pozitiv: Nuk keni nevojë të jepni shpjegime pse po largoheni nga puna. Thuani që keni menduar shumë për këtë vendim dhe ishte shumë i vështirë që të merret! Nëse menaxheri ju shtyn që t’ia tregoni arsyen, thjesht thoni që e keni menduar që ky është vendimi më i mirë për juve dhe kompaninë!
Shkruani një letër të dorëheqjes: Shumë punëdhënës kërkojnë që ta kenë një letër të dorëheqjes, si provë. Që ta kurseni kohën e e shefit, shkruani letrën e dorëheqjes paraprakisht dhe prezentojeni te menaxheri!
Njoftoni së paku 2 javë përpara: Edhe pse mendoni që nuk jeni të detyruar që t’i njoftoni shumë më herët, sepse keni shumë pak kohë në atë kompani, ju duhet ta bëni atë! Nëse keni fleksibilitet, duhet të ofroni që të qëndroni edhe 3 ose 4 javë, nëse menaxheri e preferon atë. Në të kundërtën, përgatituni që të merrni përgjigje negative.
Mos u largoni edhe me mendje: Pasi të keni treguar që do të largoheni, nuk do të thotë që punët duhet t’i lini mangut, madje mundohuni që ta përfundoni punën 100% dhe ta jepni më të mirën nga vetja! Nëse e bëni këtë në dy javët e fundit, atëherë do t’ju ndihmojë shumë në reputacionin tuaj. /Akademi Pune