Ta zëmë që shefi jua ka dhënë një detyrë. Meqenëse ka qenë diçka plotësisht e re ju jeni ndalë dhe keni menduar në detaje rreth saj. Pas kësaj keni rënë në përfundim që kjo nuk ishte një detyrë e duhur për ju. Mund të ketë shumë arsye të cilat ju kanë bërë të bini në atë përfundim. Ndoshta jeni duke u ngulfatur nga punët e tjera, ose thjesht keni menduar që nuk i keni ende ato aftësi që i duhen atij projekti. Këto arsye për t’ia thënë shefit, juve mund t’ju tingëllojnë në rregull, por a do të jetë e njëjta për atë?
Arsyet e gabuara për t’i thënë shefit jo
Mos i ktheni mbrapsht detyrat e shefit për tekat tuaja! Më poshtë janë disa arsye të cilat mund të duken si të duhurat, por mund të mos jenë të tilla edhe për shefin.
Projekti duket shumë sfidues: Nëse i keni shkathtësitë e mjaftueshme për të punuar në një detyrë, mos e kthe atë vetëm se mund të jetë e vështirë. Shefi mund të presë shumë nga ju, prandaj nuk do të ndjehet i kënaqur nëse ia ktheni pas projektin vetëm pse ju duket që do të merr shumë mund për ta përfunduar.
Nuk është pjesë e përshkrimit të punës: Për sa kohë që i keni shkathtësitë e nevojshme për ta përfunduar një punë, refuzimi i saj për shkak se nuk është pjesë e përshkrimit tuaj të punës, është thjesht gabim.
Jam në mes të planeve për martesë: Mos i vendosni ngjarjet personale para punës, në shumicën e rrethanave! Nëse punëdhënësi juaj jua ka aprovuar që ta keni të lirë një kohë dhe ajo kohë bjen ndesh me një projekt, flisni për këtë me shefin.
Arsyet e duhura për ta refuzuar shefin
Nëse shefi juaj është i arsyeshëm, ai do të jetë i gatshëm që t’ju kuptojë kur shmangeni nga një detyrë, në këto raste:
Cila është mënyra më e mirë t’i thoni jo shefit?
Mos prisni shumë gjatë për t’ia shpjeguar çështjet shefit! Jepni atij/asaj mundësinë për ta drejtuar atë projekt te dikush tjetër pa qenë shumë vonë! Sigurohuni që t’jua bëni të qartë që i keni dhënë rëndësinë dhe seriozitetin maksimal gjatë shqyrtimit! Nëse jeni i kualifikuar për të punuar në atë projekt, por keni shumë punë të tjera për të bërë, shefi do t’ju ndihmojë që ato detyra t’i kaloni tek dikush tjetër.
Nëse duhet t’i thoni atij që nuk keni mjaftueshëm kohë për të punuar në atë projekt, përgatiturni ta bëni një raport për ecuritë e projekteve të tjera. Shefi/shefja mund as të mos e mbajnë mend se te kush kanë qenë të deleguara ato detyra.
E nëse nuk i keni shkathtësitë e nevojshme për t’i përmbushur ato detyra, pranojeni atë te shefi juaj! Është e panevojshme dhe jo e mirë të pretendoni që mund të bëni diçka, kur në realitet nuk mund ta bëni. /Akademi Pune