Mjaft u përgjigjet në çdo pyetje, është koha që të bëni edhe ju! Por, zakonisht kjo vjen pas pyetjes së fundit nga intervistuesit “A ke ti ndonjë pyetje?” Në shumicën e rasteve kandidatët kanë ngecje, sepse nuk e kanë mjaft të qartë se deri ku duhet të shkojë interesimi i tyre në intervistën e parë të punës. Ata që kanë shkuar në intervistë duhet ta kenë të qartë se mos bërja e pyetjeve do të tingëllojë si painteresim dhe papërgatitje.
Bëni gati disa pyetje
Kandidatët nuk janë aty vetëm të gjejnë një punë, por edhe të përshtaten me kulturën e kompanisë. Bërja e pyetjeve ju ndihmon atyre t’i kuptojnë përgjegjësitë specifike të çdo dite, si dhe me çfarë do të përballen ata në javën e parë. Kjo po ashtu i ndihmon ata që t’i hedhin në dritë disa nga kualitetet, aftësitë dhe përvojat, për t’i bërë me dije rekruterët përse është i duhuri për atë pozitë.
Pyetjet më të mira për t’jua bërë intervistuesve
Detyrat dhe kërkesat
- Si i përshkruani përgjegjësitë e pozitës?
- Çfarë kërkoni te një kandidat?
- Cila është sfida më e madhe në këtë punë?
- Si do ta përshkruanit një ditë tipike në këtë pozitë?
- A është puna jashtë orarit diçka e pritshme?
- Cila është gjëra më e rëndësishme që duhet ta arrijë në nëntë ditëshin e parë?
- Sa janë të pritshme udhëtimet?
- A është e mundur zhvendosja?
Struktura e zyrës
- Sa punonjës janë në zyrë/department?
- Kujt i raportoj për këtë pozitë? Nëse më ofrohet kjo pozitë, a mund t’i takoj ata përpara se ta jap vendimin përfundimtar?
- Cili është lloji i mënaxhimit të kompanisë?
- A keni politika për t’i ndihmuar anëtarët e rinjë që të ndihen pjesëmarrës?
Kultura
- Cilat janë disa nga shpërblimet më të mëdha për të punuarit në këtë kompani?
- Cila është pjesa më e mirë e të punuarit në këtë kompani?
- Çfarë lloj prapavije mendoni që është më i miri për të pasur sukses në këtë pozitë?
Promovimi
- Cilat janë disa nga mundësitë për rritje dhe avancim?
- Si përparon dikush në kompani?
- A keni ndonjë shembull që dikush ka përparuar me këtë pozitë?
- A krijoni mundësi të zhvillimit profesional?
Misioni dhe vizioni
- Si do t’i përshkruanit vlerat e kompanisë?
- Si ka ndryshuar kompania gjatë këtyre viteve të fundit?
- Cilat janë planet e kompanisë për rritje dhe zhvillim?
Më shumë pyetje
- Ka diçka që do të duhej t’ju pyesja?
- A keni ngurrim në lidhje me kualifikimin tim?
- A ka diçka që më duhet ta qartësoj në lidhje me kualifikimin?
- Nëse kam fatin ta kem një ofertë, sa shpejt më duhet ta filloj punën?
- Kur mund të pres të më lajmëroni?
Pyetjet që duhet t’i shmangni
Por, ka edhe disa pyetje që nuk duhet t’i bëni!
- Çfarë bën kjo kompani? (duhet të hulumtoni përpara se të aplikoni!)
- Nëse e fitoj këtë punë, kur mund ta marr pushim?
- A mund ta ndryshoj orarin nëse punësohem këtu?
- A jam pranuar në punë? (Mos u bëni të padurueshëm, ata do t’ju njoftojnë!)
Udhërrëfyes rreth bërjes së pyetjeve
Shmangni “unë” në qendër të pyetjes: Pyetje të tilla përfshijnë pushimin, pagën, sigurimet shëndetësore, orët e punës në javë dhe të tjera të tilla.
Bëni vetëm një pyetje gjatë në një kohë: Shmangni shumë pyetje përnjëherësh! Secila duhet ta kenë një pikë specifike!
Shmangni pyetjet për “po”, “jo”: Mos bëni pyetje të cilat nuk nxisnin dialog dhe të cilat mund t’i gjeni në ueb faqe!
Mos pyesni diçka shumë personale: Nuk është ide e mirë të bëni pyetje shumë personale për intervistuesin, i cili ato informata nuk i ka bërë publike si: pyetje rreth familjes, racës, gjinisë etj. /AkademiPune