Punoni nga shtëpia apo në zyrë? Kjo nuk ka shumë rëndësi, përderisa e kryeni të njëjtën punë dhe jeni efektiv në punën që bëni. Ka shumë njerëz që punojnë nga shtëpia dhe kjo nuk paraqet ndonjë problem për ta.
Akademi Pune, ju sjell disa nga përparësitë dhe mangësitë që mund të keni nëse punoni nga shtëpia. Përparësitë që mund të keni nëse punoni nga shtëpia:
1. Jeni më të pavarurJu mund të punoni në mënyrë të pavarur. Gjithashtu, puna nga shtëpia ju mundëson të zgjedhni këndin tuaj të preferuar, aty ku besoni që puna juaj do të ishte sa më efektive.
2. Shmanget trafikuPuna nga shtëpia do të nënkuptonte se nuk do të kishit nevojë të udhëtoni për në vendin e punës. Në këtë mënyrë, ju shmangni trafikun që shpesh mund të jetë i bezdisshëm, e që shpeshherë është edhe arsyeja e vonesës në punë.
3. Kurseni paraNëse do të punonit në zyrë, koha e drekës do të thoshte të shkonit në ndonjë restaurant që e vizitoni vetëm pse është afër vendit të punës, rutinë kjo që shpesh kalon në monotoni. Ndërsa, puna nga shtëpia do t’ua mundësonte ta përgatisni ushqimin tuaj të preferuar. Po ashtu, përparësi në kursim paraqet edhe udhëtimi, pasi që nuk do të kishit nevojë ta përdorni makinën apo ndonjë mjet transporti tjetër për të shkuar në punë.
4. Nuk keni kod të veshjesNëse do të punonit në zyrë, nga ju do të kërkohej ta respektoni kodin e veshjes. Mirëpo, natyra njerëzore kërkon të jetë e lirë dhe imponimi i kodit të veshjes në baza ditore mund të jetë shqetësues. Puna nga shtëpia do t’ju mundësonte të vishnit rrobat në të cilat ndiheni rehatshëm.
Puna nga shtëpia nuk do të thotë që ka vetëm përparësi, pasi ajo ka edhe mangësitë e saj. AkademiPune përveç përparësive të lartcekura, ju sjell edhe mangësitë e punës nga shtëpia, siç janë:
1. Mungesa e komunikimit me kolegëNdoshta do të kishit mundësi të komunikoni me kolegët tuaj edhe përmes telefonit nga shtëpia, mirëpo komunikimi sy më sy është më efektiv. Po ashtu, përmes komunikimit sy më sy shkëmbimi i informatave dhe zgjidhja e paqartësive është më e lehtë se sa komunikimi përmes telefonit.
2. Vështirësi në vlerësimin e performancës
Nga shtëpia nuk do të ishit të përditësuar në lidhje me performancën tuaj, pasi nuk keni kontakt të vazhdueshëm me menaxherin dhe kolegët tuaj. Kjo do të mund të paraqiste problem në avansimin tuaj, pasi nuk jeni në dijeni se si po vlerësohet puna juaj. Nëse nuk keni informata rreth vlerësimit të punës dhe kontributit juaj, kjo do të ndikonte drejtpërdrejt në pozitën që keni në kompani dhe të ndiheshit i pasigurtë në rolin dhe synimet që keni në të ardhmen.
3. KontaktiKontakti me kolegët e punës na mundëson në avansimin dhe zhvillimin personal si dhe atë profesional. Puna nga shtëpia mund edhe të shkaktoj mërzitje pasi nuk kemi kontakt me kolegët tjerë në rast të ndonjë pyetje që mund të kemi rreth punës. Kësisoj, mungesa e kontaktit shihet si mangësi, që ndikon në performancën tuaj.
4. Rënia e produktivitetitJu nuk mund të jeni produktiv nëse nuk keni kontakt dhe bashkëpunim të duhur me kolegët tuaj. Me anë të diskutimit dhe shkëmbimit të ideve ju ngrisni produktivitetin aty ku keni nevojë, si rrjedhojë arritja e objektivave të përbashkëta që keni si ekip është më e shpejtë./AkademiPune