Teleperformanca është kompania më e madhe botërore për shërbime ndaj klientëve. Për më shumë se 40 vite, kjo kompani vazhdon të jetë lider botëror në ofrimin e shërbimeve ndaj klientëve dhe për momentin është e pranishme në 86 vende të botës duke punësuar mbi 500 mijë punëtorë.
Në Kosovë kjo kompani ka mbi 2000 të punësuar. Sipas menaxherit të burimeve njerëzore në këtë kompani, Arben Abrashit çelësi për të arritur një sukses të tillë për të menaxhuar me një ekip kaq të madh dhe për të krijuar një ambient stabil pune është pikërisht trajtimi i drejtë i të gjithë të punësuarve.
“Trajtimi i barabartë i të punësuarve, ofrimi i barabartë i kushteve, drejtësia në përzgjedhje për vende të ndryshme, mundësia për ngritje në karrierë janë çelësi i suksesit për çdo kompani. Ndonjëherë ka vende të punës që paguajnë më pak por ofrojnë më shumë për nga trajtimi i drejtë i punëtorëve”, ka thënë ai.
Menaxhmenti i dyanshëm – si shtyllë e suksesit
Teleperformance në Kosovë është e pranishme në Prishtinë qe prej majit të vitit 2017 si degë e Teleperformance Gjermani dhe ka arritur të marrë certifikimin “Great Place to Work” që konsiderohet si një nga standardet më të larta që mund ta arrijë një kompani për kulturë të shkëlqyer të punës. Çdo vit, më shumë se 10,000 organizata në më shumë se 60 vende anembanë botës aplikojnë për të marrë një certifikim si “Great Place to Work”. Arben Abrashi ka treguar se si kompani investojnë shumë kohë në shumë procese për t’i edukuar njerëzit me kulturën, punën dhe vlerat e kompanisë.
“Japim trajnime të ndryshme, zhvillim të vazhdueshëm dhe mbi të gjitha ofrojmë një udhëtim në karrierë i cili u mundëson njerëzve të shohin se kanë një perspektivë. Ata e kanë më të lehtë atëherë të identifikohen me vlerat tona dhe kështu gradualisht rritet niveli i kënaqësisë së të punësuarve”, ka shtuar tutje ai.
Shtylla kryesore ku mbështet Teleperformanca për një ambient të shëndetshëm pune është menaxhmenti i dyanshëm. Kjo i bën punonjësit të ndihen që kërkesat dhe idetë e tyre po dëgjohen dhe bëhen pjesë integrale e proceseve të rëndësishme nëpër të cilat kalon kompania.
“Po ashtu duhet theksuar se ne e kemi komunikim në nivel të barabartë me të gjithë të punësuarit ku mendimi dhe idetë e të punësuarve janë shumë të mirëseardhura që do të thotë nuk është menaxhment i njëanshëm, por është i dyanshëm ku edhe të punësuarit janë të inkuadruar për të dhënë mendimet dhe idetë e tyre të cilat nëse janë të mira implementohen”, ka thënë tutje ai.
Evente si “Power to HR” një shtytje për të kontribuar në fushën e BNj
Ai ka qenë poashtu një ndër panelistët në samitin e parë global të BNj në Kosovë “Power to HR” të organizuar nga platforma #1 e punësimit në Kosovë. Ai i ka kontribuar samitit me përvojën e tij mbi temën “Zbuloni sekretet për të përmirësuar markën tuaj të punëdhënësit dhe për të garantuar mirëqenien e punonjësve”. Evente si këto ka thënë se janë shumë motivuese për të kontribuar edhe më shumë në këtë fushë.
“Është kënaqësi të jem pjesë e këtij organizimi, në të njëjtën kohë nder dhe privilegj. Kësi organizime nuk ka pasur më herët. Çfarë është befasia e gjithë kësaj që është shumë e mirë është një numër kaq i madh i ekspertëve të burimeve njerëzore. Kur je në ngjarje të tilla të rritet vullneti për të kontribuar edhe më shumë”, ka thënë ai për AkademiPune.
Eventi “Power to HR” ka mbledhur mbi 350 profesionistë të fushës së BNj në Kosovë ku është diskutuar për këtë fushë prej perspektivës globale, rajonale dhe vendore. / AkademiPune