Punët në marketing kanë llojllojshmëri të titujve dhe përfshijnë aktivitetet të ndryshme. Por, pavarësisht të gjithave, ato kanë një qëllim. Kreativiteti dhe komunikimi janë shkathtësitë që i karakterizojnë punonjësit në fushën e marketingut. E në varësi të asaj ku jeni përqëndruar, interesave dhe aftësive, duhet të jeni kandidati ideal për ndonjërin prej këtyre 10 punëve që do t’jua prezantojmë më poshtë.
Menaxher i reklamimit
Çfarë do të bëni: Menaxherët e reklamimit i përgatisin planet dhe kampanjat. Ata punojnë në ndonjë agjenci për klientë të ndryshëm, ose për një kompani të vetme. Varësisht nga madhësia e organizatës tuaj, mund të krijoni reklama dhe materiale promocionale vetë, ose edhe të punoni me ekipën e departamentit kreativ dhe dizajnerët.
Çfarë ju duhet: Shumica e punëve në reklamim kërkojnë bachelor në komunikim, marketing, hulumtim të tregut ose biznes.
Planifikues i eventeve
Çfarë do të bëni: Nëse jeni kreativ në masë të madhe dhe kurrë nuk i humbisni detajet, mund të bëheni pjesë e një prej punëve të marketingut me ritmet më të shpejta: planifikimi i eventeve. Juve ju duhet që të organizoni prezencën e kompanisë tuaj. Vendosja e orareve, krijimi i temave, materialet promocionale dhe udhëtimet personale si dhe transportimet e marrëveshjeve janë vetëm disa nga përgjegjësitë e kësaj pozite.
Çfarë ju duhet: Planifikuesit e ngjarjeve në përgjithësi kanë bachelor në fusha të marketingut. Përvojë në ushqim, hotele dhe udhëtime, mund të jenë ndihmëse.
SEO specialist
Çfarë të bëni: Sapo “Google” është bërë makineria më e kërkuar në internet, shumë lloje të punëve në marketing janë shtuar. Seo specialistët janë ekspertë të algoritmeve që inxhinierët e kërkimeve i përdorin për t’i ranguar infoamcionet. Ata e monitorojnë trafikun, faqet e tyre, i hulutmojnë fjalët kyçe dhe sigurohen që përmbajtja e faqes të njihet.
Dizajnues i ndërfaqes/përvojës së përdoruesit (UI/UX)
Çfarë ju duhet: Si dizajner i tillë, puna juaj është që të siguroheni që përdoruesit e kanë përvojën më të mirë të mundshme kur e përdorin aplikacionin ose ueb-faqen. Ju duhet që ta hulumtoni aktivitetin e përdoruesve dhe të bashkëpunoni më teknologjinë që ta bëni produktin mëtë lehtë dhe më të mirë.
Ambasador i brendit
Çfarë do të bëni: Si ambasador i brendit duhet të jeni në gjendje që të planifikoni dhe t’i mbërrini ato plane që i keni bërë, të përgjigjeni në pyetjet që bëhen nga klientët e mundshëm ose të interesuarit, ose të publikoni inaformacione në blog ose rrjete sociale.
Prodhues i përmbajtjes për ueb
Çfarë do të bëni: Kur të hyni në një ueb faqe gjithë ajo cfarë shihni është planifikuar, zhvilluar dhe nganjëherë edhe e krijuar nga një prodhues i përmbajtjes për ueb. Kjo përfshinë përmbajtjen, fotografitë, videot, animacionet dhe përbërës të tjerë që janë servuar aty.
Menaxher i marketingut për shitje online
Çfarë do të bëni: Faqet e-commerce shesin produkte drejtpërdrejt te konsumatorët. Puna e kësaj pozitë është përdorimi i taktikave të marketingut për t’i “kapur” klientët që lundrojnë online. Ata gjithashtui e monitorojnë aktivitetin e faqes dhe e analizojnë trafikun për të bërë sa më shumë shitje.
Specialist i email marketing
Çfarë bëjnë: Varësisht prej madhësisë së organizatës, një email marketing manager, do të bëjë gjithçka, që nga shkrimi i emaileve, deri të konfiugurimi i një strategjie për kampanjë dhe kalendari për fushatën me anë të emailit. Mund t’i përdorni gjithashtu edhge softueret e caktuar për të dërguar emaile automatike dhe për t’i monituar se sa emaile janë hapur dhe sa njerëz kanë klikuar për të kaluar në vizitë të ueb-faqes.
Analist për hulumtimin e tregut
Çfarë do të bëni: Një hulumtues tregu i studion sjelljet dhe shprehitë e konsumatorëve, kushteve të tregut, konkurrencën dhe të dhëna të tjera, për ta pasur të qartë se çfarë duhetë të bëj kompania më tej. Në këtë mënyrë ata mund të krijojnë kampanja dhe strategji të fushqime. /Akademi Pune