Pse punonjësit gënjejnë që janë të sëmurë dhe çfarë ndodhë më pas?

2 Shtator '21

Pse punonjësit gënjejnë që janë të sëmurë dhe çfarë ndodhë më pas?
	 	 

Gjatë sezonave të gripit kërkesat në punë për ditë të lira për shkak të punonjësit nuk po ndihen mirë janë të mëdha. Por nganjëherë punëdhënësit përballen edhe me gënjeshtra për këtë pjesë: punonjësit nuk janë me të vërtëtë të sëmurë!

Sipas një studimi nga CareerBuilder, numri i rasteve kru punonjësit thërrasin që janë të sëmurë pa qenë është rritur me kalimin e kohës. Në fakt, në bazë të këtij studimi 2 në 5 punonjës që thonë se janë të sëmurë, nuk janë. 1 në 4 punonjës që morrën pjesë në studim, thanë që mendonin se ishte më e arsyshme që ta gjenin sëmundjen si justifikim, për ditën e humbur.

Studimi po ashtu ka treguar që punëdhënësit secilën herë e më shumë po ndjejnë mosbesim ndaj punonjësve që po thonë se janë të sëmurë. 38 % e punëdhënësve të anketuar thanë se i kishin kontrolluar punonjësit të cilët kishin thënë se nuk po ndihen mirë, rreth dy herë më shumë sesa studimet e mëparshme.

A mund të pushoheni nga puna nëse nuk shkoni në punë për shkak “të sëmundjes”?

Po, mund të pushoheni nga puna nëse gënjeni dhe nuk shkoni në punë. 26% e punëdhënësve në gjetje thanë që kishin pushuar dikë që i kishtë gënjyer. Shifër kjo e ngashme edhe me studimet që janë bërë më herët.

Është e qartë se pasojat e gënjeshtrës ndaj punëdhënësit mund të jenë shumë serioze. Madje shifrat tregojnë që gjendja po përkeqësohet për shkak të rrjeteve sociale. 43 % e punonjësve u kapën duke gënjyer për shkak të postimeve që i bënë nëpër profilet e tyre. Ndërsa, 22% e punëdhënësve e pushuan dikë nga puna për shkak se kishte gënjyer, krahasuar me vitin 2014 që ishte 18%.

A munden punëdhënësit t’ju pyesin se çfarë keni?

Derisa punonjësit kanë të drejtë për privatësi në lidhje me çështjet e tyre mjekësore, punëdhënësit kanë të drejtë po ashtu, që të dinë në lidhje me punëtorët e tyre. Zakonisht vende të ndryshme kanë rregullore për këtë çështje.

Ani pse punëtorët kanë ditët e tyre të pushimit vjetor dhe javor, gati 30% ndjejnë ende nevojën për të gjetur justifikime për të marrë ende ditë të lira. Sipas hulumtimit, ata pretendojnë se janë të sëmurë për dy arsye. E para, ata thjesht nuk ndihen që të punojnë atë ditë dhe e dyta kanë nevojë për një ditë pushim për të shkuar në takim me mjekun.

Arsyet e tjera të zakonshme janë se punonjësit duan kohë për t'u çlodhur, u duhet ende kohë për të fjetur ose për të kryer punë personale.

Pse punonjësit gënjejnë që po ndihen të sëmurë?

Punonjësit mund të gënjëjnë që janë të sëmurë, për shkak se ndihen në faj nëse marrin pushim për arsye më pak të rëndësishme, në kohën kur të tjerët në punë kanë nevojë për ta, e po ashtu edhe kanë frikë nga gjykimi i shëfit apo kolegëve. Por, pavarësisht kësaj, ka më shumë kuptim nëse punonjësit e thonë të vërtetën, nëse për asnjë arsye tjetër, të paktën të kenë marrëdhënie të mirë me kolëget dhe punëdhënësin.

Bazuar në anketimet hulumtimit, shumica e punonjësve thanë që kur ndonjë punonjës i tyre kërkonte arsyetohej që ishte i sëmurë, ata ose kërkonin një shënim te mjekut, ose e telefononin atë në shtëpi, për të parë nëse ai është atje. Por, disa të tjerë i çojnë gjërat pak më tej. Pothuajse 20% e punëdhënësve që kanë kontrolluar një punonjës kanë kaluar me makinë pranë shtëpisë së punëtorit, për t'u siguruar që personi ishte atje.

E për këtë, punonjësit nuk kanë pse ta fajësojnë askënd. Në raste të tilla ata duhet që ta fajësojnë vetëm veten që gënjyen në këtë formë.

Pse disa punonjës shkojnë në punë kur janë të sëmurë?

Një lajm i mirë nga studimi është që një përqindje e vogël e njërzve thanë që shkonin në punë edhe kur ishin me të vërtetë të sëmurë. Vetëm rreth 1 në 3 punonjës thanë se shkojnë në punë kur janë të sëmurë.

Nga punonjësit që shkojnë në punë kur janë të sëmurë, gjysma thanë se kjo është për shkak se ata nuk mund të përballojnë ta humbasin një ditë të pagesës dhe 60% thanë se ishin të shqetësuar se puna nuk do të arrihet të kryhet.

Vërejtje: Punonjësit të cilët ndihen me të vërtetë të sëmurë, nuk duhet të shkojnë në punë, vetëm për shkak se mund të paragjykohen. E sidomos në kohën kur bota po përballet me pandeminë Covid-19! /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2026 - KosovaJob LLC