Pse nuk përfshihet paga në përshkrim të punës?

10 Korrik '23

Pse nuk përfshihet paga në përshkrim të punës?
	 	 

Numrat nuk gënjejnë. Punëkërkuesit kanë vazhdimisht më pak gjasa të aplikojnë në një shpallje pune ku paga nuk është e vendosur. Megjithatë, rekrutuesit ende në shumicën e postave nuk e përfshijnë pagën. Si punëkërkues ju shpesh nuk keni edhe shumë kohë për të humbur. Sidomos nëse jeni tashmë i punësuar dhe balanconi angazhimet e tjera personale. Do të ishte shumë e dobishme si për ju ashtu edhe për punëdhënësin nëse do të ofronin më shumë transparencë të pagave. Në realitet, punëdhënësit kanë disa arsye që pagën do të donin ta diskutonin personalisht me punëkërkuesin.

3 arsyet pse punëdhënësit nuk ofrojnë informacion mbi pagat

  1. Punëdhënësit po kërkojnë një gamë më të gjerë aplikantësh

Për ironi të vendosesh pagën në përshkrim të punës ndonjëherë mund të bëjë që disa nga aplikantët më të mirë të mos aplikojnë. Një pagë e lartë  mund të jetë frikësuese për dikë që nuk është i gatshëm të filloj një pozitë me shumë përgjegjësi. Nga ana tjetër, talentet me shumë kualifikim nuk do të aplikonin për një pozite që ofron pagë për një punëkërkues mesatar. Biseda me punëdhënësin ndonjëherë është zgjidhja e duhur për të dy rastet.  

  1. Punëdhënësit po shmangin konkurrencën e brendshme

Në një botë të përsosur, të gjithë punonjësit që bëjnë të njëjtën punë do të fitonin të njëjtën sasi parash çdo vit në karrierën e tyre. Realisht, megjithatë, çdo punonjës sjell aftësi dhe përvoja individuale në një punë, duke e bërë vlefshmërinë e tyre të lidhet me pagën. Nëse kompanitë publikojnë informacione për pagat në përshkrimet e vendeve të punës, punonjësit aktualë mund të shihnin lehtësisht informacionin e pagave për punësimet e reja, duke nxitur ndoshta konkurrencën dhe trazirat brenda kompanisë.

  1. Punëdhënësit po shmangin konkurrencën e jashtme

Në tregun e sotëm, kompanitë gjithashtu hezitojnë të reklamojnë paketat e tyre të kompensimit, sepse kjo i bën ato të pambrojtura ndaj konkurrencës së tyre. Organizatat konkurruese mund të përdorin informacionin e pagave për të fituar kandidatët duke u ofruar atyre më shumë para ose duke synuar stafin e lartë me performancë të lartë.

Çfarë duhet të bëni kur nuk ka paga të publikuara

Derisa mund të jetë zhgënjyese për një punëkërkues që të mos ketë të gjitha informacionet paraprakisht, mbani mend se ka arsye të mira që punëdhënësit t'i mbajnë pagat të fshehta. Në shumicën e rasteve, ata po përpiqen të krijojnë një proces të drejtë për të gjithë aplikantët e përfshirë. Por kjo nuk do të thotë që ju nuk mund të përfshiheni në procesin e ofertës për atë pozitë. Ka disa hapa që mund të ndërmerrni për t'ju ndihmuar të siguroheni që po merrni një pagë të drejtë.

  1. Bëni hulumtimin e pagave tuaja

Të dish gjithçka që mundesh për kompaninë dhe pagën mesatare për punën është thelbësore. Filloni duke kërkuar emrin e kompanisë dhe hulumtoni faqen e internetit të kompanisë. Zgjeroni kërkimin tuaj për të përfshirë komentet e punonjësve të kompanisë. Rroga është një platformë e cila ju ndihmon të krahasoni pagën që ofrohet zakonisht për pozitën në të cilën po aplikoni.

https://akademia.kosovajob.com/rrogacom-platforma-e-cila-i-jep-pergjigje-pyetjes-me-te-shpeshte-ne-intervistat-e-punes

  1. Përgatituni për të negociuar

Shumë punëkërkues e kanë të vështirë të negociojnë pagën. Ata shqetësohen se si do të perceptohet kërkesa e tyre dhe nëse do të shihen si kërkues, lakmitarë ose nuk ia vlen. Por kjo është mundësia juaj për të shpjeguar sinqerisht pse mendoni se ia vlen një pagë më e lartë se ajo që u ofrohet. Nëse keni rritur produktivitetin, keni rritur numrin e klientëve të kënaqur, keni kursyer ose fituar para për kompaninë, ose jeni treguar fleksibil shpesh herë atëherë të gjitha këto veçori të mira që ju bëjnë një punonjës ideal janë një arsye e fortë për të kërkuar pagën që mendoni se e meritoni. Dhe mos harroni, ka fusha të tjera që mund të negocioni. Ndoshta paga që po kërkoni është jashtë buxhetit të tyre këtë vit. Shpesh, menaxheri i punësimit me të cilin po flisni nuk kontrollon maksimumin që po i jepet për pagat e tyre të departamentit. A mund të negocioni për më shumë fleksibilitet pune. Megjithatë, jini të kujdesshëm, nuk duhet që me fillim të negocioni për çdo detaj që përfshihet në punën tuaj.

  1. Njihni minimumin tuaj

Para se të filloni kërkimin tuaj të punës, duhet të kuptoni pagën minimale për të përmbushur nevojat tuaja. Mund të jetë e lehtë të ndikoheni nga faktorë të tjerë ose një kompani e ëndrrave, por nëse nuk jeni në gjendje të paguani faturat tuaja, atëherë nuk do të jetë e qëndrueshme. Derisa merrni oferta, duhet të jeni në gjendje të rregulloni minimumin tuaj në varësi të faktorëve të ndryshëm të secilës pozitë.

Të paguhesh atë që ia vlen

Të qenit kompetent për kompanitë ku aplikoni, industrinë dhe tregun e punës është mënyra më e mirë për të gjetur një punë të shkëlqyer me një pagë që funksionon mirë për ju dhe kompaninë. Pra, edhe pse ka arsye pse paga nuk është e shënuar në një përshkrim pune, kandidatët mund të jenë akoma më të përgatitur për të marrë atë që meritojnë./ AkademiPune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2026 - KosovaJob LLC