Pse duhet t’i trajtojeni nivelet e energjisë njëjtë si paratë

29 Nëntor '23

Pse duhet t’i trajtojeni nivelet e energjisë njëjtë si paratë
	 	 

Si njerëz, truri ynë nuk ka një sasi të pakufizuar energjie konstante për të marrë vendime të vazhdueshme dhe për të përpunuar informacionin gjatë gjithë ditës. Në të njëjtën mënyrë, trupi nuk mund të përthithë kërkesat e kryerjes së shumë detyrave, rritjes së ngarkesës së punës pa një ulje të njëkohshme të efikasitetit dhe mirëqenies.

Në thelb, energjia juaj është shumë e vlefshme, është si paratë. Ju duhet të investoni kohën dhe energjinë tuaj vetëm në gjëra që shpaguhen. Kthimi që kërkoni është që "JU" të merrni diçka prej saj, qoftë para, apo më shumë energji, apo përmbushje personale.

Duke menaxhuar energjinë tuaj personale, ju do të jeni në gjendje të rrisni performancën dhe efikasitetin tuaj të përgjithshëm dhe do të keni akoma energji të bollshme për të arritur qëllimet tuaja dhe për të jetuar një jetë të kënaqshme dhe përmbushëse.

Autori i "Fuqia e angazhimit të plotë", Tony Schëartz theksoi se numri i orëve që kemi çdo ditë është fiks, por cilësia dhe sasia e energjisë personale që kemi në dispozicion nuk është. Pra, që ju të performoni në nivelin tuaj optimal, është e rëndësishme të menaxhoni energjinë tuaj personale. Për ta bërë këtë, ju duhet të bëni një pasqyrë të përdorimit të energjisë tuaj dhe të shihni se ku po humbisni fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht. Kjo do t'ju ndihmojë të shpenzoni më pak energji duke arritur rezultate domethënëse dhe të shmangni aktivitetet që jua shterojnë energjinë dhe në këtë mënyrë eliminojnë ose kufizojnë rraskapitjen fizike dhe mendore.

Si t’i kuptoni nivelet e energjisë?

Nivelet e energjisë ushqejnë trupin tuaj dhe e shtyjnë atë me kalimin e kohës, por zakonisht kjo është jokonsistente. Nivelet tuaja të energjisë rriten dhe ulen gjatë ditës në cikle rreth 90-minutëshe të quajtura ritme ultradiane. Disa nga faktorët që ndikojnë në sasinë e energjisë në dispozicion për përdorim përfshijnë:

  • Sasinë e gjumit
  • T’i merrni vaktet ushqimore
  • Sa shpesh bëjmë pushime
  • Në çfarë aktiviteti jeni të angazhuar
  • Mënyra se si mendoni

Këto nivele të paqëndrueshme të energjisë përcaktojnë se sa kohë duhet për të përfunduar një aktivitet. Është një fakt që kur nivelet tuaja të energjisë janë të larta dhe jeni të përqendruar në të njëjtën kohë, ka të ngjarë të kryeni një detyrë më shpejt dhe më me efikasitet në krahasim me kur nivelet tuaja të energjisë janë të ulëta. Pra, në vend që të përqendroheni në menaxhimin e kohës, është më produktive të organizoni detyrat tuaja të përditshme sipas nivelit tuaj të energjisë. Hapi i parë është të bëheni më të vetëdijshëm se kur jeni më produktiv – kjo është koha kur keni energji maksimale për të bërë punën tuaj më të mirë. Kjo është arsyeja pse njerëzit që ushtrojnë në mëngjes - kur kanë energjinë më të mirë dhe vullnetin më të madh - priren t'i mbajnë rutinat e tyre të stërvitjes në mënyrë më të qëndrueshme.

Si të shpërndani energjinë tuaj (në vend që të ndani kohë)

Përgjatë periudhave të energjisë së lartë duhet angazhuar në detyra që janë jashtëzakonisht të rëndësishme. Meqenëse keni një ide për kohën tuaj me energji të lartë, mund ta hartoni orarin tuaj në mënyrë që aktivitetet e tjera më pak të rëndësishme të zhvendosen dhe kjo kohë produktive t'u kushtohet detyrave të rëndësishme. Më tej, është po aq e rëndësishme të kuptoni qëllimin e punës suaj. Kjo do t'ju japë qartësi dhe do t'ju detyrojë të ndërmerrni veprimet e duhura. Për më tepër, të kuptuarit e PSE-së tuaj do t'ju motivojë, do të ndihmojë në rimbushjen dhe ruajtjen e burimeve tuaja të energjisë.

Kuptoni ciklet tuaja ditore të energjisë

Ndryshe nga koha, nivelet e energjisë janë fleksibël dhe si të tilla ato mund të ndikohen dhe rinovohen. Prandaj është më produktive të kuptoni ciklet tuaja të përditshme të energjisë dhe më pas të zgjeroni kapacitetin tuaj. Ashtu si atletët, nuk është e mundur që të ruhet niveli i lartë i produktivitetit në afat të gjatë dhe si i tillë është e rëndësishme të alternohen periudhat e stërvitjes dhe rikuperimit. Merrni kohë që ju nevojitet për të pushuar dhe për t'u rimbushur kur nivelet tuaja të energjisë janë të ulëta. Përndryshe niveli juaj i energjisë do të vazhdojë të bjerë derisa të arrijë në fund. Për të shmangur djegien, merrni kohë për të rimbushur dhe për tu rifreskuar. Mësoni t'i ndani punët tuaja në detyra të menaxhueshme dhe më pas përqendrohuni në një detyrë të vetme brenda një kohe të caktuar. Mos harroni të planifikoni pushimet me qëllim që të ktheheni më të rifreskuar.

Krijoni një sistem që funksionon për ju

Krijoni një sistem që funksionon për JU dhe punoni rreth një rutine që do t'ju ndihmojë të përmbushni detyrat në mënyrë më efikase. Të kesh një strukturë në vend sjell rregull në mënyrën se si punon. Dhe sapo të gjeni një rutinë që funksionon, jini të vendosur të ndiqni dhe të jeni të përkushtuar. Vëmendja shpesh krahasohet me një muskul, kur përdoret në mënyrë efektive, ai do të funksionojë dhe do të rritet mirë, por i menaxhuar keq dhe mund të thahet. Vëmendja e qëndrueshme prodhon rezultate të qëndrueshme dhe shpesh është një shtytës i suksesit. Besohet gjerësisht se "Njeriu i suksesshëm është njeriu mesatar i përqendruar". Ju mund të përdorni më së miri rregullin 80/20. Rregulli sugjeron që 20% e shkaqeve japin 80% të efekteve. Në thelb shpenzoni kohën tuaj në 20% detyrat/gjërat kryesore që japin më shumë fitime. Përpiquni t'i kushtoni vëmendje mënyrës se si e kaloni kohën tuaj (energjinë personale) gjatë gjithë ditës dhe jini gati për të bërë ndryshime sapo të kuptoni se po humbisni gjurmët e gjërave më të rëndësishme./ AkademiPune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2026 - KosovaJob LLC