Çfarë të bëni nëse kompania jua zvogëlon pagën?

24 Mars '22

Çfarë të bëni nëse kompania jua zvogëlon pagën?
	 	 

Çdo punonjës kur fillon punën në një kompani, pret që të avancohet në karrierë, qoftë me pozitë qoftë financiarisht. Pothuajse askush nuk e mendon, që mbase një ditë do të mund të ndodhë që shefi t’ju thërrasë në zyrën e tij dhe t’jua kumtojë lajmin që duhet t’jua zvogëlojë pagën.

Pse zvogëlohen pagat e punonjësve?

Nuk zvogëlohen pagat e punonjësve, kur shefi është i pakënaqur me ta. Në të tilla raste tërhiqet vërejtja ose në rastin më të keq zëvendësohen. Ato zvogëlohen, sepse kompania duhet të gjenerojë të ardhura në kohë krizash. Sidomos pas pandemisë covid-19, sipas një analizë të tregut nga Univeristeti i Çikagos, së paku 4 milionë punonjës të sektorit privat i kanë marrë pagat më të vogla, se që i kanë në të vërtetë. Ndërsa, 6 milionë janë detyruar të punojnë me orar të përgjysmuar të punës, edhe nëse ata kanë dëshiruar të punojnë më orar të plotë.

Sidoqoftë gjendja, një lajm i tillë është “mbytës” për çdo punonjës. Por, mos harroni, nuk jeni të pafuqishëm edhe kur gjendeni në këto situata. Merrni këto veprime, për ta menaxhuar reagimin dhe të ardhmen e karrierës.

Plani pas zvogëlimit të pagës

Hapi i parë: Duhet të dini më shumë si dhe pse paga juaj është zvogëluar. Këtu janë disa pyetje që mund t’i bëni.

  • Pse po ndodhë kjo?
  • Kur ka filluar ta japë efektin?
  • Sa njerëz përveç meje janë ndikuar?
  • A është kjo e vetmja herë, apo do të ketë edhe të tjera në të ardhmen?
  • A do të ndikojë kjo edhe në përfitime të tjera?
  • A ka ndonjë mundësi që të kompensohem, pasi të ketë kaluar kjo situatë?
  • Si do të ndikojë kjo në orët dhe përgjegjësitë e punës?
  • Cilat janë planet afatgjata të kompanisë?

Mos u frikësoni të negocioni

Kompania e di mirë që zvogëlimi i pagave nuk është strategjia më e mirë dhe, se shumë punonjës mund të largohen përfundimisht. Nëse jeni në mesin e atyre që duan të qëndrojnë, duhet të jeni në gjendje të diskutoni për përfitime të tjera që kompania mund t’jua ofrojë në këmbim të humbjes së pagës së plotë.

Pyesni nëse është e mundur që të merrni një javë ose dy shtesë për pushtimet tuaja! Mund të pyesni po ashtu edhe nëse mund të merrni bonuese, për të mos u larguar nga kompania.

Baraspesha punë-jetë, është një fushë tjetër për të cilën mund të ndërmerrni diçka. Tashmë e keni mundësinë që të bisedoni për të punuar nga shtëpia një pjesë të dytës, ose dy ditë në javë. Ose edhe mundësinë për të punuar 10 orë në ditë, por me mundësinë për ta marrë pushime dhe të premtën.

Mendoni nëse ka shenja për t’u larguar

Askush nuk mund t’ju fajësojë që po largoheni, për shkak të zvogëlimin e pagës. E keni të drejtën e plotë për këtë. Nëse keni qenë të palumtur në punë, nëse keni qenë të palumtur, nëse keni qenë duke menduar që të largoheni, ose nëse keni qenë nëpër intervista në vende të tjera, ky është momenti ideal për t’u larguar.

Filloni të mendoni për punë të re! Zvogëlimi i punës është një shenjë që kompania në të cilën po punoni nuk është në pikën më të mirë të saj dhe, shumë shpejt puna juaj do të mund të zhduket fare.

Kjo do të thotë që duhet të shikoni gjithë industrinë përpara se të largoheni nga ajo kompani. A është ajo e vetmja që po dështon, apo çdonjëra në atë fushë është në gjendje të njëjtë? Nëse e shihni që e gjithë industria është në gjendjen e njëjtë, atëherë është mirë që të mendoni të ndryshoni karrierë, në një fushë që mund t’i transferoni aftësitë që keni. /Akdemi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2026 - KosovaJob LLC