Përveç të mirave, mësoni anët negative nëse ua kërkoni shefave të bëhen mentorët tuaj

4 Mars '22

Përveç të mirave, mësoni anët negative nëse ua kërkoni shefave të bëhen mentorët tuaj
	 	 

Ndoshta shefin tuaj e shihni me një sy admirues dhe dëshironi të mësoni shumë gjëra nga ai, ani pse kompania është e madhe dhe, ka plot njerëz të tjerë nga të cilët mund të mësoni. Por, është pikërisht punëdhënësi ai në të cilin shihni shumë dhe një ditë ëndërroni të shkoni në hapat e tij. Duke qenë kështu, e keni të drejtën e botës që t’i kërkoni të bëhet mentori juaj. Por, të pasurit mentor shefin tuaj, nuk është edhe aq e përkryer, siç mund të jeni duke e paramenduar.

Lexoni artikullin nga Akademi Pune, për ta kuptuar pse!

Ai do të jetë fillimisht shefi pastaj mentori juaj

Shansat që punëdhënësi t’iu japë prioritet qëllimeve organizative janë 100%. Disa punëdhënës ushtrojnë shumë presion në mënyrë që të arrihen planet e kompanisë, e duke i anashkaluar ndoshta interesat e punonjësve. Detyra e tyre, është që t’i mbledhin përformancat e të gjithë punonjësve.

Edhe pse punëdhënësi e dëshiron suksesin e punojësve të tij, ai është i vetëdijshëm që punonjës i përgatitur mirë, nuk do të qëndrojë në një vend. Sa më i aftë punonjësi, aq më shumë do të synojë të rritet e të rritet. Kompanisë do t’i duhet energji dhe para që t’ju zëvendësojë nëse largoheni. Kjo i bën punëdhënësit që t’ju qëndrojnë pranë, por jo t’ju mentorojnë aq me efikasitet, sa të jeni aq të rritur sa të largoheni.

Duhet të jeni selektivë rreth asaj çfarë do të thoni

Në momentin kur të keni një mentor, duhet që të shkoni të udhëzoheni rreth çështjeve të punës si; problematika të klientëve, strategji për rritjen në karrierë ose edhe sfida të mjedisit të punës.

Por, kur mentori është shefi juaj, duhet ta kujtoni që ata janë ende udhëheqësit tuaj. Kjo do të thotë që duhet të jeni ende të kujdesshëm rreth asaj që do ta thoni dhe komunikimi ndryshon. Si i mentoruat, nganjëherë duhet thoni gjëra që nuk ju pëlqejnë për persona të lartë në kompani, por kur punëdhënësi është mentori, atëherë kjo mund të jetë me rrezik.

Pjesa tjetër është po ashtu problematike, mbase e keni guximin që të flisni në lidhje me mosmarrëveshjet me kolegët në punë, por nuk do të ndiheni rehat që të flisni në lidhje me shqyrtimin dhe këshillat për ndonjë kompani tjetër, ose edhe për promovimet e brendshme.

Po ashtu, mund të jetë e rrezikshme që të diskutoni për disa dobësi tuajat të cilat janë thelbësore për paraqitjen në atë kompani.

Ka më shumë kritika konstruktive sesa pritej

Nje mentor nga jashtëzakonisht i sheh pjesët më të mirat që i keni dhe ju ofron “feedback” bazuar në qëllimet dhe bisedat që i ndani me të, kështu që ata nuk e dinë çfarë shkon çdo ditë. Kjo do të thotë që do të merrni "feedback" pozitiv shumicën e kohës.

Nga ana tjetër, nëse nuk ju pëlqejnë shumë kritikat ose reagimet konstruktive, atëherë shefi juaj si mentor mund të mos jetë alternativa e duhur për ju. Eprori juaj e sheh performancën nga “dora e parë”, e rrjedhimisht e din se ku e keni gabim. Nuk është e lehtë që të dëgjoni kaq shumë reagime të tilla, kështu që do të filloni “ta hani veten”, e kështu do të ndikojë edhë në prishjen e marrëdhënies me shefin tuaj mentor.

Si duket puna me shefin – mentor

Edhe pse në disa raste te pasurit mentor shefin ka anët negative, kjo nuk do të thotë që përherë është diçka e keqe. Nëse keni marrëdhënie të mirë me shefin dhe jeni në frekuenca të njëjta me shefin, atëherë mentorimi do të funksionojë njëmend. Afërsia me shefin mund ta rrisë produktivitetin dhe motivimin në punë. Për sa kohë që të jeni rehat me njëri tjetrin, kjo do t’ia vlejë. /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2026 - KosovaJob LLC