Shkenca shpesh është konsideruar si një fushë e dominuar nga burrat. Studimet kanë treguar që gratë janë dekurajuar që të jenë të përfshira në fushën shkencore, teknologjinë, matematikën e inxhinierinë. Madje, bazuar disa të dhëna nga Kombet e Bashkuara, më pak se 30% e hulumtuesve shkencorë në gjithë botën janë gra.
E pavarësisht diskriminimit dhe sfidave që gratë i kanë pasur, një numër grash që kanë kontribuar në këtë fushë kanë bërë historinë. Mbase, disa nuk i keni njohur më parë, prandaj Akademi Pune, do t’ju njoftojë me 10 prej tyre, arritjet e të cilave ende “ecin”.
Alice Ball (1892 – 1916)
Kimistja amerikane, ishte gruaja e parë amerikane dhe afro-amerikane që fitoi Master nga Univeristeti i Havait, duke u bërë kështu profesoresha e parë në univeristet. Ball e zhvilloi një trajtim për lebrën, një sëmundje që deri atëherë kishte shansa shumë të vogla që të shërohet, madje i bënte viktimat që të largoheshin nga rrethi.
Fatkeqësisht ajo vdiq përpara se t’i publikonte gjetjet. Kështu që, presidenti i Univeristetit të Havait, u përpiq që ta kthente gjetjen në anën e tij, derisa ish-mbikëqyrësi i saj foli hapur që shkencëtarja i meriton t’i njihen meritat dhe puna. U desh që të bëhej shekulli 21 që arritjet e Alice Ball të njiheshin vetëm të sajat dhe, 29 shkurti të njihej si “Dita e Alice Ball”.
Rosalind Franklin (1920 – 1958)
Që në moshën 15 vjeçare ajo deshi të bëhej shkencëtare. KJo rrugë filloi t’i bëhej realitet kur iu ofrua një bursë në King's College në Londër, ku filloi të bëhej eksperte në kristalografinë e rrezet X.
Të dhënat e hulumtimeve që bëri Franklin ishin të parat që demonstruan dimensionet bazë të vargjeve të AND-së dhe zbuluan se molekula kishte dy pjesë që përputheshin, por që ecnin në drejtime të kundërta. Ishin pikërisht gjetjet e saj që u përdoren nga James Watson dhe Francis Crick, për të kaluar kërkimin e tyre mbi modelin e ADN-së dhe u botuan veçmas, si të dhëna mbështetëse së bashku me artikujt kërkimorë të Watson, Crick dhe Maurice Wilkins në Nature.
Shumë njerëz argumentan gjatë, për çështjen që edhe Franklin ishte dashur ta fitonte çmimin Nobel krahas Watson, Crick and Maurice Wilkins të cilët e fituan çmimin në vitin 1962.
Dorothy Hodgkin (1910-1994)
Dorothy Hodgkin ishte një kimiste britanike në kristalografinë me rreze X. Në vitin 1964, Hodgkin u bë gruaja e parë dhe e vetme britanike që fitoi çmimin Nobel në Kimi "për përcaktimet e saj nga teknikat me rreze X të strukturave të substancave të rëndësishme biokimike".
Gjatë gjithë karrierës së saj, ajo bëri zbulime të shumta, duke përfshirë strukturën atomike të penicilinës, strukturën e vitaminës B12 dhe strukturën e insulinës. Hodgkin gjithashtu kaloi dekada duke përmirësuar teknikat e kristalografisë me rreze X, gjë që e bëri të mundur që ajo të përfundonte kërkimin e saj inovativ, mbi insulinën dhe të përmirësonte trajtimet për diabetin.
Grace Hopper (1906-1992)
Ishte programere kompjuterike, e cila ndihmoi në zhvillimin e gjuhëve të shumta kompjuterike dhe konsiderohet njëra prej programeve të para në epokën moderne të teknologjisë.
E pajisur me gradën e mastyerit dhe PhD në matemaikë në Univeristetin e Jales, ajo pati një karrierë ndikuese në sektorin privat të Sheteve të Bashkuara. Gjate Luftës së Dytë Botërore punoi në laboratore prestigjioze, si përgjegjëse për çështje top-sekrete si: kalibrimi i minahedhësve, llogaritja e gamës së armëve kundërajrore dhe kontrollimi i matematikës pas krijimit të bombës plutonium.
Ajo ishte e para që problemet kompjuterike i quajti “bags”.
Barbara McClintock (1902-1992)
Barbara ishte botansite amerikane e cila i ka meritat për shumë zbulime në fushën e gjenetikës, si rrjedhojë e studimeve të saj për dekada me radhë. Ajo i studio karakteristikat gjenetike kalojnë përmes gjeneratash me radhë.
McClintock e fitoi Çmimin Nobel in Fiziologji dhe Mjekësi në vitin 1983 “për zbulimin e elementeve gjenetyike të lëvizshme” që tani quhen trasponzone.
Lise Meitner (1878-1968)
Fizikiane austriake, kontriboi në fushën e fizikës nukleare. Po ashtu, ajo ishte fizikantja e parë që ligjeronte në Gjermani.
Meitner, advokoi për përdorimin e paqshëm të energjisë atomike dhe kategorikisht refuzoi të punontë në “Projektin Manhatan”, sepse në mënyrë të fuqishme e kundërshtoi përdorimin e fuzionit, për të krijuar bomba atomike.
Por aritjet e saj nuk përfundojnë këtu: Për ndër të saj një element kimik është quajtur “meitnerium”.
Sally Ride (1951-2012)
Astronautja e NASA-s, ishte e para grua ameriake në hapësirë, duke shërbyer si specialist në misionin e vitit 1983. Në moshën 32 vjeçare, ajo ishte amerikanja më e re ndonjëherë që e kishte lënë atmosferën.
Ajo ka shkruar edhe një numër librash rreth përvojës së saj në hapësirë për t’i mësuar fëmijët rreth shkencës.
Tu Youyou (1930 - )
Kimistja farmaceututike, zbuloi një trajtim të ri për malarjen, që i shpëtoi miliona jetë. Madje, ajo doli edhe vullnetare për ta testuar substancën. Që nga zbulimi i saj në vitin 1970, substancat e saj kanë shpëtuar miliona jetë nga malarja.
Ajo e fitoi Nobelin në vitin 2015, në fiziologji dhe mjekësi dhe zbulimi saj u cilësua si shpikja farmaceutike më e rëndësishme në gjysmë shkekullin e fundit.
Maria Winkelmann (1670-1720)
Në vitin 1902 Maria u bë gruaja e parë që e zbuloi një kometë të re. Fatekqësisht, bashkëshorit i saj Gottfried Kirch e publikoi zbulimin e saj në emër të tij.
Sidoqoftë, emri i saj ishte i njohur në rrethin shkencor të asaj kohe për studimin e saj mbi njollat e diellit. Ajo gjithashtu morri një rol aktin në Akademinë e Shkencave të Berlinit, ku bashkëshorti i saj shërbente si astronom. Por, viti më vonë akademia u kthye kundër saj. Gjersa ishte asistente e birit të saj në Observatorin e Berlinit, anëtarët e kompanisë u ankuan që ajo mori një rol tepër të shquar dhe e detyruan që të pensionohej, duke bërë që të përfundohej karriera e saj në moshën 46 vjeçare.
Chien-Shiung Wu (1912-1997)
Fizikanes kinezo-amerikane iu dhanë meritat për hedhjen poshtë të njërit prej ligjeve themelore të fizikës të quajtura “ruajtja e barazisë”. Përpara punës së Wu-së, ligjet e fizikës qëndronin në atë që të gjitha objektet dhe pasqyrimet e tyre veprojnë në të njëtën mënyrë, në mënyrë simetrike, në kuptimin që natyra nuk mund të dallojë në mes të djathtës dhe të majtës. /Akademi Pune