Kompanitë që praktikojnë ushtrimet në punë

27 Janar '23

Kompanitë që praktikojnë ushtrimet në punë
	 	 

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, njerëzit duhet të ushtrojnë të paktën 30 minuta në ditë, megjithëse një e katërta e të rriturve në mbarë botën nuk e përmbushin këtë rekomandim. Në Japoni, kompanitë gjithnjë e më shumë janë duke i kushtuar vëmendje kësaj pjese duke i vazhduar seancat e ushtrimeve në oraret e punës.

Kompanitë si “Amazon Japan” dhe “Japan Airlines” kanë thënë se ky program po shpërblehet si për punonjësit ashtu edhe për biznesin e tyre.

Yoshihiro Yamaoka, Shefi i Shëndetësisë i “Japan Airline” ka theksuar se pesë vjet pas fillimit të programit jo vetëm që punonjësit janë më të shëndetshëm, po ashtu kjo ua ulë dhe koston e sigurimit mjekësor dhe punonjësit mungojnë më pak për shkak të problemeve shëndetësore.

"Punonjësit e shëndetshëm sjellin shumë benifite për biznesin tonë sepse jo vetëm që kanë më shumë produktivitet, por ne mund t'i mbajmë punonjësit në kompaninë tonë për një kohë më të gjatë. Gjithashtu, kur ata janë më të shëndetshëm ata ofrojnë shërbim më të mirë për klientët tanë”, është shprehur Yamaoka.

Me vendin që po shtyn reformën e punës për produktivitet më të mirë, më shumë kompani atje po zgjedhin të ushtrojnë zyrë.

Qëndrimi i vazhdueshëm në karrige në zyre ka shumë efekte anësore që na bën të ndjeshëm ndaj metabolizmit më të ngadaltë, obezitetit, çrregullimeve reumatike, sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe sëmundjeve të tjera.

Por pyetja e rëndësishme është se si e gjejmë kohën për t'u ushtruar përgjatë orareve tona të ngjeshura- midis udhëtimit në zyrë, punës dhe më pas përgjegjësive në shtëpi? Andaj kompanitë japoneze kanë gjetur këtë zgjidhje. Një numër kompanish kanë inkorporuar "pauza ushtrimesh" të detyrueshme gjatë orareve të zyrës.

Sipas një raporti të AFP-së, mini-sesioni i stërvitjes ndihmon në metabolizmin pas pushimit të drekës. Raporti shton gjithashtu se rreth 28 milionë japonezë marrin pjesë në këtë rutinë të përditshme të ushtrimeve që ndodh ose në mëngjes ose pas drekës.

Në fakt, në vitin 2014, pas një sondazhi mbarëkombëtar zbuloi se profesionistët japonezë, mesatarisht, flenë vetëm 6 orë 22 minuta në netët e punës – më pak se ata në çdo vend tjetër kështu që disa kompani japoneze ata gjithashtu i inkurajojnë ata të bëjnë pushime gjumi në punë.

Japonia e ka kuptuar rëndësinë e fitnesit për popullsinë e saj, a është koha që edhe vendet e tjera të prezantojnë një iniciativë të tillë shëndetësore?

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2026 - KosovaJob LLC