Këshilla për të qenë produktivë edhe pas pushimeve

12 Prill '22

Këshilla për të qenë produktivë edhe pas pushimeve
	 	 

Pushimi ekziston që punonjësit të mos përballen me “sindromin e djegies”. Është një periudhë e ndarjes nga puna rimarrje e energjive, por të ktheheni fuqishëm, me gjithë produktivitetin e mundshëm nuk është fare e lehtë. Mund të jetë e vështirë, sidomos kur ende i keni në kokë kujtimet e pushimit.  Akademi Pune ka 7 këshilla se sit ë mbijetoni në punë pasi të ktheheni në punë nga pushime.

Merrni ajër jashtë

Drita e diellit dhe rrezet e tij kanë efekt pozitiv në emocionet e njeriut. Drita e kufizuar e diellit i nxit njerëzit të ndihen në dëshpërim. Kjo ndikon, duke e rregulluar ciklin e gjumit dhe ju ndihmon të ndiheni më të relaksuar.

Provoni diçka të re

Zona juaj e rehatisë mund të jetë një hapësirë e njëjtë pune. Mund të jetë po ashtu edhe ndjekja e rutinës së njëjtë, si përpara pushimit. Filloni duke i ndryshuar vendet ku keni ngrënë zakonisht drekë, ose edhe duke i ndërruar edhe kolegët! Një gjë tjetër që mund të bëni është ta ndiqni një rrugë tjetër për të shkuar në punë, jo përmes rrugës së zakonshme.

Shfrytëzoni fundjavët

Kjo ka të bëjë që ta mbani “të angazhuar” endrofinën (hormonin e kënaqësisë). Planifikoni që në fundjavë vetëm të kënaqeni me diçka që ju pëlqen. Kjo zgjedhje ju bën që ta eliminoni ndjenjën e mungesës së shpresës, që fillojnë ta ndjejnë zakonisht punonjësit pas pushimeve.

Vetëreflektimet

Kjo është koha më e mirë që të reflektoni rreth jetës suaj, të kaluarës, të tashmes dhe asaj se ku po shkoni. Analizoni se çfarë ju bën të lumtur dhe të përmbushur në jetë! Në të njëjtën kohë edhe çfarë ju bën të keni progres në karrierë si dhe çfarë lidhje keni në punë. Gjatë kësaj periudhe njerëzit krijojnë një draft të zgjidhjeve dhe qëllimeve personale për tërë vitin.

Mendoni për shëndetin, si i menaxhoni paratë, karakterin, shprehitë, rrethin social, karrierën, familjen etj.  Shënoni të gjitha anët e mira dhe të kqija të punës! Shihni se çfarë mund të bëni për shëndetin mendor, rëndësia të cilit është e jashtëzakonshme!

Kontrolloni shëndetin mendor

Mos e neglizhoni shëndetin mendor dhe statbilitetin e mendjes! Vlerësoni atë duke ia bërë vetes disa pyetje të sinqerta, por edhe merrni mundin t’i përgjigjeni po aq sinqerisht. Bazuar në Kolegjin Amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve, mund t’ia bëni vetes disa nga këto pyetje:

  • Si do ta përshkruaja disponimin tim në përgjithësi?
  • A ka ndyshuar disponimi dhe ankthi im kohëve të fundit?
  • Cilat strategji i përdori për t’i menaxhuar disponimin dhe ankthin?
  • A janë të shëndetshme ato strategji dhe a funskionojnë?
  • Si jam duke funskionuar me lidhjet e mia, familjen dhe punën? Respektivisht me punën pas pushimeve?
  • A po gjej kënaqësi në gjërat të cilat kam gjetur zakonisht?
  • A jam duke pasur problem me kujtesën, dyshimet dhe përqendrimin?
  • A kam pasur ndonjë mendim se do të doja të lëndoja ose vrisja veten ose dikë tjetër kohët e fundit?

Nëse duke u përgjigjur në këto pyetje e kuptoni që nuk jeni mirë, atëherë flisni me shefin për shëndetin tuaj mendor!

Jini të ndërgjegjshëm

Është e vështirë që t’ia dilni mbanë vetëm, prandaj ju duhet një rreth që ju mbështetë. Këta mund të jenë miqtë e ngushët ose familja. Gjeni njerëz në të cilët mund të llogarisni kur përballeni me vështirësi dhe emocione të luhatshme. Rrethi i mirë social ju ndihmon që t’i tejkaloni vështirësitë duke ju mirëkuptuar.

Jini aktivë

E keni dëgjuar me mijëra herë që ushtrimet fizike janë një mënyrë e mirë ta mbajtur veten në formë, madje edhe keni bërë edhe plane për t’ia filluar, por është koha ta bëni tani!

Ushtrimet shkojnë bashkë me ndërrimin e dietës në një më të shëndetshme. Shkenca ka vërtetuar se stërvitja çliron endorfinë, e cila është përgjegjëse për t'ju bërë të ndiheni më mirë. Nuk mund të mohohet se ushtrimi është i përfshirë. Megjithatë, e gjithë ajo djersë dhe metabolizëm i lartë do të eliminojnë ndjenjën e të qenit dembel dhe të disponimit të ulët. Kjo është një nga mënyrat më të mira për të trajtuar letargjinë. /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2026 - KosovaJob LLC