Arsyet pse punonjësit mund të mos e pëlqejnë departamentin e burimeve njerëzore

4 Gusht '21

Arsyet pse punonjësit mund të mos e pëlqejnë departamentin e burimeve njerëzore
	 	 

Punonjësit “i urrejnë” burimet njerëzore për një numër arsyesh të ndryshme, disa prej tyre janë të bazuara në arsye logjike nga përvojat e këqija të kaluara me ekipin e burimeve njerëzore, ndërsa disa të tjera për shkak të mungesës së njohurive se çfarë roli kanë burimet njerëzore në kompani.

Më poshtë, janë 6 arsye se përse disa punonjës nuk e duan departamentin e burimeve njerëzore.

Punonjës të burimeve njerëzore të patrajnuar

Nganjëherë punonjësit shkojnë te burimet njerëzore dhe gjejnë atje punonjës të paedukuar dhe të pa trajnuar por, që kanë titull në zyrën e burimeve njërëzore. Shpejgimi më i zakonshëm është se stafi i burimeve njerëzore vjen nga financat apo ndonjë departament tjetër që nuk ka lidhje me burimet njerëzore, e nuk ia kanë as idenë më të vogël sesi duhet të japin e marrin me punonjësit.

“Pabesitë” në burime njerëzore

Punonjësit shpesh mendojnë që stafi i burimeve njerëzore nuk e tregojnë të vërtetën. Ata nuk e tregojnë të vërtetën rreth asaj sesi e kanë menaxhuar situatën e ndonjë punonjësi. Madje edhe e keq-prezantojnë tregimin e një punonjësi te menaxhmenti. Pra, këta punonjës besojnë që stafi i burimeve njerëzore është i pabesë sepse, ata gënjejnë për ta mbuluar keq-menaxhimin e situatës nga ana e tyre.

Burimet njerëzore përqendrohen te menaxhmenti dhe kompania

Te disa punonjës, BNJ duken që kujdesen vetëm për interesat e kompanisë dhe menaxherëve. Në ndonjë situatë më komplekse stafi i burimeve njerëzore ka prirje që ta marrë anën e menaxherit në shumicën e kohës, e sidomos ta mbaj anën e kompanisë. Madje, për ta mbajtur kompaninë larg nga çështjet ligjore, i mbulojnë të drejtat e punonjësve.

Objektiviteti dhe drejtësia

Punonjësit nganjëherë besojnë që anëtarët e burimeve njerëzore nuk janë të drejtë. Ata vazhdojnë që ta bëjnë punën dhe të fitojnë pagë më të lartë apo avancim të radhës. Kjo, i mban ata larg nga njohja më mirë e punonjësve të një kompanie. Madje, sipas tyre burimet njerëzore funksionojnë vetëm për të raportuar, por jo edhe për të zgjidhur ndonjë problem.

Politikat e zyrës

Në shumicën e kohës, nga disa punonjës ekipi i burimeve njerëzore shihet se ata janë në kërkim favoreve nga udhëheqësit.

Punonjësit nuk e kuptojnë rolin e burimeve njerëzore

Përderisa këto arsyeje ekzistojnë në çdo organizatë, është e vështirë për ta fituar besimin e punonjësve, kur ata kanë krijuar opinion negative për burimet njerëzore. Edhe nëse punonjësit bëhen pjesë e një kompanie të re, kur stafi i burimeve njerëzore është i kujdesshëm dhe i aftë dhe punon për punonjësit e tyre, përvojat e këqija mund ta ç’ngjyrosin atë që ata bëjnë.

Fatkeqësisht, nganjëherë këto nuk janë vetëm mendime të disa punonjësve, sepse departamentet jo të duhura të burimeve njerëzore janë ende rreth e rrotull. Por, ka gjithashtu edhe departamente të shkëlqyeshme. /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2026 - KosovaJob LLC