SEO (Search engine optimization) është një proces që e përmirëson praninë dhe hedhjen në pah të një faqeje interneti në faqet e rezultateve të motorit të kërkimit. Ekspertët e kësaj fushe e përdorin këtë proces për të sjellë më shumë trafik në internet për një faqe, e kësisoj edhe të ardhura më të mëdha për kompaninë. Pra nëse ju pëlqen, marketingu dhe zgjidhja e problemeve, atëherë është koha ta mendoni këtë si karrierë për ju.
Çfarë bëjnë SEO ekspertët?
Specialistët e SEO e dijnë se si të krijojnë përmbajtje dhe të ndryshojnë strukturën e ueb-faqes për ta rritur trafikun organik nga motorët e kërkimit. Kjo fushë ndryshon vazhdimisht, sepse gjatë gjithë kohës janë në hulumtimin dhe provimin e praktikave të reja për të arritur rezultate më të mira. Disa nga detyrat kryesore të tyre janë:
Si të bëhesh SEO ekspert?
Mendoni për ndonjë program certifikimi
Ka shkolla, kompani dhe organizata të cilat ofrojnë certifikim në SEO, marketing dhe analitikë. Çertifikime të tjera të tilla si Associate Certified Analytics Professional (aCAP) dhe Certifikimi i Arritjeve Profesionale në Shkencat e të Dhënave janë kredenciale të të gjithë industrisë.
Kuptoni parimet për SEO
Jini të gatshëm t’i hulumtoni dhe studioni vetë parimet e SEOs për t’i zgjeruar njohuritë e përgjithshme për industrinë! Mësoni gjithashtu shprehitë e përdoruesve dhe çfarë përmbajtjesh janë të pritur të kërkojnë.
Mësoni se si funksionojnë motorët e kërkimit
Janë tri veprime përmes të cilave duhet të hulumtoni.
Specializohuni
Pasi t’i keni mësuar tekinat e SEO merrni parasysh të specializoheni në një faktor, shembull kërkimi i fjalëve kyçe, ose kryerja e SEO për një indsutri të caktuar.
Mësohuni t’i përdorni programet analitike
Mësohuni t’i analizoni të dhënat e SEOs duke i përdorur mjetet e njohura për këtë industri dhe programet analitike!
Merrni pjesë në zhvillim profesional
Duke qenë se praktikat e kësaj fusheje ndryshojnë nga dita në ditë, një mundësi e mirë për të qenë gjatë gjithë kohës të informuar është të lexoni shpesh për SEO, të dëgjoni podcaste për industrinë ose edhe të merrni pjesë në konferenca dhe webinare.
Lidhuni me ekspertë të tjerë
Bëhuni pjesë e grupeve të ekpertëve në rrjete sociale, krijoni një rrjet me specialistë të tjerë për të dhënë këshilla, për të diskutuar dhe për të gjetur mundësi pune.
Aftësitë e SEO ekspertëve