Cilët janë personalitetet më të vështira për tu përballur me ta në punë?

26 Maj '23

Cilët janë personalitetet më të vështira për tu përballur me ta në punë?
	 	 

Stefan Falk është konsulent lidershipi që studion psikologjinë e vendit të punës. Për më shumë se 30 vjet, ai ka ndihmuar mijëra individë të lundrojnë në marrëdhënie të vështira. Sipas tij një nga llojet më të vështira të personalitetit për t'u përballur janë njerëzit shumë të pasigurt.

Këta janë njerëzit që gjejnë rehati në mjedise të qëndrueshme dhe të parashikueshme. Ata preferojnë sigurinë dhe i shmangin ndryshimet. Por ndryshimi është një domosdoshmëri për sukses.

Falk thotë se është dëshimtarë që shumë ekipe dhe organizata kanë dështuar për shkak të një personi shumë të pasigurt që qëndron në rrugë. Hapi i parë për të parandaluar që gjërat të përkeqësohen është të dini se si t'i identifikoni ato.

A po punoni me një person të pasigurt, si t’i identifikoni ata?

Këtu janë shtatë gjërat që njerëzit shumë të pasigurt thonë kur ndjejnë se ndryshimi po vjen:

  1. “Nuk kam kohë për këtë. Prioritetet e mia të tjera janë më të rëndësishme.” Kjo është një nga fjalitë që përdorin personat e pasigurt. Dhe nuk është se nuk kanë kohë të mjaftueshme; është se ata nuk dinë ta menaxhojnë atë në mënyrë efektive. Dhe ata rrallë kanë ndonjë strategji të qëllimshme ose të ndërgjegjshme se si t'i japin përparësi detyrave të tyre.
  2. "E kam provuar tashmë këtë [ose diçka të ngjashme], por nuk funksionoi." Edhe ky pretendim është shpesh një gënjeshtër e plotë. Njerëzit e pasigurt nuk provojnë gjëra të reja dhe nuk kanë guxim të eksperimentojnë.
  3. "Kjo është vetëm një mënyrë tjetër që menaxhmenti të shkurtojë vendet e punës”. Njerëzit shumë të pasigurt që nuk besojnë se vlerësohen dhe çmohen në punë mund të bëhen paranojakë. Ata mund të dyshojnë se dikush, më së shpeshti ata në udhëheqje po përpiqen t’i gjejnë në pozita të pafavorshme për t’i kritikuar apo larguar.
  4. “Kjo është një ide jo e menduar mirë. Gjithçka funksionon mirë ashtu siç është.” Kur një person është shumë i pasigurt ka një reagim të fortë dhe shpërfillës ndaj një nisme të re, mund të jetë një shenjë se ata e kuptojnë se do të duhet të bëjnë më shumë përpjekje në punën e tyre dhe ndihen të kërcënuar nga kjo.
  5. "Kjo mund të funksionojë për të tjerët, por nuk është për mua." Njerëzit e pasigurt mendojnë se sa unikë janë dhe sa të veçanta janë kushtet rreth punës së tyre.
  6. “A nuk mund të mendojmë për diçka tjetër? Unë nuk e ndjej këtë.”- Kjo është zakonisht një përpjekje për të ngecur dhe për të shmangur plotësisht çdo ndryshim apo përmirësim të vërtetë. Mënyra alternative që sugjeron personi i pasigurt është zakonisht pak a shumë një vazhdim i së njëjtës sjellje.
  7. “Është e qartë se kujtdo që i ka ardhur me këtë ide nuk është në dijeni për kompleksitetin e punës sime.”- Nëse një person pretendon se ajo që bën është shumë e vështirë dhe nuk mund të kuptohet nga dikush tjetër, kjo do të thotë vetëm se ai në fakt nuk e kupton plotësisht atë që bën. Ose mund të shmangin të qenit transparent sepse kanë diçka për të fshehur.

Si të trajtoni një person shumë të pasigurt

Gjëja më e rëndësishme që mund të bëni është të zhvilloni një ndjenjë dhembshurie për kolegët tuaj të pasigurt. Të kesh mendime të errëta dhe negative për ta nuk do t'ju çojë askund. Gjeni një ekuilibër midis të qenit mbështetës dhe ushtrimit të dashurisë së ashpër. Ruajeni një ndjenje pozitiviteti dhe gjakftohtësie, por mos tregoni se ju vjen keq për ta. Njerëzit e pasigurt shpesh reagojnë pa menduar apo kuptuar më thellë se për si po reagojnë. Nëse ata marrin vetëm një përgjigje ngushëlluese nga ju, kjo mund t'i bëjë ata të besojnë se kanë të drejtë të kenë frikë ose reagojnë, dhe të mos marrin në pyetje pse.

Mos pranoni justifikime. Kjo vetëm do ta bëjë më të lehtë për ta që të qëndrojnë të mbërthyer në rrugët e tyre. Në vend të kësaj, ndiqni këtë mantrën: "Një justifikim është një pretendim dhe një pretendim duhet të provohet se është i vërtetë”. Bëni pyetje për të hapur dëshirën e tyre për të argumentar dhe bëjini të identifikojnë se çfarë është në të vërtetë e vërtetë në këtë moment. Kjo metodë mund t'i ndihmojë ata të kuptojnë se justifikimet e tyre mund të qëndrojnë në rrugën e asaj që mund të arrijnë nëse përballen me frikën e tyre./ AkademiPune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2026 - KosovaJob LLC