Festat zyrtare që llogariten si ditë pushimi nga puna kanë shpesh origjinë në ngjarje historike, fetare, kulturore apo sociale, dhe shërbejnë si momente kur njerëzit ndërpresin detyrat e tyre normale dhe e fokusojnë kohën e tyre festuar, reflektuar, apo për të bërë aktivitete të tjera që i bëjnë të ndihem mirë.
Në Kosovë janë rreth 11 ditë pushim që llogariten festa zyrtare. Për Vitin e Ri llogariten dy ditë pushim që janë 1 dhe 2 janar. Data 7 janar po ashtu ka qenë ditë pushimi në shënim të Krishtlindjeve ortodokse. Në Kosovë, festat zyrtare pushimore mund të ndryshojnë ose të shtohen me kalimin e kohës. Disa nga festat kryesore që janë pjesë e kalendarëve pushimore janë:
Dita e Pavarësisë: E festuar më 17 shkurt, kjo është një nga festat kryesore në Kosovë që shënon shpalljen e Pavarësisë më 17 shkurt 2008. !7 shkurt është ditën e shtunë, por që pushimi për këtë festë bartet më 19 shkurt.
Pashkët Katolike: Pashkët Katolike janë më 31 mars që është ditë e diel kurse ditë pushimi shënohet 1 prill që është ditë e hënë.
Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës: Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Kushtetuta e Kosovës u ratifikua më 9 prill 2008 andaj kjo datë është ditë pushimi.
Bajrami i madh: Festa e Fiter Bajramit festohet më 10 prill dhe është ditë e mërkurë.
Dita Ndërkombëtare e Punës: 1 Maji që shënohet si Dita Ndërkombëtare e Punës më 01 maj i bie ditë e mërkurë dhe është në listën e festave zyrtare në Republikën e Kosovës.
Pashkët Ortodokse: Ato festohen më 5 maj ditë e diel, kurse dita e pushimit bartet të hënën më 6 maj.
Dita e Evropës: 9 maj shënohet si Dita e Evropës dhe është data kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si BE ose Bashkimi Evropian. Kjo datë i bie ditë e enjte.
Bajrami i Vogël: Dita e parë e Kurban Bajramit festohet më 16 qershor që është ditë e diel dhe dita e pushimit zhvendoset ditën e hënë më 17 qershor.
Krishtlindjet Katolike: Ato festohen më 25 dhjetor në fund të vitit dhe i bie dita e mërkurë.
Shënim: Data e festave zyrtare (bajrami/pashkët) mund të ndryshojnë sipas kalendarit hënor. Ne rast se do te këtë ndryshime do te viheni ne dijeni me një njoftim te dytë. / AkademiPune