Cila është përgatitja e duhur për intervistat e paplanifikuara?

14 Prill '21

Cila është përgatitja e duhur për intervistat e paplanifikuara?
	 	 

Të njohura ndryshe edhe si intervistat e hapura, këto intervista për punësim kompanitë i përdorin për të pranuar aplikime të punës gjatë një kohe të caktuar, në të cilën mund të marrin pjesë të gjithë ata aplikues që janë të interesuar. Kompania i mbanë intervistat aty për aty, në vend që t’i caktojnë ato për secilin kandidat veç e veç, për një kohë tjetër.

Këto intervista janë pothuajse më sfidueset, për shkak se numri i aplikantëve zakonisht është shumë i madh dhe të gjithë intervistohen për të njëjtën pozitë. Cila është ana e mirë e saj? Pjesa dërrmuese e e atyre që janë përzgjedhur nga rekruterët njoftohen aty se janë të punësuar, ndërsa të tjerët varësisht sesi e kanë treguar veten njoftohen per intervistën e dytë, ose njoftohen se cilat pjesë i penalizuan për t’u punësuar.

Intervistat e rastësishme mbahen për punësim sezonal ose nga ndonjë kompani e cila po kërkon t’i plotësojë shumë pozita në të njëjtën kohë. Për shembull, kompania mund të njoftojë, që do të mbahen intervista të hapura që prej orës 9:00 të mëngjesit e deri në orë 17:00 të pasditës. Duke qenë se në shumicën e rasteve nuk kërkohen dokumente për të aplikuar numri i të interesuarve është më i madh, e kështu edhe i kandidatëve të denjë për pozitat e kërkuara.

A duhet të ndryshojë veshja dhe sjellja?

Edhe pse shumica e intervistave të tilla bëhen më shumë për ndonjë projekt nga shtëpia ose për pozita sezonale, është gjithmonë më mirë që të keni veshje profesionale, sepse do të leni përshtypje më të mirë.

Disa kompani kërkojnë nga aplikantët që t’i plotësojnë aplikimet pë punë gjatë takimit me intervistuesin. Merrni me vete një listë me të gjitha informacionet e nevojshme që ju duhen për ta plotësuar aplikacionin! Po ashtu edhe disa kopje shtesë të CV-së apo listën e referencave! (gjithmonë nëse e keni planifikuar të shkoni në atë intervistë ditën kur e keni parë njoftimin, dhe jo nëse po e provoni fatin kalimthi).

Përgatituni për pyetjet

Kur synoni që të merni pjesë në indervistat e “dyerve të hapura”, përgatituni të përgjigjeni në pyetjet rreth historisë së punësimit, arsimimit, përfshirë edhe pyetjet në lidhje me atë pozitë.

Nëse kompania po punëson punonjës për pozita të ndryshme, duhet të jeni të vetëdijshëm se për cilën keni shkuar që të intervistoheni. Sigurisht që do të pyeteni se për cilën pozitë jeni i interesuar.

Jini të gatshëm të prisni

Më e mira është të shkoni disa minuta përpara se të bëhet hapja për intervista, në këtë mënyrë nuk do të keni nevoje që të prisni më vonë. Por duhet ta keni parasysh që në raste të tilla numri i aplikanëve është i madh dhe meqenëse, nuk ka një orar të caktuar për secilin, radha do të jetë e gjatë, dhe juve do t’ju duhet të prisni.

Këshillë: Nëse përfundon koha dhe ju nuk jeni intervistuar, mund të kërkoni të ktheheni ndonjë ditë tjetër, ose të komunikoni në ndonjë mënyrë. /Akademi Pune

 

 

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2026 - KosovaJob LLC