A e dini se cilat janë pyetjet më të shpeshta që bëhen në intervistat e punës për administratorë?

18 Qershor '21

A e dini se cilat janë pyetjet më të shpeshta që bëhen në intervistat e punës për administratorë?
	 	 

Rolet administrative janë ndër punët më të kërkuara që kërkohen nga të gjitha llojet e biznesve dhe sektorëve. Puna e tyre e palodhshme është e nevojshme në çdo kompani. Janë aftësitë e tyre organizative dhe interpersonale që i bëjnë gjërat, që të bëhen në mënyrë të shtruar dhe më të mirë të mundshme.

E nëse jeni në këtë fushë apo jeni të interesuar që të bëheni pjesë e saj, është mirë që të përgatiteni përpara se të shkoni në intervistën e punës. Çelësi për të shkuar intervista mirë, në mënyrë që edhe përgjigjet t’i jepni ashtu si duhet, është të hulumtoni dhe të mbledhni njohuri rreth kompanisë dhe industrisë për të cilën do të intervistoheni.

A jeni gati që përveç që të jeni pjesë e një kompanie, ta zhvillosh punën që gjithmonë keni dëshiruar? Akademi Pune iu ndihmon që ta arrini këtë.

Çfarë përvoje keni?

Kjo është një pyetje klasike, por është një mundësi e jashtëzakonshme për t’i treguar njohuritë! Shpejgoni punët që i keni bërë më herët dhe çfarë keni mësuar nga secila prej tyre! Nëse jeni të rinjë në këtë drejtim, tregoni aftësitë që i keni e që përshtaten për punën.

Cilat aftësi kompjuterike i keni?

Në një pozitë kaq komunikative siç është administrata, është thelbësore që të jeni në hap me disa nga programet më të fundit, madje edhe në rrjete sociale. Sigurohuni që t’i tregoni njohurite që keni në Microsoft office, e po ashtu përfshini ndonjë përvojë që keni pasur me ndonjë softuer më të avancuar!

A jeni gati për një numër të madh telefonatash?

Disa hulumtime rreth sistemit të telefonave që kompania i përdorë, do t’ju ndihmojnë që të përgjigjeni në këtë pyetje. Bëni një listë të sisitemit të telefonave me të cilët keni punuar më herët dhe aftësitë që keni fituar nga përdorimi i tyre! T’i mbani telefonatat në pritje, organizimi i konferencave të thirrjeve, marrja e mesazheve dhe menaxhimi i mesazheve zanore, të gjitha këto numërohen. Në ndërkohë tregoni edhe ndonjë përvojë sfiduese të cilën e keni menaxhuar me qetësi, kjo tregon që mund të punoni në qetësi.

Përshkruani një kohë kur keni triumfuar gjatë ndonjë sfide

Për këtë kërkesë mund të jepni çdo lloj rasti, që nga një bashkëveprim negativ me dikë, e deri te menaxhimi i një ekipe të madhe gjatë një periudhe të ngarkuar të vitit. Në bazë të kësaj punëdhënësi potencial dëshiron që ta dijë se sa të aftë jeni, që t’i merni në dorë disa situata, si dhe sa krijues jeni në zgjidhjen e problemeve.

Si punoni me ekipën tuaj? A keni ndonjë përvojë në udhëheqje?

Administratorët janë ata me të cilët punonjësit e tjerë bashkëveprojnë gjatë gjithë kohës. Kështu që është thelbësore që t’u tregoni rekruterëve se sa të afërt jeni me të tjerët. Përmendni ndonjë përvojë të rëndësishme që keni punuar me ndonjë grup, pavarësisht nëse ai ka qenë edhe i vogël! /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2026 - KosovaJob LLC