5 udhëzime për të bërë një logo për tu mbajtur mend

28 Dhjetor '22

5 udhëzime për të bërë një logo për tu mbajtur mend
	 	 

Duhen vetëm pak sekonda për të krijuar një përshtypje për një biznes duke u bazuar në logon e tyre. Logoja e juaj është  shumë e rëndësishme, ajo do të shfaqet nëpër bilborde, produkte dhe përpara kompanisë suaj. Duke e pasur parasysh këtë, biznesi juaj duhet të përkushtohet që ta bëj një logo sa më të mirë.

Logoja është një simbol i asaj se kush jeni dhe çfarë bëni. Dizajni që krijoni duhet të tërheqë vëmendjen ndërsa në të njëjtën kohë duhet të jetë mjaft unik.

Nëse dëshironi një logo qe i mbijeton kohës, Akademi Pune ju përcjell disa faktor që janë tejet të rëndësishëm të përfshihen gjatë dizajnimit të logos.

  1. Historikun e kompanisë

Çdo kompani ka historinë e vetë, kështu që përpiquni të përfshini një informacion që e prezanton historinë e kompanisë suaj në dizajnimin e logos. McDonald's përfaqësohet nga harqe të arta, sepse ato ishin pjesë e arkitekturës së tyre origjinale. KFC përdor imazhin e kolonelit që përgatiti recetën e tyre të famshme. Ka shumë marka, brende të ndryshme që kanë një simbol të historikut të tyre të përfshirë në logo.

Edhe ju mund ta vendosni historikun e juaj në plan të parë duke e bërë pjesë të logos. Për shembull, një pronare furre buke mund të përdorë librin e recetave të gjyshes së saj - atë që e frymëzoi atë të hapte furrën. Secili mund ta përjetësoj një histori në logon e tij.

Mcdonalds

  1. Ngjyra

Ngjyra ka një ndikim të madh në mënyrën se si njerëzit e perceptojnë logon tuaj. Në fakt, ngjyrat e markës suaj mund të rrisin njohjen e markës deri në 80%.  Ngjyra ka fuqi të madhe ndikuese te konsumatorët, po ashtu mund të ngjallë shumë emocione.  

Përpara se të vendosni nuancat e ngjyrave me të cilat doni ta vishni logon tuaj, mendoni se si dëshironi t’i bëni njerëzit të ndihen në raport me ju. Nëse përfaqëson jë zyre ligjore duhet keni parasysh ngjyrën e cila iu bën të dukeni më serioz. E kuqja e ndezur nuk është zgjidhja më e mirë. Po nëse po bëni një logo për një kompani e cila merret me gjëra argëtuese apo një çerdhe për fëmijë atëherë nuk duhen të përdorni ngjyra si e hirta apo e bardha.

  1. Lexueshmëria e shkronjave

Nëse vendosni të përdorni tekst në logon tuaj atëherë madhësia e shkronjave që përdorni është shumë e rëndësishme. Për ta bërë më lehtë të lexueshme atëherë përdoni një font më të madh të shkronjave. Nëse përdorni shkronja me madhësi të vogël atëherë shumë prej atyre që e shohin do të kenë nevojë për një xham zmadhues për të kuptuar mesazhin që ju keni vendosur.

  1. Balanci dhe proporcioni

Fjala "ekuilibër" duhet të jetë mantra juaj e dizajnit të logos! Hulumtimet tregojnë se qenieve njerëzore u duket tërheqëse simetria sepse truri ynë dëshiron diçka që është mirë e strukturuar. Nëse dizajni juaj është proporcional, konsumatorët natyrisht do të tërhiqen nga ai.

Gjeni qendrën e dizajnit tuaj dhe më pas pasqyroni peshën në të dyja anët. Mendojeni si në formën e një fluture. Trupi është pika qendrore dhe krahët përdorni për ngjyra dhe forma që përkojnë me njëra-tjetrën.

  1. Përcjellni trendet

Një gjë duhet ta keni parasysh se momentin që bëni logon atëherë, ajo do të vendoset në bluza, filxhanë kafeje dhe kapele. Madje mund të bëhet virale në TikTok! Njerëzit do ta pëlqejnë logon tuaj aq shumë saqë shkon përtej reklamimit për t'u bërë një mënyrë jetese.

Për të arritur atë status të përhapjes, duhet të matni pulsin e asaj që është në trend. Netflix kur e vërejti që klientët e tyre po transmetonin nga telefonat dhe laptopët e tyre, vendosi ta ndryshoi logon në mënyrë që të dukej mirë në çdo pajisje. Megjithatë  ju nuk dëshironi të ndryshoni shumë shpesh logon tuaj. Kompania Tropicana ndryshoi logon e tyre në vitin  2009 dhe më pas vërejti një rënie të çmendur prej 20% në shitje. Klientët tuaj e duan qëndrueshmërinë.

Netflix

Cilat janë logot më të njohura?

10 logot më të njohura të të gjitha kohërave përfshijnë:

1) Coca-Cola

2) McDonald's

3) Nike

4) Starbucks

5) Apple

6) Disney

7) Amazon

8) Google

9) Netflix

10) Facebook

 

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2026 - KosovaJob LLC