A jeni në kohën kur po ju duket që të gjithë përreth jush janë duke bërë progres në jetën e tyre, por ju po e hani veten sepse, keni ngecur në karrierë, madje po ju duket që keni ngecur keq? Mbase thjesht po ju duket, mbase nuk keni ngecur. Për ta parë veten se ku me të vërtetë qëndroni, Akademi Pune, po i përmend 10 shenjat më të zakonshme që, tregojnë se me të vërtetë keni ngecur dhe nuk po bëni më përpara në karrierë.
Mërziteni në punë
Nëse gjithnjë ndiheni të mërzitur në punë, kjo ndodhë sepse nuk sfidoheni asnjëherë dhe puna juaj është shumë e njëtrajtshme. Puna që bëni është e përsëritur dhe nuk jua hedh në pah aftësitë dhe njohuritë që keni.
Fitim i palëvizshëm
Nuk keni marrë rritje të pagës për një kohë të gjatë. Ajo është e njëjtë për një ose dy vjet sepse, keni punuar në të njëjtën pozitë dhe i keni bërë detyrat e njëjta, gjatë gjithë kësaj kohe. Me shumë gjasë që ajo që sjellni nuk ka ndikim të drejtpërdrejt në përfitimet e kompanisë.
Mungesë e promovimit
Keni ende të njëjtin rol që prej kur keni filluar, madje edhe punonjësit që kanë ardhur pas teje janë promovuar e kjo ju bën që të ndiheni të zhvlerësuar.
Nuk mësoni më asgjë
Sigurisht që të gjithë punën që e keni për detyrë e keni mësuar siç është më së miri, por kjo punë nuk po ju jep më mundësi për të mësuar gjëra të reja. Prandaj, edhe nuk keni mundësi më që as të rriteni. Kjo bën që të mos jeni më burim i kompanisë. Nëse keni bërë kohë në një kompani, atëherë bëjani vetes këto pyetje:
Nëse në të gjitha këto pyetje përgjigja është “jo”, atëherë ju keni ngecuar në karrierë.
Mungesë e mundësive për t’u rritur
E ardhmja duket e zbehtë dhe rritja në karrierë nuk duket askund në horizont. Ju dyshoni shumë që një ditë mund të avancoheni, për shkak se e dini gjendjen aktuale financiare dhe strukturore të kompanisë. Nëse e pyesni veten se “Ku do të jem pas 3 ose 5 vjetëve?” dhe nuk keni asnjë përgjigje të qartë dhe mundësi për promovim, atëherë keni stagnuar në karrierë.
SI TA KAPËRCENI NGECJEN NË KARRIERË?
Të keni një qëllim të karrierës
Një nga arsyet që njerëzit nuk e vërejnë ngecjen në karrierë, në kohë të hershme është sepse nuk kanë qëllime të qarta. Nëse nuk keni përgjigje të qarta kur i bëni pyetje vetes për të ardhmen, ju thjesht nuk keni qëllime për karrierën tuaj. Vendosja e qëllimeve, ju ndihmon që ta vëzhgoni progresin tuaj.
Shihni për sfida të reja
Është e lehtë që të hiqni dorë, kur nuk keni më entuziazëm për punën gjithçka ju duket e pangjyrë. Në vend të kësaj, mund të shkoni te menaxheri juaj ose te udhëheqësi i projektit dhe të kërkoni sfida të reja. Mos kini frikë nga përgjiegjësië e reja, të cilat ju ndihmojnë që të rriteni për kah aftësitë! Do të çuditeni sa shumë do t’ju ndihmojë kjo që të rriteni por, edhe t’ju kthehet entuziazmi në punë.
Qëndroni të informuar
Mos lini që t’ju zbehen aftësitë që keni, por edhe qëndroni garues në industrinë tuaj. Identifikoni aftësitë tuaja dhe çani përpara! Njerëzit që nuk janë të gatshëm që të ndryshojnë në indutrinë e tyre e kanë të vështirë të mbijetojnë në profesionin e tyre.
Fitoni aftësi të reja
Mësimi i aftsive të reja është pjesë e zhvillimit personal efikas dhe pjesë thelbësore e rrietjes në karrierë. Mësimi i aftësive është e nevojshme që të qëndroni në krye sa herë që jeni në garë gjatë karrierës. Duhet të keni diçka ndryshe nga turma e që avancohet më shpejt.
Jepni
Shihni mundësi për të dhënë, brenda dhe jashtë vendit të punës. Zbardhni rrugët përmes të cilave mund të jepni për organizatën. Ndoshta mund ta ndihmoni kompaninë në organizimin e ngjarjeve, pse jo edhe në mentorimin e punonjësve të rinj. Kjo padyshim jo vetëm që ju bën që të bini në sytë e punëdhënsit, por edhe do t’jua farkëtoj aftësitë e udhëheqjes.
Rritni njohjet
Lidhje me njerëz të të njëjtit sektor, jua hapë dyert për mundësi më të mëdha. Kur njihni njerëz të industrisë suaj do të jeni gjithmonë në hap më risitë e reja, por edhe do të keni më shumë mundësi për të gjetur zgjidhje tëmira për karrierën tuaj. /Akademi Pune