5 këshilla si të mësoheni me refuzimet në shitje

31 Tetor '22

5 këshilla si të mësoheni me refuzimet në shitje
	 	 

Pjesa më e vështirë e fushës së shitjeve është bindja e të tjerëve. Dihet, nuk do të arrini gjithmonë t’i bindni të gjithë. Nganjëherë refuzimi ngjan më shumë me një ndeshje nga e cila nuk mund të mblidheni më. Sigurisht, ku mbeti e gjithë energjia e shpenzuar dhe mundi? Por si për gjithçka tjetër, jeta vazhdon, duhet të vazhdoni ta bëni punën përsëri.

Me gjasë që këtë ia keni thënë edhe vetes, por nuk e keni ditur se si, sepse çdo herë jeni dëshpëruar maksimalisht. Ja se si?

Mos e merrni personle

Në vend se të përqendroheni në refuzim, kujtoni se jo çdo ofertë në shitje u përshtatet të gjithve. Nëse një klientit i pëlqen shumë oferta, dikuj tjetër mos t’i duket e tmerrshme dhe kjo është plotësisht në rregull, pra nuk është faji juaj. Kjo nuk ka të bëjë as me paraqitjen tuaj, as të të dukurit, e as të prezantimit. Nganjëherë klienti thjesht nuk është në disponimin e duhur për t’i blerë shërbimet apo produktet tuaja.

Përdorni refuzimet

Është ndjenjë e rëndë ndjenja e refuzimit, por edhe këtu ekziston ana e mirë, sepse edhe atë mund ta përdorni në favorin tuaj. Në vend që të dorëzoheni bëjani vetes këto pyetje:

  • Pse me refuzoi klienti?
  • Pse të gjithë klientët e fundit ma refuzuan produktin/shërbimin tim?
  • Sa klientë u ankuan për çmimin?

Këto pyetje do t’ju ndihmojnë t’i gjeni ata faktorë të cilët po ndiojnë në shitje. Pastaj, përmes kësaj të merrni vendime më të mira për ta përmirësuar strategjinë tuaj, për t’i plotësuar nevojat e konsumatorëve. Kështu, nëse përqendroheni në anën e mirë, nuk do të dëshpëroheni nga ato që vijnë.

Ndani për të mësuar

Nuk jeni as i pari e as i fundit që po e bëni atë punë. Të gjithë punonjësit si ju, janë ballafaquar dhe ballafaqohen ende me problemet e njëjta. E nëse i ndani përvojat me kolegët, sidomos me ata të cilët kanë më shumë vjet që punojnë aty, atëherë ata mund t’ju japin zgjidhje më të mira për t’u përballur me situatat. Pra, kur ndahet barra, nuk do të lehtësoheni vetëm psiqikisht, por edhe do të gjeni zgjidhje.

Bëhu realist

Nëse e përgatisni veten që në fillim, që ndoshta do të refuzoheni, kjo ju ndihmon ta tejkaloni frikën. Është diçka e mirë të filloni duke menduar që do t’ia dilni me sukses, por kur pritni që përgjigjja e vetme do të jetë “po”, do t’ju thehet zemra.

Është vetëm një ditë e keqe

Edhe nëse i merrni 3 ose 4 refuzime një pas një, kjo nuk do të thotë që karriera juaj po e merr tatëpjetën. Kjo do të thotë që, thjesht klientët të cilët nuk kanë qenë në gjendje të blejnë, kanë qëlluar atë ditë të kenë kontakt me ju. E nesërmja mund të jetë shumë më e mirë, ku i dihet? Dhe mos harroni, një klient jo i gatshëm, mund të jetë gjithmonë i gatshëm herave të tjera! /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2026 - KosovaJob LLC