Të shkruarit e letrës motivuese për shumëkënd është e vështirë, prandaj persona të tillë ndihen të lehtësuar, nëse në një përshkrim të punës thuhet që dorëzimi i saj është opsional. Edhe pse kjo ua lehtëson procesin e aplikimit për punë, aplikantët nuk duhet të mendojnë në këtë mënyrë, sepse gjatë procesit të aplikimit duhet ta jepni më të mirën.
Bazuar në një gjetje të “ResumeGo”, vetëm 26 për qind e rekruterëve kanë deklaruar që do të zbrisin pikë për ata aplikantë të cilët nuk kanë dorëzuar letër motivuese, kur ajo ka qenë opsionale. Edhe pse mund të duket që pjesa tjetër është më e madhe, nuk do ta dini kurrë se më cilin grup të rekruterëve do të keni punë.
Për ta kuptuar se për çfarë arsye nuk duhet të hiqni dorë nga letra motivuese në asnjë aplikim, Akademi Pune më poshtë i tregon pesë prej tyre.
1. Tregon që po ju intereson ajo pozitë
Nëse keni dërguar letër motivuese derisa në përshkrimin e punës është përmendur se dërgimi i saj është në dorën e aplikantit, tregon që ju jeni të interesuar për atë punë. Një dokument më shumë do t’ju bëjë të shiheni ndryshe nga punëdhënësit.
2. Mund t’u tregoni punëdhënësve se jeni përshtatje e mirë për kompaninë
A ju ka ndodhur që të shihni një shpallje të punës dhe t’i thoni vetes që kjo është puna të cilën e dëshironi? Tashmë e keni mundësinë. Me anë të letrës motivuese mund t’u tregoni atyre përse keni vendosur që të aplikoni dhe përse jeni zgjedhja e duhur. Kjo bëhet duke i përshkruar aftësitë, përvojat, pasionet dhe qëllimet si dhe të jepni detaje rreth kualifikimet më të rëndësishme.
Përveç kësaj, përmes letrës motivuese mund të tregoni që i dini edhe qëllimet dhe vlerat e kompanisë. Në këtë mënyrë ata do ta kuptojnë që jeni kandidat/e serioz/e dhe e keni të qartë se çfarë dëshironi.
3. Nuk duhet ta anashkaloni ndonjë mundësi për t’i shfaqur aftësitë tuaja
Për t’i shkruar aftësitë e forta në CV nuk është e vështirë, por për aftësitë e buta po. Por çfarë nëse po aplikoni për një punë ku punëdhënësi është duke kërkuar punonjës, i cili është kombnimi i përkryer i “ëndërrimtarit” dhe ka vullnet të jashtëzakonshëm t’i bëj ëndërrat realitet? Pra, nuk mund të thoni që jeni “i vetë-motivuar” në CV ose të përpiqeni të jepni detaje, por këtë mund ta bëni në letër motivimi.
Në letra të tilla mund të tregoni shkurtimisht ndonjë shembull i cili ua argumenton këtë aftësi. Edhe nëse nuk po aplikoni për fusha të komunikimit, si në marketing, gazetarë apo redaktorë, një letër motivimi e shkruar mirë tregon që i keni edhe aftësitë e komunikimit. Kjo po kërkohet edhe nga punonjësit e fushave të tjera sepse në një formë apo tjetrën do të kenë komunikim me njerëz.
Mënyra sesi e shkruani letrën motivuese tregon aftësitë tjera të buta si kreativitetin, aftësitë bindëse, organizimin ose vëmendjen për detaje.
4. Mund t’i jepni jetë dhe personalitet aplikimit
Rekruterët shpesh janë në kërkim të një aplikuesi “më ndryshe” në mesin e gjithë atyre aplikimeve me kualifikime të ngjashme. Ata kërkojën për dikë i cili do t’i shtojë vlerë dhe personalitet ekipës. Kështu që të shfaqni personalitetin dhe disa të dhëna në prapavijën tuaj mund t’ju ndihmojë letra motivuese. Ajo ju bën të dalloheni!
5. Mund të sqaroheni në gjëra që krijojnë pyetje
Përveç të tjerave, letra motivuese e ka edhe një anë të mirë. Ajo është ideale për të sqaruar ndonjë situatë rreth punës nëse është e nevojshme. Nëse ka diçka në Cv se aplikacion për të cilën jeni të shqetësuar, sepse ato mund t’u krijojnë pyetje atyre që e lexojnë, mund ta përdorni letrën motivuese për t’i sqaruar ato.
Disa situata kur ëshët e nevojshme që t’i sqaroni:
Ndryshimet në karrierë
Pauza të gjata në punësim
Të kaluar jo lineare gjatë karrierës
Lidhje personale me një kompani ose referencat e punës
Përvoja dhe edukim jo shumë tradicional