A është koha për të lënë punën time? Kjo është një pyetje që të gjithë ia kemi parashtruar vetes në një moment të karrierës tonë. Shumica e njerëzve presin derisa të ndjejnë se duhet lënë punën ose organizatën e tyre, dhe kjo i vë ata në disavantazh. Mos merrni vendime të nxituara pa analizuar mirë situatën në të cilën ndodheni. Nëse nuk i shikoni mirë rrethanat para se të vendosni ta braktisni punën aktuale, ju mund edhe të dështoni duke e bër një hap të gabuar në karrierë.
Mos lejoni që një gjë e tillë të ndodhë me ju. Përkundrazi, duhet të jeni aktiv dhe shfrytëzoni mundësinë, të paktën një herë në vit, të vlerësoni vendin e punës dhe pozicionin që keni, së bashku me arritjet tuaja personale.
1. Mos e merrni vendimin shpejtë
Mos e merrni vendimin për ta lënë punën vetëm nëse keni pasur një ditë të mërzitshme në punë. Mos ndërmerrni veprime të pamenduara që do të prishin raportet tuaja me punëdhënësin tuaj aktual ose njerëzit me të cilët punoni.
Duhet ta dini se bashkëpuntorët tuaj aktual janë referencë e juaja për punët e ardhshme dhe këta njerëz do t'i vlerësojnë, respektojnë dhe mbajnë mend daljet e pjekura dhe profesionale nga puna, si dhe ato jo profesionale.
2. Performanca e kompanisë nuk është aq e mirë
Mendoni se kompania në të cilën punoni po fundoset ose është në drejtim të gabuar. Kjo nuk është koha e duhur për të dhënë dorëheqjen. Deri atëherë jepni kontributin tuaj dhe ndihmoni ekipin dhe punëdhënësin tuaj përderisa ende keni një punë. Kësisoj, ju ndërtoni marrëdhënie, përvojë dhe referencë të mirë për intervistat e ardhshme të punës.
3. Pas një dështimi
Jeni duke menduar largimin pasi që projekti që ishit pjesë e tij dështoi. Për punëdhënësit e ardhshëm, një dorëheqje përballë dështimit do të duket sikur të jeni larguar nga puna pasi mund të keni qenë personi përgjegjës për atë dështim.
Në vend se ta mendoni largimin bëni gjënë e duhur. Kthejuni punës, qëndroni përpara sfidës, merrni kritikat, mos u dorzoni lehtë dhe përqendrohuni që t’i ktheheni punës edhe me më shumë përkushtim. Marrja e përgjegjësisë në vend se ta drejtoni gishtin në drejtim të tjerëve në momente kritike tregon karakterin tuaj të një udhëheqësi.
4. Mos nxitoni pa pasur ofertën tjetër
Tregu i punës pëson ndërrime të ndryshme dhe aplikimet për një vend të mirë pune janë tejet të mëdha. Prandaj, pa pasur ndonjë ofertë tjetër mos merrni vendime që mund të jenë të dëmshme për ju. Kur nuk keni punë, fuqia juaj e negociatave është shumë më e ulët dhe kërkimi i punës bëhet emocionalisht sfidues.
5. Nuk keni kursime të mjaftueshme
Kursimet janë të domosdoshme për realizimin e planeve që keni në të ardhmen. Nëse nuk keni mjaftueshëm para të kursyera për t'ju mbajtur deri sa të gjeni një punë të re, patjetër që duhet të mendoni dy herë para se të hiqni dorë nga puna e tanishme që keni./AkademiPune