10 profesione për persona që e dashurojnë ushqimin

16 Janar '21

10 profesione për persona që e dashurojnë ushqimin
	 	 

Ka shumë persona të cilët e duan ushqimin. Ky pasion i bën ata që çdo kohë të lirë ta kalojnë duke përgatitur. Ngjyrat dhe shijet e ndryshme janë ato që i tërheqin, duke i plotësuar shpesh edhe emocionalisht. Mirëpo, po sikur kjo përmbushje të mos jetë vetëm e brendshme? A e keni menduar ndonjëherë që këtë pasion ta shfrytëzoni edhe për fitime materiale dhe ta ktheni në punë?
Shef
Profesioni i shefit të kuzhinës është një punë e rëndësishme në industrinë ushqimore, pasi që në fund të fundit nuk mund të kemi ushqim pa dikënd, i cili e bën atë. Shefat e kuzhinës punojnë kudo, nga darkat natën vonë deri te restorantet e klasit të lartë, duke përzier përbërës për të krijuar vakte të shijshme për klientët.
Furrtar
Përqëndroni dashurinë tuaj për ëmbëlsirat dhe gjërat e tjera të pjekura në profesion si furrëtar. Kjo punë përfshinë përzierjen dhe pjekjen e brumërave, sipas recetave për të bërë një larmi bukësh, ëmbëlsirash dhe ushqimesh të shijshme. Këto ushqime përveç që mund të shiten në ndonjë dyqan të veçantë, mund të transportohen edhe në dyqane të tjera, apo edhe restorante.
Nutricionist
Nëse jeni më shumë në anën e shërbimit të ushqimit, të qenit një nutricionist i regjistruar mund të jetë rruga për ju. Në mënyrë tipike nutricionist vlerëson nevojat shëndetësore të pacientëve dhe klientëve dhe dietën; këshillojnë pacientët për çështje ushqyese dhe zakone të shëndetshme të të ngrënit dhe të zhvillojnë plane vakti, duke marrë parasysh si koston ashtu edhe preferencat e klientëve.
Testues i akullores
Ndoshta nuk keni dëgjuar më parë, por mund ta shpenzoni jetën edhe duke shijuar akullore. Ky profesion përfshinë marrjen e mostrave ditore dhe kërkohet të vlersojë cilësinë e secilës shije në bazë të strukturës, ngjyrës, erës, pamjes dhe faktorëve të tjerë të shijes. Në shtete të ndryshme. Provuesit më të mirë të akullores, mund të fitojnë deri në 100 mijë dollarë në vit.
Kimist i aromave
Kimistët e aromave përdorin vajëra esencialë, vajëra aromatikë dhe ekstrakte botanike për të rikrijuar dhe intensifikuar aromat nga natyra, ose për të krijuar aroma krejtësisht të reja. Ata vazhdojnë ta futin këtë në ushqime të përpunuara për t'i bërë ato të bëhen të shijshme.
Fotograf i ushqimit
Fotografët profesionistë të ushqimit punojnë së bashku me stilistët e ushqimit për të krijuar imazhe të tyre për t'u përdorur në reklama, meny libra gatimi dhe materiale të tjera. Një sy krijues dhe sy "me shije", ndihmon në rregullimin e ushqimit që të duken më të shijshme dhe tërheqës.
Kritik - gazetar i ushqimit
Pasionin dhe njohuritë tuaja të ushqimit mund t'i kombinoni për të krijuar artikuj dhe komente që u ndihmojnë të tjerëve të dinë gjithçka rreth ushqimit. Nga cilësia e ushqimit, te cilësia e ushqimit e deri te llojet e dekorit dhe nivelet e shërbimimeve.
Drejtor i hotelierisë
Kjo pozitë përfshinë menaxhimin e përvojave edhe të ngrenies, por edhe të përvojave për ngjarjet e ndryshme. Posedimi i këtyre aftësive ju jep mundësinë që të menaxhoni diçka më të madhe, si psh, ndonjë restaurant apo hotel të njohur për cilësinë e shërbimeve.
Pronari i kamionit ushqimor
Shërbimi i ushqimeve në rrugë, për shumë kënd tingëllon një punë e ëndrrave. Me një brez të ri të adhuruesve të ushqimit në rrugë, që po rreshtohen te kamionët e ushqimit dhe karrocat e ushqimit si kurrë më parë, kjo është puna e përkryer për dikë që pëlqen një aventurë të vogël me ushqimin e tyre.
Stilist ushqimi
Prezantimi është kryesor për sa i përket ushqimit (thjesht mendoni se si duam që ushqimi ynë të jetë i denjë për të gjitha kohërat Instagram). Si stilist i ushqimit do të punoni ngushtë me kuzhinierët, redaktorët dhe fotografët për t'i bërë artikujt e ushqimit të duken"me shije". Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2026 - KosovaJob LLC