Si do përgjieni kur në një intervistë pune, pyeteni nga intervistuesit se cili ka qenë shefi më i mirë dhe më i keq në punët e kaluara? Në pothuajse në të gjitha rastet ju mund ta keni një përgjigje të qartë, madje nganjëherë mund të jeni i gatshëm të thoni gjithçka të keqe që ju vjen në kokë për njërin nga punëdhënësit, por mundohuni ta mbani përgjigjen sa më pozitive!
Me këtë pyetje intervistuesi po përpiqet që ta kuptojë nëse jeni kandidat që peshon fajin, apo të mbanë inat. Ata kërkojë që në staf të ketë pjesëtarë, të cilët përmirësohen, të përgjegjshëm ndaj kërkesave të menaxhmentit, por të japin përgjegjësi edhe për produktivitetin e tye. Ata gjithashtu, dëshirojnë që ta përcaktojnë nëse përshtateni me kompaninë.
Edhe në rast se në të kaluarën jeni përballur me një shef, i cili ka qenë i tmerrshëm në të gjitha kuptimet mos e thuaj! Intervistuesit nuk duan që të dëgjojnë përgjigje negative. Nëse ndodhë kjo, ata do ta pyesnin veten se çfarë do të thonit ju për atë organizatë sikur të pushoheshit nga puna. Fokusohuni në atë se si ja keni arritur t’i menaxhoni situatat edhe kur ato kanë qenë jashtëzakonisht të vështira!
Si në çdo pyetje tjetër edhe në këtë lloj pyetje është mirë që të përqëndroheni në aftësitë për përkojnë me atë punë. Për shembull, në rast se po intervistoheni në një pozitë për shërbime ndaj klientit, tregoni se si një punëdhënës ju ka dhënë disa këshilla shumë të vlefshme që do t’ju hyjnë në punë në këtë pozitë!
Cilat janë përgjigjet më të mira? (shembuj)
Kam mësuar nga secili shef që kam pasur. Nga shefi i mirë, çfarë të bëj, ndërsa nga shefi sfidues çfarë të mos bëj.
Në karrierën time të hershme, kam pasur një mentor, që më ka mësuar gjëra të shkëlqyeshme dhe ende vazhdojmë të kemi kontakte të këtij lloji. Sinqerisht, kam mësuar nga secili punëdhënës që kam pasur.
Shefi më i mirë që kam pasur, më ka dhënë më shumë përgjegjësi, kështu që kjo më ka ndihmuar që të kem progres në karrierë. Kam pasur edhe shefa të tjerë më stil veprimi praktik, por e veçoj të parin.
Shefja më e mirë ka qenë një grua që më ka mësuar rëndësinë e qasjes së mirë ndaj klinetëve. Ajo ishte në gjendje t’i tregonte klientëve se çfarë aksesorësh do t’u shkonin atyre me një veshje, por pa i bërë të ndihen të detyruar. Kjo më mësoi mua aftësitë e mira të shitjes.
Kam mësuar shumë gjëra rreth orgizatave nga shefi i kaluar. Kam qenë gjithmonë person i organizuar, por kam mësuar edhe shumë mënyra të organizimit dhe mobilizimit të stafit, e cila ishte diçka shumë e vlefshme në përmirësimin e aftësive të mia menaxhuese.
Shefi më i keq ishte dikush në fillimet e mia, sepse nuk fliste aspak në lidhje me paraqitjen time. Pas kësaj u hodha në veprim për ta përmirësuar dhe nxitur komunikimin me të. I sigurova disa raporte javore të cilat nuk ishin mjaft të dëshirueshme, pas kësaj ai më dha disa reagime dhe kritika konstruktive dhe arrita të kuptoja se ku gjendesha.
Shefja më e pëlqyer ishte një komunikuese e zonja. Ajo arriti të më bënte ta shihja si dikush që më frymëzonte, duke më mësuar se si ta “komandoja” audiencën dhe të jem një prezantuese shumë efektive.
Përgatituni për pyetje përcjellëse
Kjo pyetje mund të sjellë edhe të tjera të këtij lloji. Bëhuni gati edhe për pyetje të tjera në lidhje me punët e mëparshme që keni pasur! Intervistuesi mund t’ju pyes cili pozicion ishte më i dashuri dhe më pak i pëlqyeri dhe për çfarë arsye.
Kur diskutoni në lidhje me pozicionet më të pëlqyera, sigurohuni që ato të përputhen me punën në të cilën po intervostoheni! Ndërsa, kur flisni për pozicionin që nuk ju ka pëlqyer, bëni kujdes që të mos përmendni ato të cilat lidhen me punën ku keni aplikuar! Kjo do t’u prishte punë, në vend se t’ju ndihmonte. /Akademi Pune