Shumica prej nesh presin me padurim verën, ditët më të ngrohta dhe më të gjata pasi që në këto ditë kemi mundësi të dalim jashtë dhe të bëjmë gjërat që duam. Derisa jeni duke punuar brenda zyrës, ju vazhdimisht ndjeni dëshirën për të shijuar diellin. Madje disa kanë vështirësi të përqendrohen gjatë muajve të verës, jo vetëm për shkak të dëshirës për të bërë diçka tjetër, por vapa mund t'ju pengojë!
Pavarësisht nëse jeni duke punuar ose në shtëpi ose në kërkim të një pune të re, këtu janë disa gjëra që mund të bëni për të shfrytëzuar sa më shumë verën dhe për të qenë produktiv në punë!
Jepni vetes një pushim
Mënyra më e mirë për t'u përqendruar gjatë verës është t'i jepni vetes atë që dëshironi. Nëse dëshironi të jeni jashtë, atëherë kohën e drekës shfrytëzojë në ambient të hapur ose planifikoni ndonjë aktivitet të tillë përgjatë verës. Nëse shfrytëzoni mjaft kohë në ambient jashtë zyrës gjatë kohës suaj të lirë atëherë ju do ndiheni më të motivuar edhe për të punuar përgjatë orarit të punës. Shfrytëzoni pushimet tuaja përgjatë verës, jepini vetes kohë për t'u freskuar, veçanërisht nëse nuk ia dilni aq mirë në vapë dhe pasi të keni mbaruar, kthehuni në punë dhe prisni një mbrëmje të bukur.
Provoni dhe dilni jashtë
Disa për shkak të natyrës së punës mund ta kenë fatin të kalojnë më shumë kohë jashtë, por nëse puna juaj lidhet me një ambient të mbyllur atëherë të qenit i ngecur brenda gjatë gjithë ditës mund të zbres motivimin tuaj. Ajo që rekomandohet është që të largoheni pak nga hapësira juaj e punës dhe të dilni jashtë, kjo mund të ketë një efekt të madh në produktivitetin tuaj gjatë ditës së punës. Këto ndryshime të vogla mund t'ju japin mundësinë të shijoni pak më shpesh motin e mirë dhe t'ju ndalojnë të ndiheni sikur po i humbisni ditët e verës.
Nëse jeni duke punuar nga shtëpia, mund të zgjidhni edhe të punoni jashtë në ballkon. Nëse keni një kopsht ose hapësirë të jashtme, atëherë shfrytëzojeni këtë ambient për të punuar në të pasi që aty mund të merrni ajër të pastër dhe kjo mund të jetë pikërisht ajo që ju nevojitet.
Ndryshoni rutinën tuaj të drekës
Kur bëni diçka ndryshe çdo ditë në pushimin e drekës ka gjasa që kjo mund t'ju bëjë të ndiheni pak më të rigjallëruar. Pse të mos e merrni një libër me vete dhe gjatë kohë së pauzës ta lexoni jashtë. Po ashtu nëse keni mundësi provoni të ecni ose të vraponi gjatë pushimit të drekës – çdo gjë që ju largon nga hapësira juaj e punës dhe për të marrë ajër të pastër jashtë. Dhënia e orëve të caktuara të drekës mund t'ju ndihmojë të ndryshoni pak rutinën. Me shpresën që kjo mund të ndikojë që ju të jeni më të motivuar për punën që jeni duke e bërë në zyre.
Ndrysho mënyrën e udhëtimit (nëse mundesh)
Ky mund të mos jetë një opsion për të gjithë, përvecse për ata që jetojnë shumë larg nga puna. Megjithatë, nëse e keni mundësinë, pse të mos provoni një ecje ose lëvizje me biçikletë në mëngjes? Jo vetëm që është e mirë për shëndetin tuaj, por mund të shijoni motin para dhe pas punës. Ndoshta ia vlen ta provoni këtë dhe të shihni se si ju ndryshon humorin.
Menaxhoni mirë kohën tuaj
Disa prej jush mund të kenë mundësinë të punojnë me orar fleksibil dhe këtë mund ta shfrytëzoni shumë mirë përgjatë ditëve të verës. Nëse është e mundur, mund të dëshironi të filloni dhe të përfundoni punën një orë më herët, duke ju dhënë pak kohë shtesë në mbrëmje. Puna fleksibile ju lejon që ta planifikoni më mirë jetën tuaj. Puna fleksibile mund të ketë përfitime të mëdha për njerëzit që e përdorin atë në avantazhin e tyre. Ju gjithashtu mund të provoni të zgjoheni një orë ose më herët në mëngjes. Në vend që ta kaloni kohën e mëngjesit duke nxituar dhe duke u përpjekur t'i kryeni gjërat, shpenzojeni duke bërë diçka që ju pëlqen.
Provoni të lexoni ose të bëni ushtrime në mëngjes në vend që të bëni më vonë gjatë ditës. Kështu mund të keni më shumë energji gjatë gjithë ditës. Sigurohuni që po përfitoni sa më shumë nga të gjitha ditët tuaja dhe po shijoni vërtet muajt e verës.
Planifikoni diçka!
Pavarësisht nëse po planifikoni një festë ose thjesht një mbrëmje me miqtë, të kesh diçka për të pritur gjithashtu mund t'ju bëjë më të motivuar për të përfunduar punën tuaj. Të punosh në një zyrë ose në një hapësirë pune të brendshme, nuk do të thotë se do të humbasësh ditët e verës. pushimin vjetor gjatë kësaj kohe dhe nëse mundeni shkoni dhe eksploroni ndonjë vend të ri. Një pushim veror ka të ngjarë t'ju bëjë të të ndiheni të rifreskuar dhe të keni më shumë energji për të punuar kur ktheheni.
Planifikimi i mirë i ditëve të javës do t'ju bëjë të ndiheni shumë më mirë për të punuar edhe gjatë verës. Planifikimi para kohe dhe sigurimi që keni plane për pas orarit të punës mund t'ju ndihmojë vërtet të ndiheni sikur po e shfrytëzoni sa më shumë. Mundohuni të dilni sa më shumë që të jetë e mundur dhe përpiquni të shijoni kohën tuaj larg punës dhe kohën tuaj./AkademiPune